5 ditë pas zgjedhjeve KQZ çon për ndjekje penale numëruesit e votave në Ksamil

0
158

kqzFlorenc Drizari

KQZ fillon ndëshkimin e komisionerëve që shkelën procesin më 23 qershor

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi marrjen e masave administrative për komisionerët të cilët shkelën Kodin Elektoral. Katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, komisioni më i lartë i administrimit zgjedhor në vend miratoi me katër vota pro projekt-aktin për numërimin e atyre kutive me materiale zgjedhore për të cilat komisionerët nuk i kanë numëruar.

Më herët në KZAZ-në 89 në Ksamil të Qarkut të Vlorës, rezultati u shpall pa numëruar dy kutitë e fundit. Kërkesa për numërimin e dy kutive u bë një ditë më parë në KQZ nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ndërkaq, anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, kërkoi ndjekjen penale për anëtarët që nuk numëruan kutitë e votimit në Ksamil. Z. Osmanaj citoi nenet e Kodit Zgjedhor që parashikon masa administrative për refuzimin e numërimit të votave deri në burg.

“U numëruan atje ose këtu, ata kanë shkelur ligjin dhe ne do t’i çojmë për ndjekje penale dhe minimumi është 6muajburg, e ka të përcaktuar në kod. Ata që nuk kryejnë detyrën, që nuk vazhdojnë numërimin e votave”,- deklaroi Osmanaj.

Edhe pse mospërfshirja e rezultateve të dy kutive të panumëruara nuk ndryshon në rezultatin final tëtë ndarjes së mandateve në këtë zonë, KQZ urdhëroi hapjen e këtyre kutive dhe mbylljen e rezultatit për Vlorën brenda 24 orëve. Gjithashtu KQZ vendosi ndjekjen penale të individëve që refuzuan numërimin.

“Të urdhërojmë KZAZ nr. 89 menjëherë të hapë kutitë me fletët e votimit të qendrës së votimit 4709 dhe 4719 dhe të vazhdojë procesin e numërimit të votave për këtë qendër votimi duke sjellë brenda 24 orëve tabelat dhe materialin zgjedhor”,-tha kryetare e KQZ-së Lefteri Luzi (Lleshi).

Sipas kodit zgjedhor brenda dy ditëve Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve duhet të sjellin në KQZ të gjithë materialet zgjedhore dhetabelat e rezultatit. Të 89 tabelat miratohen 1 nga 1, me 4 vota nga anëtarët e KQZ-së, por jo shpërndarja e mandateve në kuvend për secilin subjekt. Madje dhe në rast se partitë kanë kontestime për rezultatin e secilës tabelë, ndërhyrja në to, në mungesë të 5 votave, do të behet nga Kolegji Zgjedhor.

“Nëse KQZ nuk arrin të marr një vendim brenda afateve ligjore, subjektet zgjedhore të cilat pretendojnë se janë shkelur të drejtat e tyre mund ti drejtohen Kolegjit Zgjedhor. Dhe për të gjithë kategorinë që ka të bëjë me ndarjen e mandateve me pranimin e ankimimeve, Kolegji Zgjedhor ka të drejtën për shkak të ligjit që ti shqyrtojë ato në themel dhe të dalë me një vendim të caktuar”, -tha Klement Zguri, anëtar i KQZ-së.

Edhe pse procesi zgjedhor përfundoi një ditë më parë në qarqet kryesore të vendit, Ksamilt, Laçi, Kruja dhe disa njësi bashkiake në Tiranë ishin zonat e administrimit zgjedhor që mbanin peng mbylljen zyrtare të procesitzgjedhor.

Masat për marrjen e masave administrative ndaj grupeve të numërimit të votave në këto zona ishin paralajmëruar më parë nda administrata e KQZ-së, dhe vetëm katër ditë pas zgjedhjeve kur përfundoi edhe procesi i numërimit të votave në të gjitha qarqet, administrata filloi shqyrtimin e shkeljeve të vërejtura nga ata përfaqësues që u bënë pjesë e procesit zgjedhor.

 

 

 

 

KQZ, pritet publikimi i rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Mbrëmjen e mërkurës përfundoi plotësisht procesi i numërimit në të 89 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, por jo të gjitha kanë dërguar në KQZ procesverbalet me tabelat e rezultateve përfundimtare.Më herët zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, i kërkoi përfaqësuesve të KZAZ-ve që të dërgojnë sa më shpejt në KQZ procesverbalet për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

KQZ bëri të ditur se në zgjedhjet e 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 56 mandate.

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve pritet të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, pasi ky vendim duhet të merret nga KQZ me një shumicë të cilësuar, prej pesë votash. Por fillimisht KQZ duhet të marrë një vendin për të shpallur pamundësinë e certifikimit të rezultatit përfundimtar, dhe më pas përfaqësuesit e partive politike, ose vetë administrata e KQZ-së mund ta çojë aktin në Kolegjin Zgjedhor.

 

 

 

Zgjedhjet, ambasadori amerikan në OSBE: Tani populli shqiptar ka bërë të dëgjohet zëri i tij

Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Ian Kelly,me anë të një deklarate përgëzoi zhvillimin e procesit elektoral në Shqipëri dhe tha se klasa politike duhet të bashkëpunojë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzojmë qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen e tyre paqësore dhe aktive në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Anembanë vendit, qytetarët shqiptarë morën pjesë masivisht për të ushtruar atë që e konsiderojmë të drejtën demokratike më bazike – të drejtën e votës”, – tha ai.

Ambasadori Kelly vlerësoi edhe misionin e OSBE/ODIHR-it për qëndrimet dhe punën e bërë në Shqipëri. “Mbështesim misionin e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR si dhe vlerësimin e përbashkët nga ODIHR, Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, të cilët vlerësuan se qytetarët shqiptarë kanë shprehur lirisht vullnetin e tyre në kutinëe votimit. Nxisim autoritetet që të finalizojnë numërimin dhe të trajtojnë çdo ankimim në mënyrë transparente, të shpejtë dhe në përputhje me shtetin ligjor”, – tha ai.

Tashmë tha ai,“populli i Shqipërisë ka bërë të dëgjohet zëri i tij, Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të punojnë sëbashku në mënyrë konstruktive për të çuar përpara zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë.Puna e vështirë e ndërtimit të demokracisë nuk mbaron pasi numërohen votat dhe shpallen fituesit. Udhëheqësit politikë do të gjykohen jo nga ajo që thonë, por nga ajo që bëjnë. Pas formimit, nxisim qeverinë e re që të vazhdojë të forcojë shtetin ligjor, të rrisë standardet e të drejtave të njeriut, të promovojë qeverisje transparente dhe llogaridhënëse, të promovojë zhvillimin ekonomik dhe të punojë drejt reformash të qëndrueshme demokratike në rrugën konsensuale të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky është një proces i cili, ashtu si përpara këtyre zgjedhjeve, do të kërkojë që edhe ata në opozitë të luajnë një rol konstruktiv, dhe ne kërkojmë angazhimin e tyre edhe në të ardhmen e Shqipërisë”. Në fund ai shprehu besimin për një bashkëpunim pozitiv me qeverinë shqiptare në interes të bashkëpunimit dypalësh. “Bashkohemi me Bashkimin Europian për të mirëpritur bashkëpunimin konstruktiv midis Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR dhe Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE gjatë këtyre zgjedhjeve në Shqipëri, dhe shprehim shpresën tonë që kjo qasje pozitive do të shërbejë si themel mbi të cilin të rinovohen angazhimet e shprehura në Vendimin 19/06 të Këshillit Ministerial dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit të vitit 1997”, – përfundon deklarata e ambasadorit amerikan në OSBE.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency