Ekonomia artizanale, 230 milionë lekë për të hapur vende të reja pune

0
173

 Ervin Kaduku

ekonomiaStrategjia parashikon krijimin e Fondit Grant për mbështetjen e 230 bizneseve kreative, sidomos në fushën e artizanatit, që pritet të realizohet përmes programeve për zhvillimin e tyre, nxitjen e sipërmarrjes nga gratë si dhe me programe nxitëse të sipërmarrjes nga të rinjtë

 

Ekonomia artizanale apo kreative, një sektor ekonomik me potencial zhvillimi në ekonominë lokale, rajonale, kombëtare dhe krijimin e vendeve të punës, po vlerësohet me përparësi nga ministria e Ekonomisë në planet afatmesme. Sipas një studimi të GIZ, kontributi i ekonomisë kreative në Shqipëri llogaritet përafërsisht rreth 0.5% – 1% të PBB-së. Sot ky sektor ofron rreth 3.500 vende pune ku 56% e të punësuarve janë gra, të cilat mbisundojnë në fushën e veshjeve me rreth 90% dhe 78% me punët e dorës.

Një pjesë e madhe e të punësuarve në këtë ekonomi janë në sektorin e artizanatit me 37%.
Nisur nga fakti se në shumë vende të zhvilluara kjo lloj ekonomie kontribuon me rreth 3% të PBB-së, ministria e Ekonomisë ka përfshirë sektorin e ekonomisë kreative dhe artizanale në strategjinë e zhvillimit të biznesit 2013-2020 bashke edhe me rrugët e zhvillimit të tij.
Për të nxitur zhvillimin e tyre me synim, rritjen e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme dhe krijimin e vendeve të punës në sektorin e artizanatit, strategjia parashikon mbështetje financiare nga qeveria dhe nga donatorët, nga pritet të garantohet sigurimi i zhvillimit të produkteve, marketingut, kualifikimit dhe ndërtimit të kapaciteteve që përfaqësojnë sektorin kreativ artizanal.

 

Plani
Strategjia parashikon krijimin e Fondit Grant për mbështetjen e 230 bizneseve kreative, sidomos në fushën e artizanatit, që pritet të realizohet përmes programeve për zhvillimin e tyre, nxitjen e sipërmarrjes nga gratë si dhe me programe nxitëse të sipërmarrjes nga të rinjtë etj. Programi për të mbështetur ekonominë artizanale kap vlerën 230 milionë lekë.
Ndërsa programi për mbështetjen e grave në biznes sipas planit të strategjisë parashikon fondin prej 85 milion lekë, që do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Sipas indikatorëve të strategjisë, në këtë fushë synohet që të arrihen synimet për periudhën 2013-2020 përmes përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit.
Strategjia parashikon që në fund të vitit 2020 për SME-të inovative dhe sipërmarrjet të krijohen 3 inkubatorë teknologjik të biznesit, 6 klastera të rinj, të mbështetjen 300 biznese me informacione e grante për inovacionin. Gjithashtu në këtë strategji, përfshihet dhe krijimi i një programi me 1000 biznese, ku 100 biznese të udhëhequra nga gratë do të mbështeten përmes kredive me interesa të ulëta, 400 biznese të reja (start up) etj.
Strategjia përfshin dhe krijimin e fondit me grante për mbështetjen e 230 bizneseve kreative, sidomos ato në fushën e artizanatit.

 

Strategjia

Strategjia parashikon që në fund të vitit 2020 për SME-të inovative dhe sipërmarrjet të krijohen 3 inkubatorë teknologjik të biznesit, 6 klastera të rinj, të mbështetjen 300 biznese me informacione e grante për inovacionin. Gjithashtu në këtë strategji, përfshihet dhe krijimi i një programi me 1000 biznese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency