Standard.al

Hiqet statuja e Kolombit në Buenes Aires

 

buenes aires

Është hequr statuja gjigante e Kristofor Kolombit që prej dhjetëra vitesh ishte e vendosur pas Casa Rosada, në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires. Autoritetet argjentinase theksojnë se statuja është hequr për restaurim. 15 punëtorë dhe 2 vinça janë dashur për uljen në tokë të monumentit. Komuniteti italian në Argjentinë prej kohësh proteston kundër zhvendosjes së kësaj statuje në një vend tjetër.

Comments are closed.