Të respektojmë vendimin e qytetarëve

0

votaCelo Hoxha

 

Rezultati përfundimta I zgjedhje nuk dihet ende, sepse numrëimi është ende në proces, por disa gjëra mund të thuhen për ditën e zgjedhjeve.

Dje unë udhëtova nga Gjirokatra në Tiranë gjatë paradites dhe kudo që shkova e ndalova përgjatë rrugeës pashë një situatë të qetë, si] kasha parë dhe disa muaj më parë gjatë udhëtimit për në jug dhe kthim. Ndryshimi vetëm, sigurisht, ishin posterat e flamujt electoralë npër rrugë. Brenda makinës situate ishte ndryshe, sepse kasha ndezur radion në një stacion që jepet vetëm lajme. Dhe në radio kishte tension.

Pas incidentit që kishte ndodhur në La], ku kishte patur ngrindje me arm], në vendin e ngjarjes shkoi kryetari I opozitës, I shoqëruar me zëvendësin e tij. Kjo lëvizje politike m’u duk ogurzezë, në vendin e një ngjarjeje kriminale shkon policia dhe jo politikanët. dhe prndejnja nuk më zgjënjeu. Të dy, Edi Rama dhe Ilir Meta bënë deklarata shumë të ashpra, të cilat ishin si t’I hidhje benzinë zjarrit.

Opozita dukej habitur, kur nuk duhej të ishte. Gjatë gjithë fushatës, zoti Rama më shumë, e zoti Meta më pak, kanë patur në ligjërimin e tyre një nëntekt që parlajmëronte dhunë. Deklarat të tilla si “fjalën do ta ketë populli”, “do të përballesh me popullin”, shifra 29 (dita që jugosllavët caktuan si ]lirim të Shqipërisë) etj, nuk ishin në respect të popullit, por parljmërim për dhunë. Kjo lojë termash me rolin e popullit është e vjetër në historinë shqiptare dhe gjithmonë ëhtë përdorur pikërisht në dëm të popullit. Një simbolikë tjetër dhune, ishte dhe zgjedhja e Ramës për të kandiduar në Vlorë, por kjo u bë e qartë ditën e fushatës. Fjalimin e tij të fushatës në Shkodër, zoti Rama e mbylli me dy vargje të Fan Nolit, të cilat ishin një thirrje e drejpërdrejtë për dhunë: “Ngehuni dhe bjeruini”. Në këtë dekor simbolik të dhunës duhen përmendur dhe dy mitingjet e tij të fundit, njëri në Shkodër dhe tjetri në Vlorë, të cilët e plotësojnë vargun e Nolit, I cili, I plotë, është: “grehuni dhe bjeruni katundar e punëtor, qe nga Shkodra gjer ne Vlore”. Noli, si] dihet, është I pari (pas Haxhi Qamilit) që e mori pushtetin me dhunë në Shqipëri, dhe gjithë poezinë e tij të zemëruar, e cila promovon dhunën, u shkrua pasi ai u largua nga pushteti, I hakmarrje kundër Ahmet Zogut.

Frikën se opozita po bëhej e dhunshme e shprehu dhe komuniteti ndërkombëtar. Kreu i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan u takua dje me Edi Ramën dhe Ilir Metën, sapo ata kthyen nga La]i, ku kishin  bërë deklaratat e ashpra. Pas një takimit me zotin Rama, zoti Kukan tha se komuniteti ndërkombëtar shpreson që Shqipëria të lëvizë drejt integrimit, por përmbajtja reale e takimit të tij u kuptua nga deklarata e më vonshme e zoti Rama, e cila ishte më e zbutur.

Deri tani koalicioni I djathtë nuk është përmendur në këtë shkrim, sepse dhe dje ai nuk ishte protagonist. Drejtuesit e lartë të tij votuan dhe u kthyen në selitë e partive të tyre. Ata, në përputhje me ligjin, nuk bënë deklarata politike. PD u detyrua, më vonë, të nxirrte zëdhënëeset e saj për të kundërshtuar deklaratat e zotit Rama, I cili, ende pa u mbyllur procesi I votimit doli dhe shpalli fitoren. PD u tregua e kujdeshme t’I kujtonet se këtë gjë ai e kishte bërë dhe në 2009, por pastaj rezultoi humbës.

Tashmë kanë dalë rezultate të pjeshme, por unë sd’ua të spekuloj. E rëdnësishme është që të presim me qetësi rezultatin përfundimtar, ta pranojmë atë me qetësi, dhe pastaj të gjithë t’I kthehemi jetës normale.