Arkitektura pa konkurs, vetëm me pikët e maturës Ndryshojnë hyrjet për 2 degët më të kërkuara, Urbanistikën dhe Arkitekturën

0
245

pa konkursFormulari A2 do të plotësohet pas marrjes së notave të provimeve me zgjedhje

 

Universiteti Politeknik i Tiranës është duke testuar një formë të re për pranimin e studentëve në degën e Arkitekturës dhe Urbanistikës. Aspekti i parë që do të ndryshojë ka të bëjë me pranimet në këto degë. Nëse një vit më parë për të studiuar për arkitekturë apo urbanistik duhet të plotësoje 2 kritere, pikët e maturës dhe konkursin, këtë vit ky i fundit nuk do të funksionojë më. Vendimi është marrë nga senati i Universitetit Politeknik dhe tashmë është në dorën të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, nëse do të miratohet apo jo. Burime të gazetës bëjnë me dije se ministri do të japë “OK” për këtë nismë e cila do të jetë risi në sistemin e arsimit shqiptarë, pasi dega nuk do të quhet e fituar por studentët do të jenë në testim për 1 vit rresht. “Pranimet në arkitekturë për vitin akademik 2013-2014 të bëhen pa konkurs, të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore, dhe mbi bazën e disa kritereve. Ti jepet mundësia studentit që ai që do të futet në degën e arkitekturës dhe urbanistikës, të ketë mundësi që të vlerësohet për një vit të tërë, të testohet për të gjitha lëndët që do të zhvillojë viti i parë për degën e arkitekturës dhe pastaj nga 250 kuota që ne kemi kërkuar për këtë vit 200 persona do të kenë të drejtë të vazhdojnë vitin tjetër në arkitekturë apo urbanistikë”- përmendi në një prononcim, Jorgaq Kaçani, rektor i Universitetit Politeknik.

Risia

Nëse studentët e vitit të parë nuk do të mund të marrin dot provimet e vitit të parë nuk do të vazhdojnë më të njëjtën degë por do të transferohen në degë të tjera. “50 për qind që nuk do të plotësojnë kriteret për tu pranuar në arkitekturë, është menduar të hapim një degë, është ngarkuar departamenti, një degë Bachelor për dizenjim, që të shkojnë studentë. Nga ana tjetër, studentë që nuk do arrijnë, tu krijohet mundësia të transferojnë studimet në degë të tjera të universitetit Politeknik të Tiranës”, – theksoi Kaçani. Duhet theksuar se për të studiuar në degën e arkitekturës ishte një problem më vete, kjo falë kushteve të rrepta që aplikonte Unversiteti Politeknin. Me ndryshimin e formulës pritet që shumë maturantë të përfitojnë një nga degët më të kërkuara në vend por nga ana tjetër rrezikojnë që këtë degë ta vazhdojnë vetëm për 1 vit. Konkurset në degën e Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvilloheshin për tre ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve. Numri i kandidatëve që konkurruan një vit më parë ka qenë shumë i lartë dhe i njëjti konkurrim pritet të zhvillohet edhe këtë vit por sipas modelit meritë-preferencë.

Zgjedhja e degëve

Ministria e Arsimit bën me dije se formulari A2 ku maturantët do të kenë mundësi të zgjedhin 10 preferencat e tyre do të plotësohet pas marrjes se notave të provimeve me zgjedhje. Në këtë mënyrë maturantët do të jenë më të qartë për nivelin e pikëve si dhe do të zgjedhin ato degë të cilat mund ti arrijnë. Formulari A2 do të plotësohet online ashtu si A1-shi. Pas datës 15 korrik formulari do të jetë gati dhe 50 mijë kandidatët do të konkurrojnë për një vend në shkollën e lartë. Qeveria për vitin akademik 2013-2014 ka miratuar rreth 30 mijë kuota për kandidatët nga Shqipëria.

 

 

 

 

Rritet me vendim qeverie paga minimale, një hap drejt afrimit me vendet e rajonit

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, paga minimale në Shqipëri nga 1 korriku do të jetë 22 mijë lekë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar dhe ndryshimi i pagës minimale. Rritja e pagës minimale u bë dhe një vit më parë më 1 mijë lekë dhe ky trend tregon se Shqipëria në të ardhmen do ti largohet vendeve të fundit për pagën më të ulët në rajon. “Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 22 000 lekë”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Po kështu janë miratuar dhe rregullat mbi të cilat do të përfitohet paga minimale. “Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 127 lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë”, -thuhet në vendim.

Paga minimale në rajon

Kosovë           170 euro

Kroacia     371 euro
Serbia      166 euro
Rumania    161 euro
Mal i Zi      150 euro
Bullgaria    148 euro

Greqi       739,56 euro
Vendet me pagën minimale më të lartë

Luksemburg  1757 euro

Belgjikë     1498 euro

Irlandë      1499 euro

Holandë     1424 euro

Francë      1365 euro

Austri       1000 euro

 

 

Bie interesi i kredive në lekë

Interesat e kredive në lekë kanë pësuar një rënie të lehtë në muajt e parë të këtij viti duke reflektuar ndryshimet e politikes monetare qe ka miratuar Banka Qendrore. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin maj interesi mesatar i kredive të reja në lekë ishte 11.1%, nga 11.3% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, interesi mesatar i thjeshtë i kredive të reja të dhëna në pesë muajt e parë të këtij viti ishte 10.94%, nga 11.42% që ishte interesi mesatar në pesë muajt e parë të vitit 2012. Që nga marsi i vitit 2012, norma bazë është ulur me 0.75 pikë përqindje, ndërsa interesi mesatar i kredive në lekë ka rënë me afërsisht 0.5 pikë përqindje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency