Standard.al

Zviceranët shpikin macen robot

mace robotShkencëtarët zviceranë në Institutin e Teknologjisë në Universitetit Politeknik të Lozanës (EFPL) kanë shpikur një mace robot.Robotët mund të lëvizin në një shpejtësi prej pesë kilometra në orë dhe konsiderohet të jetë roboti më shpejt që është bërë ndonjëherë. Shkencëtarët thonë se elementi më interesant i këtij roboti  janë këmbët, të cilat janë të bazuara te macet që kanë të njëjtat përmasa. Auke Jan Ijspeert, drejtor i Institutit zviceran, tha se roboti është ende në fazë eksperimentale dhe se qëllimi i tyre përfundimtar është që të zhvillojë robotët e shpejtë dhe më të shkathët,  të cilët mund të ndihmojnë në tërheqjen e njerëzve  nga objektet dhe terrene të  pakalueshme.

Comments are closed.