Pezullohet me një muaj Breçani Më sulmuan eksponentë socialistë

0
126

bercaniElton Qyno

 

Vendimi nga Hysni Burgaj për thyerje të etikës. Postoi thirrje kundër Ramës në Facebook

Ekspertë kibernetikë hetojnë postimin. Dyshime se dikush ka hyrë pa autorizim në faqen personale

 

Ka mjaftuar vetëm një thirrje kundër Edi Ramës, e publikuar në Facebook nga nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, dhe ky i fundit të pezullohet për një muaj nga detyra. Vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili pasi është njohur me situatën ka vendosur të pezullojë Breçanin, duke e motivuar vendimin, si një shkelje të etikës profesionale së efektivit të policisë, nga ana e Erzen Breçanit. Katër ditë më parë zv.drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Erzen Breçani, në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për të rrëzuar Ramën nga pushteti, të cilin ai e cilëson një Enver të dytë dhe Hitler. Në këtë postim, Breçani shkruante se nëse do të nevojitej do të përdorej dhe dhuna me qëllimin e vetëm që mos u lejohej shqiptarëve që në krye të vendit të vinte një Enver i dytë. Aktualisht çështja është marrë në hetim nga ekspertët e krimit kibernetik, pasi që ditën e parë të publikimit të lajmit Breçani ka hedhur poshtë mundësinë e publikimit të tij të thirrjeve kundër Kryeministrit të ardhshëm Edi Rama. Breçani ka sqaruar se Fecebook i tij është sulmuar nga persona të paautorizuar, duke shkruar statusin, për të cilin edhe u pezullua nga detyra. Kjo është hera e dytë që nëndrejtori i policisë Breçani pezullohet, pasi gati dy muaj më parë u pezullua për disa ditë, për shkak se u akuzua nga një gazetar për ushtrim dhune.

Breçani: Më sulmuan

Pas pezullimit nga detyra, zv.drejtori i policisë së Tiranës në një reagim të tij për mediat ka mohuar të jetë ai autori i mesazhit në Facebook, duke theksuar se mirëpret pezullimin e tij nga detyra deri në sqarimin e ngjarjes. “Kam 20 vite në Policinë e Shtetit dhe kam kryer detyrën duke respektuar ligjin. Sulmet ndaj meje kanë qenë gjithmonë të qëllimshme nga eksponentë të Partisë Socialiste. Nuk do të largohem nga Policia e Shtetit dhe do jem në krye të detyrës, duke respektuar ligjin dhe në shërbim të komunitetit”, – tha Breçani. Ai ka theksuar se nuk ka asgjë personale me kryesocialistin Rama dhe se ai mbetet në shërbim të komunitetit dhe të çdo force politike. “Kam komunikuar në telefon me liderin e PS-së. Nuk kam asgjë personale me të. Çdo lider dhe çdo kryetar partie e ka pasur numrin tim. Unë jam në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të çdo force politike”, – u shpreh Breçani. Breçani sqaroi se statusi në profilin e tij në Facebook po hetohet nga sektori i krimit kompjuterik dhe shumë shpejt do të mësohet e vërteta për të. Herë pas here, Breçani ka pasur konflikte me deputetin Sajmir Tahiri, ndërsa konfliktin e fundit e pati me deputetin e PS-së Fatmir Xhafa, i cili i pohoi ditën e 24 qershorit se Breçanit i kishte mbaruar koha. Ndërkohë, pas publikimit të lajmit i pari që ka reaguan ka qenë deputeti Sajmir Tahiri, i cili ka kërkuar menjëherë shkarkimin e Erzen Breçanit nga detyra.

Postimi në Facebook

Në një postim të publikuar në faqen personale në rrjetin social Facebook, Breçani ka shfaqur publikisht mbështetjen e tij për krah Kryeministrit Sali Berisha. Erzen Breçani i kërkon këtij të fundit që të vazhdojë të qëndrojë me demokratët dhe t’i prijë ata drejt fitoreve të tjera me qëllim rrëzimin e “Enverit të dytë”, siç e çuan ai Kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. Zv.drejtori sqaron se pikërisht ishin ata që rrëzuan në vitin 1991 diktatorin, sërish do të jenë ata dhe rinia e sotme ata që do të rrëzojnë sërish pinjollët e komunizmit, me qëllim që të mos lejojnë këtë “Hitler” të gjunjëzojë shqiptarët. “Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë, ne që dikur studentë të ‘91 shembëm diktaturën enveriste do gjejmë forcë dhe optimizëm do të ngrihemi të tërë së bashku me rinin që të mos e lemë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”. Ky postim është bërë fill disa ditë pasi Erzen Breçani është konfliktuar me disa deputetë të Partisë Socialiste.

 

 

Gjykata, “OK” divorcit mes Dakos

dhe moderatorit të njohur Dudushi

Ndahet Alban Dudushi, vendimi: Duhet të paguajë 150 mijë lekë në muaj për vajzën e vogël

Gjykata e Tiranës divorcon moderatorin e njohur Alban Dudushi nga gruaja e tij, Nigda Dako. Vendimi i gjyqtares Luveda Dradha është marrë në 25 qershor dhe palët në proces kanë rënë dakord të respektojnë njëri-tjetrin me qëllim takimin e vazhdueshëm nga ana e babait të vajzës së tij Joel. Ndërkohë, gjatë procesit gjyqësor gjykata çmoi se Alban Dudushi i detyrohet ish-gruas një pagesë prej 150 mijë lekë të vjetra, me qëllim që kjo shumë të shërbejë për ushqimin, veshmbathjen dhe edukimin e vajzës së mitur, që për momentin vazhdon shkollën në klasën e tretë. Alban Dudushi dhe Nigda Dako se pas lidhjes së martesës, sipas shpjegimeve të palëve në seancën e pajtimit dhe në seancë gjyqësore, fillimisht marrëdhënia midis tyre ka funksionuar mirë, por më pas bashkëshortët janë distancuar nga njëri tjetri. Midis tyre nuk kanë ekzistuar mosmarrëveshje në kuptimin e mirëfilltë, por marrëdhënia midis tyre e ka humbur afeksionin gradualisht. Ndodhur në këto kushte të dy bashkëshortë jetojnë të veçuar nga njëri-tjetri, që prej muajit janar të vitit 2006.

Kujdestaria e vajzës

Lidhur me pasojat e zgjidhjes së martesës në raport me fëmijën Joel Dudushi në projektmarrëveshje kërkuesit kanë përcaktuar lënien për rritje dhe edukim të vajzës së tyre nënës së saj, të drejtën e takimit me prindin tjetër, kërkuesin Alban Dudushi, si dhe detyrimin ushqimor të prindit që nuk i janë lënë fëmijët për rritje dhe edukim. Ndërsa për sa i përket marrëdhënieve pasurore bashkëshortët, kanë deklaruar në projekt-marrëveshje se gjatë martesës nuk kanë fituar në asnjë nga mënyrat e parashikuara nga ligji pasuri të paluajtshme të regjistruar në emrin e bashkëshortëve Alban Dudushi dhe Nigda Dako.

Bashkëjetesa

Prej kohësh lidhja mes Dudushit dhe Dakos ka pasur probleme dhe se asnjëherë çifti nuk është bashkuar, megjithëse nga martesa e tyre ka lindur edhe një vajzë. Kohët e fundit, Dudushi është parë në krah të një femre tjetër, e cila, sipas kalkulimeve të mediave rozë, është punonjëse pranë emisionit të tij “Top Show”. Bieta Sulo është punonjësja e emisionit dhe se njohja mes tyre ka qenë pikërisht gjatë punës në emision. Ndërkohë, për sa i përket martesës me aktoren Nigda Dako, ceremonia është zhvilluar në vitin 2005, atëherë kur vajza e çiftit ka mbushur moshën 1 vjeç. Pas kësaj martese gjithçka në marrëdhënien e çiftit është krisur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency