Reagimi për zgjedhjet Patozi: Humbja, përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e Berishës

0
105

Ina Jano

patoziPD, edhe pse me numra të pakët në Parlament, do të jetë opozita morale e këtij vendi

Berisha e ka shkruar me dorën e tij historinë e PD-së dhe të Shqipërisë nga ‘90-ta deri sot

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, një ditë pas largimit të kreut të kësaj force politike nga detyra, deklaron se rezultati i zgjedhjeve është tashmë i qartë dhe për këtë pëgjegjësia u takon të gjithëve. Ai përjashton udhëheqësin Berisha si përgjegjësin e vetëm për rezultatin e procesit zgjedhor dhe thekson se të gjithë demokratët ndihen përgjegjës nëçdo nivel. Numri dy i demokratëve shprehet se e gjithë përgjegjësia nuk mund t’i takojë vetëm një individi të vetëm dhe se çdo anëtar i kësaj force politike e ndien veten të barabartë përpara këtij rezultati që nuk është në favor të tyre. “Sali Berisha e personalizoi më shumë se ç’duhet përgjegjësinë e humbjes, nuk i heq asnjë meritë si ndihemi njësoj përgjegjës në të gjitha nivelet për atë që ndodhën”, – u shpreh deputeti i Vlorës. Ndërsa duke analizuar të ardhmen e selisë blu, Patozi heziton që të flasë për ato që do të ndodhin dhe për zëvendësimin e Berishës në krye të demokratëve, ndërsa nënvizon se Partia Demokratike ka potenciale të mëdha, por që e ndien veten në opozitë dhe ajo do të jetë me të vërtetë në një pozicion të tillë. “Cilësia e opozitës nuk varet nga numri i votave, po qëndrueshmëria dhe integriteti, do t’i japim vendit pushtetit moral”, – shton Patozi në intervistën për “abc news”.

Duke u ndalur tek figura e Sali Berishës, Patozi deklaron se ai nuk mund të flasë për të në kohën e shkuar dhe vlerëson se ai ka ende për të dhënë për Partinë Demokratike. “Mbi të gjitha refuzoj të flas për Sali Berishën në kohën e shkuar. Ai ka shumë për të dhënë për të sotmen dhe të ardhmen e PD-së dhe besoj se kontributi i tij do të jetë thelbësor në ringritjen e PD me shpjetësi në nivelet më të mira që ka pasur ndojëherë”,- theksoi Patozi. Ky i fundit shprehet se ka pasur një arsye të fortë se përse ai nuk ka bërë fushatë elektorale, duke përmendur emrin e kreut të PD-së. Ai nënvizon se duke qenë se ka qenë një zgjidhje personale e Berishës për ta emëruar në postin e nënkryetarit të selisë blu, atëherë ai e ka menduar të bëjë këtë zgjedhje.“Çdo demokrat e ka pasur shumë të qartë se unë në pozicionin e nënkryetarit kam qenë zgjedhje personale e PD-së, por për ata jashtë PD-së nuk kam dashur të mendonin se kjo është detyrë e tij që të mburrë kryetarin e tij, por Sali Berisha nuk ka nevojë të flasë apo mendojë mirë për të, sepse Sali Berisha e ka shkruar me dorën e tij historinë e PD-së dhe të Shqipërisë nga ‘90-ta deri sot. Nuk ka aspak nevojë që të kalojnë disa vite dhe të ridimensionohet historia”,-shton ai. Numri dy i selisë blu nuk heziton të flasë edhe për modelin e dy alternativave që u paraqitën në fushatë. Ai pohoi se Berisha edhe me largimin e tij shkëlqeu, ndërsa Rama edhe pse fitues nuk e pati një fat të tillë, duke garantuar gjithashtu se Partia Demokratike e ka pranuar rezultatin dhe nuk do të bëjë një opozitë nxirrëse. “Është dita për të para kontrastin e madh me humbësit e fituesit .Berisha shkëlqen më ikjen tij, Edi Rama nxin me fitoren e tij. Nuk do bëjmë opozitën e nxirjes sic bëri Edi Rama. Është dita për të bërë diferencën mes një burri shteti.Edi Rama duhej të kërkonte ndjesë edhe pse ka arritur fitore të gjërë, të kërkonte ndjesë për 2009 deri më sot, sepse i ka shkaktuar kaq shumë andralla këtij vendi, sepse Sali Berisha dhe PD janë të njëjta si dje dhe sot”, – deklaroi ai. Ligjvënësi demokrat tha se PD do ta marrë veten shumë shpejt nga të gjitha humbjet dhe do të rekuperojë më shpejt se ce presin të gjithë. “Por PD është arti i burrave të fortë dhe grave të forta, të cilët kanë parë shumë në këto tallaze të politikës, i kanë provuar të gjitha dhe PD është parti e profesionistëve njerëzve me integritet, të cilët me shpejtësi marramendëse do të ngrihen dhe do të jenë avokatë të padiskutueshëm të të gjithë atyre që do ta ndjejnë vetën në opozitë deri në zgjedhjet radhës”, – shprehet ai.Patozi, i cili kryesoi listën e qarkut të Vlorës, ku e djathta mori 4mandate përkundër 8 mandateve të së majtës thotë me bindje: “Pavarësisht se nuk e uroj jam shumë i sigurt se kjo mazhorancë me tre të pestat, që në njëfarë mënyrë nuk ka nevojë siç kishim ne nevojë ulëritëse për të, do të qeverisë më keq se ajo e Sali Berishës. Dua që shqiptarët të qeverisen mirë, por do të qeverisën më mirë në fitoren e ardhshme të PD-së”, – pohon me bindje nënkryetari i selisë blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency