Rikthimi në punë i vajzës së Becaj ministria rekus në Gjykatën e Lartë

0
168

Selvi Becaj

Vazhdon konflikti gjyqësor, stërhiqet ministria e Jashtme. Selvi Becaj fitoi në dy shkallët e gjyqësorit

 

Stërhiqet ministria e Jashtme për rrëzimin e kërkesës gjyqësore së Selvi Beçaj, vajzës së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Edhe pse kanë humbur në dy shkallët e gjyqësorit, zyrtarët e ministrisë kanë preferuar që çështjen civile mes tyre dhe Selvi Beçaj, që flet për rikthimin e kësaj të fundit në vendin e punës pranë misionit diplomatik në Vjenë, e kanë ankimuar në Gjykatën e Lartë. Çëshja civile mban nr. 11241 dhe se është rregjistruar në 21 qershor 2013, ku rekuris me sa mësohet është kryer nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në këtë këtë rekurs, ministria kërkon refuzimin e kërkesës së paditëses Selvi Beçaj për rikthimin në punë, dhe prishjen e dy vendimeve të gjykatës së shkallës së parë dhe asaj të Apelit në Tiranës. Aktualisht çështja sapo është rregjistruar, ndërkohë që pritet nëse kjo çështje do të pranohet në dhomë këshillimi ose jo, për futjen në gjykim të saj. Pak kohë më parë, Selvi Beçaj fitoi të drejtën e rikthimin në punë edhe nga gjykata e Apelit, e cila e konsideroi si të paligjshëm dhe të pa motivuar largimin e vajzës së Shpresa Beçaj, nga misioni diplomatik shqiptar që ndodhet në Vienë të Austrisë.

Largimi pas lindjes

Largimi nga puna i vajzës së ish-kryeqjyqtares Shpresa Becaj është bërë në periudhën, kur ajo ka qënë në lejën e lindjes, ose më saktë në periudhën e Lehonisë. Mësohet se një telefonatë e ambasadorit tonë në Vjenë, ka mbëritur në telefonin e saj, i cili i ka komunikuar largimin nga detyra pranë misionit shqiptar të OSBE-së, duke bërë që Selvi Becaj, të mbetej pa punë. Sipas saj, akti për lirimin nga detyra, është dhënë në kundërshtim me ligjin e rregullimin e pasojave që vijnë nga ky akt i kundërligjshëm. Nëpërmjet padisë Becaj, kërkonte kthimin në detyrën e sekretares së parë në Misionin e përhershëm të RSH pranë OSBE Vjenë si dhe pezullimin e zbatimit të urdhrit të mësipërm deri në përfundimin e gjykimit të çështjes. Sipas saj për largimin nga detyra nuk është dhënë asnjë motivacion për largimin nga detyra. Nisur nga kjo situatë Selvi Becaj ka arritur të fitojë dy shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, ndërkohë që tashmë çështja vazhdon të gjykohet në Gjykatën e Lartë.

Video Meta-Prifti

Emri i Selvi Becaj u bë e njohur nga biseda mes ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish-ministrit të Jashtëm të asaj kohe Ilir Meta në video përgjimin Meta- Prifti. Gjatë bashkëbisedimit, Ilir Meta, i tregon ish-ortakut të tij Dritan Prifti se në rast se çështja gjyqësore e nisur nga kompania “Vllezërit Tola” Sh.p.k do arrinte të shkonte në Gjykatën e Lartë, atëherë ai vetë do ndërhynte tek Shpresa Becaj. Sipas videos të transmetuar Meta tregon se me kryetaren e Gjykatës së Lartë i ka marëdhëniet shumë të mira, për shkak se i kishte punësuar vajzën në zyrën diplomatike në Vjenë. Kaq ka mjaftuar, që të nesërmen të reagojë kryegjyqtarja Shpresa Becaj e cila ka bërë me dije se vajza e saj nuk ishte punësuar si rezultat i favoreve, por ka ndjekur të gjitha procedurat që kërkon ligji, në rastet e punësimit në administratën shtetërore.

 

3 nota

Sipas Ministrisë gjatë harkut kohor të vitit 2011 në MPJ, janë drejtuar nga ana e Ambasadës së Austrisë në Tiranë tre nota zyrtare në adresë të Selvi Beçajt dhe se nga Ministria Federale e Çështjeve Evropiane është ngritur një padi, e cila po shqyrtohet pranë gjykatës së Vjenës, situata, të cilat motivojnë nxjerrjen e aktit të lirimit nga detyra lidhur edhe me natyrën e posaçme të shërbimit në një mision diplomatik.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency