• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Eros & Psikologji

Psikologji/ Biznes Ndryshim, ndryshim, ndryshim. A na nevojitet me të vërtetë?

4 July, 2013
in Eros & Psikologji
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

biznesHistoria e marketingut plotësohet me ndryshime të vazhdueshme. Tregjet vazhdimisht ndryshojnë. Për të mbijetuar, duhet të lëvizësh me tregun. Ndryshimi është faktori i vetëm i sigurt. Gjithçka ndryshon: klientët plaken ose zhvillojnë shije të reja, arrijnë vlera të reja, sigurojnë të ardhura të ndryshme dhe ju krijohen nevoja të reja, ndërkohë që shfaqen edhe konkurrentë të rinj. Gjithashtu, ndryshojnë ligjet dhe rregullat, ndërsa teknologjia herë pas here shkakton tërmete. Asgjë nuk mbetet e njëjtë. Bota dhe marketingu po ndryshojnë. Dhe do të vazhdojnë të ndryshojnë.

Fitimtarët e sotëm mund të jenë të humburit e së nesërmes. Thuhet se “suksesi është pezullimi i përkohshëm i dështimit”. E gjeni dot sa për qind e 500 kompanive më të suksesshme të botës në vitin 1957 sipas Fortune 500 vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot?

LexoEdhe

10 arsyet pse duhet të përqafoheni

Gruaja shet virgjërinë për 250 mijë euro! Arsyeja do ju habisë

Këto janë vendet ku femrat ‘vdesin’ t’i prekësh

Vetëm 33 për qind ose një e treta e kompanive më të suksesshme të vitit 1957, vazhdojnë të mbijetojnë edhe sot. Suksesi zgjat pak. Nuk ka kohë të flesh mbi dafina. Në mesin e viteve ‘80, gjatë euforisë më të madhe mbi marketingun, libri më i shitur Në kërkim të më së mirës, rendiste 46 kompani shumë të suksesshme. Sa prej këtyre 46 kompanive të mëdha të viteve ‘80 kanë mbijetuar deri sot? Përgjigje: 6. Le të shkojmë më tej dhe të shohim fundin e mijëvjeçarit (viti 2000), kur, sipas Gartner Group, nga 95-98 për qind e kompanive të internetit do të falimentonin. Sot, mund ta shihni edhe vetë se sa prej tyre janë në rënie. Jo vetëm kompanitë online, por edhe biznese shumë të qëndrueshme janë duke mbetur prapa, për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të tregjeve. Vetëm në SHBA, gjatë vitit 2001, një numër i frikshëm prej 250 kompanish publike, me vlerë prej 250 miliardë dollarësh, deklaruan falimentimin e tyre.

Suksesi i vazhdueshëm kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe kundërpërgjigje ndaj

ndryshimit të rrethanave, madje përpara se ky ndryshim të ndodhë. Shpejtësia e

ndryshimeve u rrit ndjeshëm pas hyrjes në skenë të televizionit, gjatë viteve ‘50. Sot,

kompjuterët, satelitët, shërbimet kabllore, multimedia dhe realiteti i rrjeteve virtuale së

bashku me internetin po i ndryshojnë tregjet; po ndryshojnë mënyrat si ne i blejmë Fortune 500 – klasifikim i përvitshëm i kompanive dhe organizatave më të pasura në botë, që realizohet nga Fortune Magazine në SHBA (shën. i përkth.). Kompani online – kompani që ofrojnë shërbime ose produkte nëpërmjet internetit. (Shën. i përkth.) dhe si i shesim produktet dhe shërbimet që na duhen, si dhe mënyra si komunikojmë, si i blejmë dhe si i paguajmë markat e së nesërmes. Gjithçka është në ndryshim. Mjafton të shohim oxygen baret e Tokios dhe daljen e kompjuterëve, që funksionojnë si një tru njerëzor. S’ka kaluar shumë kohë që kur fituesit e Eurovizionit visheshin me fustane të gjata dhe kur familjet kishin nga dy prindër. Dikur, Gjermania ishte e ndarë në dy pjesë, komunizmi kontrollonte një pjesë të mirë të Evropës, ndërsa Kina i kishte mbyllur dyert e saj për Perëndimin. Sot, gjithçka ka ndryshuar. Bota e sotme ka

krijuar bazat e saj të pushtetit. Më shumë se gjysma (51 për qind) e grupeve më të

mëdha ekonomike botërore janë kompani private, ndërkohë që vetëm 49 për qind e

tyre janë shtetërore. Pra, marketuesit janë përherë vigjilentë ndaj ndryshimeve dhe u kundërpërgjigjen atyre. Ata vëzhgojnë ndryshimet afatgjata dhe drejtimet e ardhshme që mund të

ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi tregjet e tyre. Marketuesit e

sotëm duhet të jenë vëzhgues të vëmendshëm të ndryshimeve. Ndryshimet na

rrethojnë ngado. Dikur, rreth vitit 500 para Krishtit, ja si është shprehur filozofi grek

Herakliti për ndryshimin: “Nuk hidhen dot dy hapa të njëpasnjëshëm në të njëjtin

lumë, pasi ujëra të freskëta rrjedhin pa pushim midis tyre”. Ndryshimet vijnë pa u ndier dhe lënë shumë gjëra nga pas “Nëse shkalla e ndryshimeve brenda një kompanie është më e ulët se sa shkalla e ndryshimeve jashtë saj, atëherë fundi është afër”.

Xhek Uelsh, ish-kryeadministrator i “General Electric” (Nga libri “120 pyetje”, botimet “Max”)

ShareTweetPin
Previous Post

Fëmijët e vegjël janë egoistë, edhe pse e dinë

Next Post

Autoriteti i Atit Kafka zemërthyer, një letër për babain

linda

linda

Next Post

Autoriteti i Atit Kafka zemërthyer, një letër për babain

Lajmet e fundit

Aktualitet

“Nuk ka ndodhur në 30 vite!” Djegia e mandateve, Fevziu: Ka vetëm dy rrugë!!!

by redaktori
19 February, 2019
0

Është një vendim i paparashikueshëm, është një situatë shumë e rëndë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur në 30 vite....

Read more

Fakt! Deklarata e Ambasadës Amerikane është përgatitur nga zyrtarët që janë kundër Trump

19 February, 2019

Qytetarja ‘kryqëzon’ Ramën: Ditmirin veç prej emrit s’mundesh me e hek! ‘Pse t’u dhimbs kërpudha?’

19 February, 2019

Dhuna që (s) ishte

19 February, 2019

Lefterit… Kokës!

19 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -