Turizmi bregdetar në Shqipëri, vendet dhe përfitimet

0
513

turizm8iSezoni veror ka hyrë, duke sjellë me vete mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët shohin për herë të parë mrekullitë e vendit tonë. Media të huaja këtë vit i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë turizmit shqiptar, duke shkruar artikuj për të. Përcaktimet nga më të ndryshmet janë publikuar nga faqet e huaja, duke dhënë informacione për relievin shqiptar, pozicionin, historinë, gjuhën, por nuk kanë munguar edhe çmimet që ofrohen nga operatorët turistikë, duke e radhitur Shqipërinë si një ndër vendet mëtë lira në botë, ku mund të kalosh pushime mahnitëse. Por në këtë drejtim edhe qeveria dhe minitria përkatëse kanë mundur që të realizojnë reklama dhe spote për vendin tonë në të gjitha gazetat ndërkombëtare dhe rrjetet televizive.Rritja e numrit të turistëve për vendin tonë do të thotë shumë, mirëqenie më e mirë, ekonomi në rritje, zhvillim. Pavarësisht mungesave që kanë zonat tona turistike, ato vazhdojnë të ngjallin kuriozitet dhe interes tek të huajt. Plazhet më të njohura në Shqipëri janëplazhi i Shëngjinit, Durrësit, Vlorës, Himarës, Dhërmiut, Sarandës.

 

Shëngjini

Një prej plazheve më të mira në Shqipëri është ai i Shëngjinit, i cili shquhet si një plazh i pastër. Pushues të ndryshëm, të cilët kanë kaluar pushimet atje, thonë se ai është një plazh për mrekulli. Era e detit, por edhe e pishave qëpërshkojnë tërë plazhin, gjallërojnë ambjentin. Pushues nga të gjitha anët vizitojnë plazhin ranor të Shëngjinit duke filluar nga Kosova, Maqedonia, Gjermania, Anglia, Italia etj. Plazhi menaxhohet nga Bashkia e Lezhës.

Durrësi

Durrësi ka një ndër plazhet më interesante dhe moderne ranore, ku çdokush preferon të shkojë për t’u relaksuar. Shumë pranë Tiranës është një zgjedhje e shpejtë dhe e leverdishme. Duket se kohët e fundit interesi ndaj Durrësit është rritur sidomos nga shqiptarët jashtë kufirit si kosovarët apo shqiptarët e Malit të Zi. Autostrada që lidh qytetin bregdetar me kryeqytetin bën që atje të shkohet mjaft lehtë, pavarësisht trafikut që me stinën e verës vjen e rëndohet, kryesisht nga dyndja e pushuesve dhe mbërritja e refugjatëve. Ajo çfarë të shtyn drejt pushimeve në Durrës, është edhe mundësia për të njohur historinë e këtij qyteti të lashtë. Në Periudhën Romake, atëherë njihej me emrin (Dyrrahu), ishte ndër qytetet detare me një fortifikim të fuqishëm. Me pozitë strategjike dhe skelë të klasit të parë ai ishte kreu i rrugës “Egnatia” që lidhte Romën me Kostandinopojën. Durrësi ofron një vijë të bollshme bregdetare me një numër të konsiderueshëm plazhesh, lokalesh e argëtimesh të pafund, deri në Kavajë, ku ndodhet një nga vendet më të pëlqyer për plazhin e të rinjve Shkëmbi i Kavajës. NëDurrës vazhdojnë të përbëjnë problem ujërat e zeza për pushuesit megjithëse janë marrë masa kundër këtij fenomeni.

 

Vlora

Vendi ku bashkohet bregteti i Adriatikut dhe Jonit përbën mbrekullin e plazhit të Vlorës. E frekuentuar nga shumë pushues për jetën e gjallë të natës, rërën enxehtë, relievin ethyer. Vlora është plazhi me fluksin më të madh të vizitorëve, jo vetëm të huaj, por edhe vendas. Nuk mund të shkosh në Vlorë pa gjetur atyfierakë, tiranas,maqedonas, kosovarë, malazezë që pushojnë në të.Ushqimi në bregdetin shkëmbor përbën një specialitet për vendin. Në ditët e nxehta të gushtit kalimi në këtë qytet thuajse është i pamundur, për shkak të fluksit të madh të makinave. Nëse dëshiron të pish një kafe mbasdite nëVlorë, duhet të bësh mirë llogaritë, pasi koha në trafik ështëe madhe.

Himara

Pjesë e rivierës shqiptare, me një reliev të thyer shkëmbor, përbën njëndër plazhet më ekzotike të vendit, duke afruar kështu mijëra pushues. E njohur për aktivitet sportiv, kjo zonë vizitohet nga mijëra parashutistëqë kërkojnë të sfidojnë natyrën. Çdo vit në këtë perlë shqiptare vijnë të huaj nga Austria, Gjermania, Zvicra, Itlia për të provuar hedhjen me parashutë drejt detit.

Dhërmiu

I njohur për ujin e ftohtë dhe transparent, renditet ndër zonat më të frekuentuara nga moshat e reja, që duan adrenalinë. Lokalet e ndërtuara nën shkëmbinjebëjnë plazhin në këtë zonë më intim dhe të veçantë. Në këtë zonë mungon jeta e natës, ndaj pushuesit këtu akomodohen vetëm nëpër shtëpitë e dhëna me qera nga banorët ose kalimtarët e rastit. Fshatrat si Borsh, Lukov, Bunec janë zonat më të njohura turistike, që numërojnë një numër të lartë vizitorësh gjatë sezonit veror.

Saranda

Ndodhet në jug të shqipërisë, e vlerësuar për pozicionin e saj gjeografik, në formë gjiri. Një nga zonat më të gjalla turistike, falë ishujve të Ksamilit, Syrit të Kaltër, ujërave të virgjra. Porti i Sarandës ka një rol kyç në zhvillimin eturizmit, lidhja me Korfuzin është mjaft e fortë. Mijëra pushues nga Korfuzi vizitojnë Sarandën çdo ditë.

 

 

Sheqeri, po aq i rrezikshëm sa duhani dhe akooli

Çdo vit në botë vdesin rreth 35 milionë njerëz nga pasojat e përdorimit të tepërt të sheqerit, i cili plotësisht mund të çrregullojë punën e metabolizmit, të hormoneve dhe të mëlçisë, tërheqin vëmendjen profesionistët. Edhe pse sasia e vogël e sheqerit nuk paraqet problem, sasitë më të mëdha të përdorimit çdo ditë të këtij “helmi” të ëmbël mbysin, ndërsa brenda vitit vdesin 35 milionë njerëz në gjithë botën, tregojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë. Dëshmohet se lëngjet e sheqerosura dhe ushqimi i ëmbël janë përgjegjëse për sëmundje, siç është trashësia, karcinoma, problemet me mëlçinë dhe me sëmundjet e zemrës. Sheqeri, jo vetëm që i trash njerëzit, në përgjithësi e çrregullon metabolizmin, “i nxjerr” hormonet nga ekuilibri, e rrit tensionin e gjakut dhe e dëmton mëlçinë. “Sheqeri është njësoj si alkooli dhe duhani, keqpërdoret lehtë dhe është i dëmshëm për shoqërinë – thotë autori i hulumtimit dhe eksperti për trashësi, Robert Lustig.

 

Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake: Çdo ndërtim pa leje do të prishet

Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor dhe Policia Bashkiake Tiranë kanë vijuar dje me prishjene një shtese pa leje në rrugën “Vangjush Furxhi”, në njësinë bashkiake numër10, dukeubërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos vazhdojnë më tej këto ndërtime. Drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit, Florenc Hoxha, dhe drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, kanë garantuar dje të gjithë qytetarët e Tiranës se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet gjatë 24 orëve. “U bëjmë sërish thirrje qytetarëve, që të mos shpenzojnë para, për të ndërtuar pa leje, pasi çdo objekt i kundra-ligjshëm do të goditet nga ana jonë dhe do të zbatojmë ligjin, pothuajse në të gjithë objektet e ndërtuara. Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ky territory do të mbahet nën vëzhgim 24 orë në 24, për të parandaluar çdo ndërtim të paligjshëm”, – u shpreh drejtori i Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxha.

Nga ana e tij, drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli, theksoi se Policia Bashkiake do të godasë pa hezitim çdo person që do të ndërtojë pa leje. “Shfrytëzoj rastin t’u bëj apel të gjithë atyre qytetarëve që kanë ndërmend të marrin iniciativa të tilla, të mos marrin përsipër, sepse çdo rast do të konstatohet nga Policia Bashkiake dhe do të goditet, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Ndërtimit. Nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje dhe do të prishen edhe ato ndërtime që deri më tani janë ndërtuar në mënyrë të kundra-ligjshme”, – pohoi kreu i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli. Gjatë periudhës së fushatës u vu re një shtim i ndërtimeve pa leje, sidomos në rrethinat e Tiranës, ndërsa edhe më parë organet e bashkisë u kishin bërë thirrje qytetarëve që të mos ndërtonin, asnjë pa leje, pasi ato do të prisheshin të gjitha ndërtimet informale.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency