Papa Françesku, stili i ri dhe çështje të vjetra

0
131

franceskuChristoph Strack

Deutsche Welle

 

Ai nuk banon në pallatin apostolik në sheshin e Pjetrit. Edhe 100 ditë pas zgjedhjes. Papa Françesku dëshiron të qëndrojë në shtëpinë e miqve në Vatikan, Santa Marta. Aspekti i veçantë i këtij vendimi nuk vlerësohet aq lart sa duhet. Kush do të kishte thënë tre muaj më parë se së shpejti do të vijë një papë i ri, i cili do të ndryshojë zakonet e konsideruara të vetëkuptueshme në Vatikan, do të ishte konsideruar i marrë, e madje do të ishte damkosur si kritik militant i Kishës Katolike. Por vetë Françesku thotë se duhet të jetë mes njerëzve, pallati papnor është për të shumë i izoluar. Dhe flet për shembullin e Jezusit si “mjeshtër i varfër”.

Shumë shpejt pas zgjedhjes së Papës, qarkullonte një citat i Françeskut, i cili thotë shumë me fjalët: “Karnevali mori fund”. Ky njoftim nuk ka parasysh vetëm rrobat me stofra të çmuara apo këpucët e shtrenjta të kuqe të papës. Dhe me siguri nuk ka të bëjë as me paraardhësit e tij, por njofton në përgjithësi një seriozitet të ri.

Në shfaqjen e tij të parë pas zgjedhjes 100 ditë më parë, Papa tha se vjen “thuajse nga fundi i botës”. Për të është e huaj mënyra se si e shohin postin e Papës pjesë të caktuara të aparatit të Vatikanit. Ndryshe nga ata, kreu i Kishës, ish kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio, e sheh veten më shumë si një “ipeshkv të Romës”, pranë njerëzve, se sa si një “papë” të largët. Kësaj i shtohet edhe zgjedhja e emrit, Françesku i madh. Ai nënkupton më shumë se thjeshtësinë në paraqitje apo perspektivën për të varfrit. Pasi Françesku i Asizit ishte në shekullin e 13-të, në mënyrën e tij, një revolucionar i paparashikueshëm.

 

Këndvështrim i veçantë

Ngadalë këndvështrimi po ndryshon nga aspektet e jashtme tek më shumë vëmendje për përmbajtjen e deklaratave. Papa i ri bën thirrje për një reformë të sistemit global ekonomik dhe fshikullon ekzagjerimet në tregjet financiare. Ai ankohet për një kulturë të mirëqenies, sundim të konsumit dhe “kulturë të shpërdorimit”. Ngjashëm duhen parë edhe kritikat e tij të shprehura në kontekst biblik, për t’u rikthyer në thelbin e mesazhit kristian. Kisha përfaqëson shfaqjen e Perëndisë si njeri i vdekshëm dhe “skandalin e kryqit”. Ajo nuk duhet t’i përshtatet botës. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Françesku e sheh botën nisur nga njeriu konkret. Si jezuit ai sigurisht që njeh edhe edhe tradita dhe sisteme të tjera teologjike. Ky stil karakterizon edhe predikimet e tij. Orientuar në rrëfimet biblike, ato duken të devotshme dhe mjaft të gjalla, deri me karakter anekdotash të improvizuara.

100 ditë pas fillimit të papatit të Françeskut është e qartë se shumë gjëra do të ndryshojnë në sistemin e Kishës Katolike, në paraqitjen e saj me jashtë. Por se çfarë drejtimi kanë zhvillimet, nuk dallohet ende. Duket megjithatë se reformat në disa pjesë thelbësore të doktrinës katolike, si p.sh. një rol më i fortë i grave në kishë apo heqja e celibatit, reforma që përkrahen nga shumë evropianë, nuk do të jenë pjesë e këtyre zhvillimeve.

 

Reformim, po si?

Ndër imazhet që mbeten nga javët e para bëjnë pjesë dy takimet e Françeskut me paraardhësin e tij Benedikt. Ishin skena të rëndësishme pasi simbolizojë diçka deri tani të papërfytyrueshme: një papë të Kishës Katolike romane dhe paraardhësi i tij të bashkuar në lutje dhe bisedë.

Ashtu si dhe më parë pritjet për një reformë të Kuries së vjetruar mbeten të larta. Aktualisht në këtë aparat punohet duke anashkaluar njëri-tjetrin, ose kundër njëri-tjetrit. Ka pretendime për pushtet kundrejt pjesës tjetër katolike të botës. Vatileaks dhe skandalet e bankës së Vatikanit janë simbole të këtij sistemi të vjetruar.

 

Në vjeshtë priten sinjale për drejtimin

Françesku mbështetet në një rrugë krejt të vetëm për ndryshime. Në mes të muajit prill ai ngriti një komision me tetë kardinalë nga të gjitha kontinentet, i cili duhet të iniciojë një reformë të gjithë aparatit të pushtetit në Vatikan. Në instancën e drejtuar nga kardinali honduras Oscar Rodriguez Maradiaga, bën pjesë ndër të tjera kardinali mynihas Reinhard Marx, por vetëm një kardinal nga Kuria. Takimi i parë i këtij komisioni në fillim të tetorit do të tregojë më konkretisht se ku synon ta çojë Kishën Katolike dhe qendrën e saj “ipeshkvi i Romës”. A ka ai forcë të mjaftueshme për ndryshime më të thella? Edhe Françesku ka një dritare shumë të vogël kohore për të iniciuar dhe zbatuar reforma. Papa nga Argjentina është tashmë 76 vjeç.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency