Vetëdorëzohet në policinë e Krujës shqiptari që mori peng italianin

0
155

Elton Qyno

emiljanoEmiljano Shota shfaq pendesë dhe dorëzohet, në kërkim kushëriri i tij Lorenc Shota, iku nga komisariati

Kërkimi i 8 milion euro dhe plani për shitjen e Andrea Calevos për 4 milionë euro në një bandë tjetër

 

Vetëdorëzohet në komisariatin e Krujës Emiljano Shota, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim kushëriri i tij Lorenc Shota, që në 24 qershor ka mundur të arratiset nga ambientet e komisariatit. Dy kushërinjtë Shota akuzohen nga autoritet Italiane se kanë marrë peng shtetasin italian biznesmenin Andrea Calevo në Xhenova të Italisë në fund të dhjetorit 2012 dhe u mbajt peng për 15 ditë rresht duke kërkuar si shpërblim tetë milionë euro. Në pamundësi për të paguar këtë shumë financiare, familja e Calevos, i është drejtuar policisë ku dhe ka bërë denoncimin. Gjatë kësaj kohe katër shqiptarët që kanë kryer pengmarrjen e biznesmenit kanë hyrë në negociata me një grup tjetër kriminal më të specializuar, duke i kërkuar atyre katër milion euro, në këmbim të dorëzimit të biznesmenit. Andrea Calevo ka mundur të shpëtojë i gjallë falë një operacioni të forcave speciale ndërkohë që në pranga kanë rënë në pranga disa persona si dhe shtetas Italianë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë pengmarrje kanë marrë pjesë 9 persona, ku tashmë 8 janë arrestuar ndërsa 1 vazhdon të qëndrojë në arrati. Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë kapur në Itali, të cilët janë Simon Halilaj, Davide Bandoni, nipi i tij dhe Fabijan Vila, punëtor ndërtimi.

Vetëdorëzimi

I vënë në dijeni për ndjekjen që po i bënte policia Shqiptare por edhe publikimi i fotos në faqen zyrtare të Interpolit, Emiljano Shota, njëri prej pjesëmarrësve në këtë pengmarrje ka vendosur të vetëdorëzohet në komisariatin e Krujës. Shota një veprim të tillë e ka kryer publikisht para kamerave të televizioneve, ndërkohë që në kërkim policor është kushëriri i Lorenc Shota. Nga fshati Bile, i Fushë-Krujës, ai ka pohuar se ka ndjerë pendesë për atë që kishte kryer dhe se kërkonte të gjykohej nga drejtësia Italiane. Pasi është paraqitur në komisariat, ndaj tij është marrë masa e arrestit nga ana e policisë dhe se pritet që në ditët në vijim Shota të dalë para gjykatës së Krujës për tu njohur me masën e sigurisë. Sipas burimeve, Shota do të transportohet në Itali, menjëherë sapo kjo e fundit të sjellë në adresë të autoriteteve shqiptare, kërkesën për ekstradimin e tij. Në zonën e Fushë-Krujës, Shota njihet si person me precedentë penalë, ndërkohë që informacionet për vendndodhjen e dy personave të kërkuar, kanë mbërritur nga Italia. Sapo pengu, ishte liruar nga policia Italiane dy kushërinjtë Shota, kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë, ku dhe janë strehuar që prej muajit janar të këtij viti.

Letra e biznesmenit

Rrëmbyesit e Andrea Calevos dhe sipërmarrësi i Lericit i liruan në fundvit kanë zbardhur detaje të tjera për hetuesit e ngjarjes. Koka e bandës, Pier Destri ndihej tashmë i kapur nga policia dhe për këtë arsye kishte vendosur t’ua shiste pengun njerëzve më ekspertë. Calevo do të jepej për katër milion euro një klani tjetër mafioz. Në një letër e cila është shkruar nga Calevo nën mbikëqyrje e dy shqiptarëve, ai i drejtohej të ëmës duke e siguruar se ishte mirë dhe se ajo duhet të paguante pa thënë asgjë në shtyp apo polici rreth ngjarjes. Zarfi që mbante letrën e cila iu dërguar familjarëve në 21 dhjetor, sipas “La Repubblica” mbante edhe një tjetër letër të shkruar me makinë shkrimi nga rrëmbyesit e cila paraqiste qartë nervozizmin e tyre. Në letër shkruhej: “Zonja Calevo boll po e ekzagjeroni me policinë. Ne nuk na frikësoni dot. Por kujtohuni tani duhet të veproni ashtu siç themi ne, ndryshe djali juaj do të shitet tek një tjetër organizatë kriminale e cila ndodhet shumë larg. Paratë duhet të dorëzohen nëpërmjet një avokati që gëzon besimin e djalit tuaj”, – përfundon letra në të cilën shkruhej me gabime të dukshme ortografike. Pier Luigi Destri, kapoja i bandës e kishte kuptuar se nuk ishte në gjendje të menaxhonte situatën, pasi ai dhe banda e tij ishte gati ta jepnin pengun për një shumë parash shumë më të vogël seç iu kërkua familjes, ndoshta dhe për 4 milion euro. Ka qenë Simon Halilaj i cili ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit për të zbardhur të vërtetën dhe organizatorët e rrëmbimit. Halilaj ka bashkëpunuar dhe me 2 shqiptarë të tjerë për të rrëmbyer biznesmenin Calevo, ndërkohë që Destri e Bandoni nuk kishin marrë pjesë në fazën e rrëmbimit.

 

Ngjarja në qendër të bllokut në 22 qershor

Policia shpall në kërkim 37-vjeçarin

aksidentoi rëndë vëzhguesen e zgjedhjeve

 

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një person, pasi dyshohet se një ditë para zgjedhjeve ka aksidentuar një vëzhguese amerikane. Mësohet se ai është Alfred Aliseni, i cili dyshohet se në datën 22 qershor ka përplasur me makinë Meghan Fitzgerald. 37-vjeçarja kishte mbërritur nga SHBA-të në Shqipëri në statusin e vëzhgueses së zgjedhjeve. Ngjarja është shënuar pranë zonës së ish-bllokut, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ajo aktualisht është shtruar në një spital privat ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Lidhur me këtë ngjarje, sipas burimeve të policisë janë marrë të gjitha masat për arrestimin e Alisenit, por ky i fundit është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Për shkak se ngjarja ka ndodhur një ditë para zgjedhjeve elektorale dhe se e gjithë vëmendja ka qenë në shpërndarjen e materialeve zgjedhore, policia nuk ka arritur ta ndalojë në kohë Alisenin dhe për pasojë ky i fundit prej gati një jave vazhdon të qëndrojë në arrati.

 

Ngjarja në Pezë Helmës, gjatë pasdites së djeshme

Flakët e zjarrit shkrumbojnë fabrikën

e gipsit, shkaktohen dëme materiale

 

Një punishte gipsi është shkrumbuar nga flakët pasditen e djeshme në Tiranë. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Pezë-Helmes ku u desh ndërhyrja e 6 makinave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve. Sipas burimeve policore nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Mësohet se flakët kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të lëndëve të djeshme në punishte. Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë vijuar hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, pasi ende nuk dihen. Dyshimet flasin për një shkëndijë elektrike ose pakujdesi gjatë procesit të punës por ende asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht. Fatmirësisht gjatë rënies së zjarrit dhe shuarjes së tij, nuk ka pasur asnjë person të lënduar, qoftë dhe punonjës të zjarrfikëseve. Ndërkohë që për sa i përket dëmeve materiale flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke djegur një pjesë të konsiderueshme të punishtes së gipsit.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency