Llumi i kafes kuron bukurinë dhe shumë funksione të tjera

0
161

 

kafeMendoni se sa llum kafeje hedhim në plehra çdo ditë dhe kjo është një turp i vërtetë, sepse ai është i pasura me antioksidantë dhe mund të ripërdoret në shumë mënyra. Llumi i kafes është një aleat i përkryer për kujdesin e bukurisë, por edhe për shtëpinë, kopshtin etj. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur milingonat, për të pastruar shtëpinë, por të hequr erën e keqe, kundër celulitit dhe shumë më tepër.

Le të fillojmë nga se si të ripërdorimin llum kafeje për bukurinë.

  • Për një trajtim anticelulit miksoni llumin e kafes me sheqer ngjyrë kafe dhe me pak vaj kokosi. Pastaj masazhojini mirë trupin.
  • Shtoni një sasi të vogël të llumit të kafes tek kënaja që përdorni për të lyer flokët. Kjo do t’i japë atyre një shkëlqim të natyrshëm.
  • Për të pastruar trupin, përzieni pak vaj ulliri me llumin e kafes dhe masazhoni lëkurën.
  • Me llumin e kafes mund të realizoni një maskë të mirë për fytyrën tuaj. Ajo do ta mbajë të butë lëkurën.

Llumi i kafes multifunksional

Nuk ka vetëm funksione që lidhen me bukurinë fizike të njeriut, llumi i kafes është zgjidhja për shumë problem të tjera që çdo kush nga ne i has në përditshmërinë e vet. Ai përdoret për të larguar milingonat. Është një metodë efikase që funksionon. Mund të hiqni aromat e këqija të frigoriferit duke vendosur në një tas pluhur kafeje dhe ta lini aty për dy ditë. Një metoda e njëjtë mund të përdoret edhe për këpucët

 

Për të pasur një fytyrë sa më të bukur dhe rrezellitës, ne duhet të përdorim llumin e kafes.

Përbërësit:

2 lugë llum kafeje me 2 lugë pluhur kakao, 2 lugë qumësht apo kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni maskën në fytyrën e lagur dhe masazhojeni mirë. Lëreni të veprojë për 20 minuta.

 

 

 

 

 

 

Vera e kuqe mbron dëgjimin

Vera e kuqe por edhe rrushi i kuq kanë në përbërje të tyre një substancë që ndihmon në mbrojtjen e dëgjimit, që quhet resveratrol. Ky ishte rezultati i një studimi kërkimor të kryer nga spitali “Henry Ford”. Gjatë eksperimenteve të bëra tek minjtë, u arrit në përfundimin se kur minjve u jepej kjo substancë, para se ata të ekspozoheshin në një ambient me zhurmë të fortë, vuanin më pak dhe kishin rezultate më të mira për të mos humbisnin dëgjimin nga zhurmat e forta. Resveratroli është një substancë e fortë kimike që mblodh flegmonet që lidhen me humbjen e dëgjimit. Gjithashtu, kjo substancë, thonë shkencëtarët, ka treguar se ka edhe cilësi antiplakjeje. Humbja e dëgjimit për shkak të ekspozimit në zhurmë të fortë, shkakton: – dobësi të dëgjimit natyral – probleme në komunikim – vështirësi në gjumë – rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës Bëhet me dije se 150 ml verë e kuqe përmban nga 0.30 në 1.07 mg resveratrol. Pra, nëse vera e kuqe dhe rrushi konsumohen me masë, e ndihmon organizmin dhe parandalon probleme të ndryshme .

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency