Shefi i Bordit Rumenige rrëfen prapaskenat

0
162

romuingeShefi i bordit të Bajernit ka treguar detajet e joshjes së trajnerit dhe se si ideja i lindi bashkë me Hënesin në një kafe gjatë turneut të “Audi Cup”: “Kemi punuar gjatë për të bindur Pep Guardiolën të vinte tek Bajerni. Gjithçka nisi dy vjet më parë, kur Barcelona ishte këtu për “Audi Cup”. Isha me Uli Hënesin në kafe duke biseduar. Ishim të mendimit që Guardiola i përshtatej Bajernit, i pëlqente filozofia e klubit dhe ekipi. Që atëherë kemi mbajtur kontakte së bashku. Negociatat avancuan deri në pikën sa lindi pyetja: Kush do të jetë trajneri i ri për sezonin 2013/14. Donim të merrnim tek Bajerni trajnerin më të suksesshëm të botës. Që në fillim ishte e qartë: Pep do Bajernin dhe Bajerni do Pepin. Është një histori e bukur për Bajernin, por edhe për futbollin gjerman”. Krahu i djathtë i presidentit Hënes nuk harron t’i japë mbështetje trajnerit të ri për presionin që e pret në këto tri vite, por ai ka besim se 42-vjeçari do t’ia dalë edhe me ndihmën e klubit. Ai nuk e di ende çfarë të reje do të sjellë spanjolli në skuadër, prandaj është shumë kurioz të shohë dorën e tij. Për numrin dy të Bajernit, prioritet mbetet Bundesliga, sepse siç shpjegon është i vetmi kompeticion ku fiton skuadra më e qëndrueshme. Por ai nuk përjashtoi që Bajerni do të synojë të mbrojë edhe Champions-in, duke e kapërcyer Barcelonën që mban ende vendin e parë në renditjen e UEFA-s: “Jam i sigurt që së bashku do kalojmë një kohë me shumë suksese. Në fund të gjithë duam që të fitojmë tituj. Titulli i vërtetë është Bundesliga, sepse fati dhe tersi nuk vendosin shumë në 34 javë. Titulli më i bukur është ai që festuam para disa javësh në Londër. Kryesorja është Bundesliga. Në kompeticionet e tjera duam të jemi protagonistë. Në renditjen e UEFA-s jemi të dytët, e para është akoma Barcelona, falë Guardiolës. Jam shumë kurioz të shoh si do të punojë Pep, çfarë do të ndryshojë tek skuadra dhe çfarë do të lërë të paprekur. Me presionin që do të ketë do të merremi të gjithë së bashku”.

 

Drejtori sportiv

Samer: Është nder për mua të punoj me Pepin

Konferenca për shtyp ishte një spektakël më vete. Në momentin që bëhet gati të flasë drejtori sportiv i Bajernit, në foto shfaqet ai dhe Guardiola gjatë botërorit “SHBA 1994” dhe Matias Samer nuk e kursen batutën: “Është kënaqësi të jem ulur këtu, por edhe një përgjegjësi e madhe. Për të mos folur për flokët e mia… Nëse duhet të bëjmë diçka për t’i rikthyer, atëherë le ta bëjmë. Pep Guardiola është këtu i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij. Është detyra jonë që në këto momente familja dhe stafi i tij të ndihen si në shtëpi. Më pas do të punojmë së bashku. Do të jetë një privilegj”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency