Pështyu nusen e djalit, gjykata dënon me 2 muaj burg 83-vjeçarin

0
181

Elton Qyno

gjykataVendimi në Tiranë, i moshuari nuk mbahet në këmbë, gjykata i pezullon dënimin, e vë në shërbim prove.

 

Shahin Tushe, 18 muaj në provë për të mos kryer asjë krim. I moshuari: Nusja e bëri për shtëpinë

 

 

Drejtësiashqiptarevazhdon tëçudisë vendin,ku këtë herë një vendim paradoksal është dhënë nëGjykatën e Tiranës.Më shumë se një vendim, ështëedhe hetimi i Prokurorisë së Tiranës, e cila duke marrë shkas nga një kallëzim penal për fyerje brenda ambienteve të shtëpisë, ka vënë në përgjegjësi ligjore një person të moshuar prej 83vjetësh, të quajtur Shahin Tushe.Ky i fundit që prej datës 20 qershor mban mbi supe një dënim prej 2 muajsh burg të dhënë nga gjyqtari Ibrahim Hoxha, i cili e ka zënë fajtor për akuzën “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Tusheështë akuzuar gjatë procesit të gjykimit se ka ofenduar rëndë nusen e djalit, madje ka shkuar akoma dhe më tepër në krim duke e pështyrë atë në fytyrë.Për të gjithë këtë “veprimtari kriminale”, i moshuari 83vjeçështë zënë gafil nga ana e Gjykatës së Tiranës,duke u shpallur fajtor për veprimet që kishte kryer. Në vendimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Shahin Tushe nga data 29 shtator 2012 deri në datë 25 tetor 2012 ka qenë i detyruar që të zbatonte urdhrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai, përkundrazi, brenda këtij afati kohor ka shkelur urdhrat e gjykatës,të vendosur në urdhrin e mbrojtjes së cituar më sipër. Në këto rrethana nga organi i akuzës është çuar kërkesa për gjykim ndaj të pandehurit Shahin Tushe, duke e akuzuar për kundërvajtjen penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Vjerri pështyn nusen

Nëdosjen hetimore rezulton se në datën 11 tetor 2012, shtetasja Mirela Tushe ka bërë një kallëzim kundër vjehrrit të saj, të pandehurit Shahin Tushe, me të cilën bashkëjeton në të njëjtën banesë. Ajo ka deklaruar se në datën 10 tetor 2012, rreth orës 20:45, është fyer nga vjehrri i saj me fjalë nga më banalet.Për më tepër shtetasja Mirela Tushe është pajisur me një urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vendimin për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së të dëmtuarës Mirela Tushe, nr.16800 akti datë 27 shtator 2012 i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera ndaj të pandehurit Shahin Tushe është caktuar detyrimi për të mos iu afruar shtetases Mirela Tushe në një distancë prej 5 metrash dhe të mos e ngacmojë e fyejë atë.Për organin e akuzës rezulton se i pandehuri Shahin Tushe i është afruar shtetases Mirela në dhomën e ndenjes dhe e ka fyer me fjalë nga më banalet dhe më pas e ka shtyrë dhe pështyrë atë. Këto pretendime provohen nga deklarimet e shtetasve Mirela Tushe, Sabri Tushe dhe Bujar Karagjozi.

Vjehrri:Nusja do shtëpinë

Në seancë gjyqsore i pandehuri nuk e pranoi plotësisht akuzën dhe fajësinë. I pandehuri pretendon se është nusja e djalit shkaktare për ndodhjen e këtyre ngjarjeve dhe se ajo i kërkon shtëpinë ku banojnë së bashku për të ndarë. Me provat shkresore të cilat ndodhen në fashikull dhe u morën në seancë gjyqësore, si dhe me pohimet e të pandehurit, u provua plotësisht gjatë gjykimit fakti se i pandehuri Shahin Tushe ka konsumuar elementet penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Duke u bazuar në provat e mësipërme, të marra gjatë shqyrtimit gjyqsor, gjykata arrin në përfundimin se i pandehuri Shahin Tushe i ka konsumuar plotësisht elementet e kundërvajtjes penale dhe po në bazë të kësaj dispozite duhet të deklarohet fajtor. Ai, duke qënë i përgjegjshëm përpara ligjit, me veprimet e tij të kryera me dashje, ka bërë veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, fakte këto të provuara plotësisht gjatë gjykimit, si dhe të pranuara pjesërisht nga i pandehuri. Pas dënimit me 2 muaj burg, për shkak të moshës tepër të thyer i moshuari është vënë në shërbim prove nga gjykata, ku për 18 muaj të mos kryejë asnjë krim në familje dhe jashtë saj.

 

200 gr tritol zyrës së avokates

Policia: Po hetojme për detyrën

Albana Husinuk ishte në zyrë. Dëshmia në polici:S’kam konflikte dhe sherre me klientët

 

Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në zyrën e avokates Albana Husi në Sarandë.Lënda eksplozive është vendosur në derën e studios ku Hysi ushtronte profesionin e saj të avokatës dhe se përgjatë gjithë ditës së djeshme, policia nuk ka arritur të gjejë një emër konkret rreth kësaj ngjarjeje. Ngjarja e rëndëështë rregjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur teksa të gjithë banorët ishin në gjumë, një shpërthim i fuqishëm ka ngritur në këmëbë ata, pasi u janë thyer dhe xhamat e dritareve.Të trembur nga ajo që kishte ndodhur, banorët kanë njoftuar menjëherë, komisariatin e Sarandës, ku në vengjarje kanë shkuar forca të shumta si dhe prokurori i rrethit. Sapo kanë konstatuar vendin se ku ishte vendosur lënda narkotike, hetuesin kanë njgritur dyhsimet e para se akti kriminal kishte lidhje me detyrën e avokates Albana Husi, e cila ushtron këtë zanat prej disa vitesh. Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua edhe nga rojat e sigurisë së gjykatës së Sardandës, pasi vendi i krimit ndodhej disa metra larg godinës së gjykatës.

Hetimet e policisë

Një grup ekspertësh ka mbërritur në vendngjarje në orët e para të mëngjesit ku edhe ka kryer verifikimet e nevojshme. Në pyetje janë marrë shumë persona, por në fakt asnjëri prej tyre nuk ka qënë në gjendje të tregojë rreth autorëve të këtij krimi, pasi siç kanë pohuar në policinë e Sarandës, banorët e zonës kanë qenë në gjumë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se një sasi prej 200 gramësh tritol është vendosur tek dera e zyrës së avokates Albana Husi, shpërthim që më pas ka sjellë fatmirësisht vetëm dëme materiale dhe jo njerëzore. Lënda shpërthyese është lidhur me një fitil disa metra,dukeu dhënë kohë autorëve të largohen nga vendi i krimit. Mendohet se për t’u zhdukur nga vendngjarja, i është dashur vetëm 10 minuta, kohë që më pas ka sjellë dhe shpërthimin e fuqishëm, duke dëmtuar rëndë zyrën e avokates Husi. Dyshimet e policisë e kanë lidhur ngjarjen menjëherë me detyrën e avokates, pasi kjo njihet në qytet si avokate që ka marrë në mbrojtje ligjore dhjetëra persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale si dhe çështje të tjera civile. Siç duket, ndonjë konflikt me klientët e saj mund të ketë shërbyer deri aty sa ka sjellëedhe vendosjen e tritolit në zyrën e saj.

Dëshmia e avokates

E para qëështë marrë në pyetje ka qënë personi i dëmtuar i kësaj ngjarjeje të rëndë. Albana Husika deklaruar në policinëeSarandës se nuk ka pasur konflikte gjatë ushtrimit të detyrësdhe senuk ishte në gjendje të përcaktonte emrin e një personi qëajo kishte dyshime. Nga ana tjetër hetuesit e ngjarjes i kanë kërkuar avokates të rikujtone se me cilin person kishte pasur konflikte apo që mund të kishte marrë kërcënime, por që në fakt Husi nuk ka qënë në gjendje të tregojë asnjë gjë. Për momentin policia e Sarandës është duke hetuar ngjarjen në dy pista atë të detyrës dhe pista tjetër bën fjalë për konkurrencën mes avokatëve në qytetin bregdetar. Në vendin e krimit, janë shënuar të gjitha dëmet, si dhe disa dëme të tjera që janë shënuar në banesat e tjera, të cilat ndodheshin shumë pranë zyrës së avokates Husi. Aktualisht, materialet hetimore i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë sëRrethit Sarandë.

 

Kryeprokurori

Vendsoja e tritolit në makinën e kryeprokurorit të Vlorës, Dritan Tafili, është konsideruar si një akt kriminal për shkak të detyrës, dhe për pasojë dosja hetimore i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Materiali ka mbërritur disa ditë më parë në këtë organ akuze dhe se tashmëështë ngritur një grup hetimor për kryerjen e verifikimeve.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency