Pas pesë vjetësh gjendet aeroplani i zhdukur

0
187

foto mistereMbeturinat e aeroplanit të vogël me 14 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi është gjetur pesë vjet pas zhdukjes në Karibe, nëntë kilometra lareg arkipelagut Los Rokes, ka konfirmuar prokurori i përgjithshëm i Venezuelës Luisa Ortega Dias. Avioni është zhdukur më  4 janar 2008 dhe ai kishte qenë me pesë venezuelanë, tetë italianë dhe një shtetas zviceran. Në kërkim ishte përfshirë edhe anija speciale amerikane “SeaScout”. Trupi i kopilotit ishte gjetur disa ditë pas aksidentit, por avioni dhe trupat e viktimave të tjera mbeten mister plot pesë vjet. Arkipelagu Los Rokes është Park Kombëtar bukuri të jashtëzakonshme dhe me vlera ekologjike me sipërfaqe  221.120 hektarë dhe është parku detar më i madh në Detin Karaibe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency