Si ta ndërtoni besimin në një lidhje?

0
203

besimiShtylla kryesore që e mban një lidhje romantike, është besimi. Po të mos keni besim te njëri-tjetri, herët ose vonë, lidhja juaj do të mbarojë

 

Flisni për të ardhmen!

Nëse vërtet dëshironi që partneri t’ju besojë plotësisht, ju duhet të flisni për të ardhmen tuaj me të. Gjithnjë kur flisni për planet e së ardhmes, sigurohuni që ta përfshini edhe atë. Madje sugjeroni diçka dhe kërkoni ndihmë apo këshilla nga partneri për ato plane. Nëse e sheh se ju vërtet mendoni ta keni një lidhje afatgjatë, partneri do t’ju besojë edhe më shumë.

 

Bëhuni person i përgjegjshëm!

Nëse partneri juaj e di se mund të mbështetet te ju për çfarëdo që ka nevojë ai, kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në marrëdhënien tuaj. Gjërat e vogla të cilat ai jua kërkon mund të jenë më të rëndësishmet dhe nëse ju nuk i kryeni ato porosi, mund ta lini një përshtypje si person i papërgjegjshëm dhe i papërshtatshëm për një jetë të përbashkët.

 

Bëhuni i sinqertë!

Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar një besim të ndërsjellë në një lidhje. Ju duhet ta keni një mirëkuptim ndërmjet veti dhe t’i besoni njëri-tjetrit vërtet, por kjo nuk mund të arrihet nëse ju nuk e dëshmoni sinqeritetin tuaj më parë. Shprehni edhe kritikat, nëse i keni në mendje, nëse nuk pajtoheni për diçka duhet të flisni për këtë.

 

Pranojini ndryshimet!

Është koha që ju t’i pranoni ndryshimet ndërmjet jush dhe të mos lejoni që ato t’ju ndajnë. Ju duhet të jeni në gjendje ta pranoni partnerin tuaj plotësisht, në mënyrë që ai të ketë besim te ju dhe të hapet lirshëm, pa u frikësuar nëse ju do të mendoni pozitivisht apo jo.

 

 

 

 10 pyetjet që na bëjnë të skuqemi

 

1-Përse burrat nuk kanë nevojë për parapërgatitje?

Tashmë shumë studime shkencore kanë treguar atë që të gjithë burrat dhe gratë e dinë nga eksperienca: Tek ai dëshira rritet shumë shpejt, ndërsa eksitimi femëror rritet në mënyrë të ëmbël dhe graduale. Veç kësaj, burrat ndihen më meshkuj nëse “nuk humbin kohë” me puthje dhe përkëdhelje (e në fakt thuajse 50 për qind e grave ankohen për këtë).

2-Përse asaj i pëlqen më shumë të qëndrojë sipër?

Sepse kështu mund të provojë ndjesi më të thella. Në këtë pozicion gruaja ndihet më e lirshme për të pasuar ritmet dhe ndjesitë e saj. Avantazhe shumë të çmuara për atë që ka një partner mbipeshë apo për atë që vuan nga ankthi: Disa gra, në fakt, në të ashtuquajturin pozicion të misionarit (ai sipër dhe ajo poshtë), ndiejnë t’u merret fryma.

3-Përse disa burra nuk arrijnë fare të përmbahen?

Nëse ai nuk arrin ta mbajë orgazmën, në përgjithësi do të thotë se ndihet psikologjikisht nën trysni (shpesh është një fakt i pavetëdijshëm, të cilin nuk e percepton plotësisht) dhe kjo shkakton një tension në bacin, zona plevike ngurtësohet dhe bëhet e paaftë për të mbajtur ejakulacionin. Për këtë arsye, kura në rastet e ejakulacionit të parakohshëm konsiston në ndihmën që duhet dhënë për të gjetur një qetësi emotive.

4-Përse ai nuk ka qejf të përdorë prezervativin?

Sepse mund të pengojë kalimin natyral nga parapërgatitjet në depërtim. Nëse ai duhet të ndalet, të hapë kutinë dhe të vendosë profilaktikun, eksitimi mund të ulet. Dhe duke u ndjerë në siklet, mund ta ketë të vështirë të rifillojë nga e para. Veç kësaj është edhe paragjykimi që e konsideron prezervativin një pengesë për ndjeshmërinë e penisit.

5-Përse disa burra kur bëjnë dashuri eksitohen duke thënë fjalë të ndyra?

Për disa burra, thënia e fjalëve të ndyra ka një efekt çlirues. Është njësoj sikur thyerja e skemave të sjelljes së mirë, t’i ndihmojë të jepen. Disa të tjerë provojnë një kënaqësi për të ndaluarën, e ngjashme me atë të fëmijëve dhe kjo e shton dëshirën e tyre. Dhe nuk është e thënë, siç mund të mendohet, se grave nuk u pëlqen aspak kjo sjellje. Disa gra, nëse shahen arrijnë më kollaj të largojnë nga vetja bllokimin dhe turpin.

6-Përse pas orgazmës burri ka nevojë për shumë kohë për t’u rikarikuar?

Sepse orgazma e tij më shumë se ekstazës femërore i ngjan një shkarkimi të mirëfilltë. Dhe menjëherë niveli i testosteronit (hormoni mashkullor që ndikon dëshirën seksuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet. Që të rikthehet dëshira për të bërë dashuri, një burri i duhet një periudhë pushimi nga dhjetë minuta tek të rinjtë deri në 48 orë tek më të vjetrit.

7-Përse “më pas” ai fle gjumë?

50 për qind e grave thonë se partneri pas dashurisë është indiferent ndaj përkëdheljeve. Ai fle gjumë menjëherë ose fillon të lexojë gazetën, të shohë TV apo të hajë. Ka një shpjegim dhe këtë na e japin shkencëtarët. Pas orgazmës, ai hyn në një fazë relaksi. Kjo për shkak të endorfinave, të ashtuquajturat substanca të mirëqenies që organizmi ynë prodhon edhe pas një ore aktiviteti fizik dhe që kanë një efekt të lehtë shtensionues.

8-Përse burrave u pëlqen të shikojnë?

E dini që meshkujt e vegjël të shimpanzeve shikojnë amplekset e të rriturve dhe i riprodhojnë duke luajtur dhe se femrat e disa kafshëve i kanë gjenitalet e ngjyrosura për të tërhequr vështrimin e meshkujve? Syri ka shumë rëndësi në takimin seksual dhe dëshira, sidomos tek meshkujt, është e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo është theksuar me evolucionin: U pakësua stimuli nga feromonet, aroma që trupi nxjerr si joshje seksuale. Gruaja, për të joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh një minifund.

9-Përse në krevat shumë gra kanë qejf që t’u flitet?

Sepse, në përgjithësi, gratë duan më shumë komunikimin sesa veprimin e mirëfilltë. Një karakteristikë që, natyrisht, shfaqet edhe në seks. Një hapje e mirë me partnerin, para, gjatë dhe pas raportit seksual, i bën të ndihen të futura në një lidhje të pasur, të plotë dhe shumë më tepër përfshirëse sesa një “takim seksi” i thjeshtë. Dhe është edhe një kënaqësi më e madhe fizike.

10-Përse shumë burrave u duket eksituese të shohin dy gra që bëjnë dashuri?

Dëshira e shumë burrave për të parë gra që përkëdhelen nuk lind vetëm nga pasioni mashkullor për imazhet erotike. Në fakt, është fjala për një “variant” njëkohësisht eksitues dha pak kanosës. Shpesh ai, në këtë fantazi, nuk është i trembur nga ballafaqimi me burra të tjerë. Dhe mund të përfytyrojë të futet në lojë si protagonist i vetëm e i padiskutueshëm.

Marrë nga “The Time”

((http://seksologjia.blogspot.com)

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency