Largimi i Berishës Basha: Njeri i jashtëzakonshëm, fat që e kemi pasur në krye të PD-së

0
127

bashaTAP është vetëm një copëz e vizionit të Kryeministrit Berisha, e kthyer në realitet

I ftuar në ceremoninë e largimit të ambasadorit Eugent Wollfarth, kreu i Bashkisë së Tiranës gjeti rastin që me pak fjalë të komentonte edhe zhvillimet më të fundit politike në vend. Ai u shpreh se miratimi i TAP-itështë lajmi më i mirë i këtyre ditëve dhe për këtë pjesë ai foli më shumë gjatë prononcimit të tij për mediat. Largimi i Berishës nga PD-ja nuk lë vend për komente, megjithatë kryebashkiaku theksoi se në fakt Kryeministri është ende prezent tek të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ai para dy ditësh dha dorëheqjen e tij nga posti i kreut të PD-së dhe të gjitha funksioneve të tij, duke e lënë të hapur garën për ata që do ta pasojnë në këtë post. Gjithashtu, kreu i bashkisë nuk foli për këtë pjesë, duke argumentuar se fokusi kryesor i PD mbetet projekti TAP.“Dje nuk lë vend për komente, por prezanton akoma për gjithë qyetarët e Shqipërisë dhe thekson dhe njëherë dimensionin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu që kemi pasur fatin ta kemi në krye të PD. Njeriun që shndërroi dhe mundësoi transformimet më të mëdha në Shqipërinë e pas viteve ’90”, – tha Basha. Më tej ai u shpreh se prova e gjallë për këtë dekaratëështë fakti se tashmë TAP-i është miratuar dhe ai kërkon që në këtë drejtim Berisha të marrë meritat që i takojnë, edhe në cilësinë e ish-ministrit kryetari i bashkisë së kryeqytetit nënvizon punën e madhe që Kryeministri ka bërë, duke lobuar që në vitin 2005 apo 2007 për këtë projekt.“Nuk ka provë më të mirë se kjo në ditën e sotme sesa konfirmimi i linjës së gazësjellësit TAP, një projekt për të cilin Kryeministri Berisha ka lobuar që në fillim të mandatit të parë në vitin 2005, 2006, 2007, 2008, kam pasur privilegjin të jem në krah të tij kur në samite të rëndësishme ndërkombëtare i dedikonte energji dhe kohë këtij projekti të jashtëzakonshëm përkundrejt skepticizmit të disa aktorëve kryesorë. Për Shqipërinë është një hap transformues për nga rëndësia historike, i barabartë me anëtarësimin tonë në NATO pa të cilin nuk do kishte ndodhur, për nga rëndësia ekonomike dicka që ne sot nuk mund ta masim me fjalë por që në vitet që vinë shqiptarët do ta ndjejnë si në shtëpitë e tyre, ekonomitë e tyre, si në forcën e ekonomisë shqiptare. Kjo është ështëvetëm një copëz e vizionit të Kryeministrit Berisha, e kthyer në realitet”, -shtoi Basha.

 

 

Mediu: Edjathta, nevojë për reformim

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shprehet se e djathta ka nevojë të reformohet pas humbjes së pësuar në zgjedhjet e 23 qershorit. “Ne u përpoqëm të ishim të vërtetë, mirë apo keq, këtë e gjykuan qytetarët. Duhet të bëjmë analizë për hendekun e krijuar me qytetarët, duhet më shumë hapësirë për individët brenda së djathtës, ka nevojë për gërshetim më të mirë të marrëdhënieve strukturore. Elektorat i djathtë nuk është pronë. Përderisa bazohemi në konceptin e lirisë duhet ti’ japim mundësi individëve të konkurrojnë dhe më pas fitojnë. Duhet të përcaktojmë më tepër identitetin e qartë të së djathtës, të krijohet morali ynë politik për fitore në zgjedhjet e ardhshme”, – tha ai. Sipas Mediut e djathta duhet të riorganizohet dhe riformatohet. “PR ka shanset të jetë pjesë e saj. Nuk mjafton një person i fortë por i gjithë ekipi”,- vijoi ai. Ndërsa duke folur për forcën politike që përfaqëson, Mediu u shpreh se “PR ka rritje në raport me 2009, kjo është një gjë pozitive për kontributin e kësaj partie tek e djathta, jemi kontribues nga Tropoja në Tiranë. Mund tqë them se Vota e PR ishte dominante në qarqe për të ruajtur mandatet e djathta”, – shtoi kreu i republikanëve ai. Kreu i PR-së komentoi më tej edhe dorëheqjen e liderit të së djathtës, Sali Berisha. “Ndjehem i privilegjuar të kem pasur shansin ta njoh Berishën, ka aftësitë e një lideri të jashtëzakonshëm. 22 vjet të historisë politike kanë kontributin e tij, sidomos në rangun kombëtar. Berisha është padyshim ai shtetar që ka parë interesin e zhvillimit të vendit. Nuk duhet të bazohemi në analiza emocionale, kur flasim për ta analizuar, por them që ai njeri pati vizion për orintimin në NATO për BE, punoi me përkushtim për ndërtimin e institucioneve demokratike në këtë vend”,- tha Mediu. Ndërsa për zëvendësuesin e Berishës në krye të PD-së, Mediu nuk përmendi emra konkretë, por tha se “në PD ka plot njerëz me aftësi dhe integritet që mund të zëvendësojnë Berishën në krye të PD”.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency