Sondazh i Albanian Democratic Insitut për zgjedhjet

0
149

sondazhiKoalicioni i djathtë merr 45.6 %, koalicioni i majtë vetëm 40.9 %

“Partia Demokratike, gjithashtu kryeson ndaj Partisë Socialiste të marra individualisht, 38.5% me 34.2%”

Instituti Demokratik Shqiptar publikoi dje rezultatet e një sondazhi të ri të kryer me një kampion  prej 1.000 personash me të drejtë vote për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 23 Qershorit. Sondazhi arrin në përfundimin se Koalicioni i Partisë Demokratike kryeson ndaj Koalicionit të Partisë Socialiste 45.6% me 40.9%, dhe 4.7% ishin të pavendosur. Aleanca Kuq e Zi (AK-ja) mbështetet nga 4.4% dhe Fryma e Re Demokratike (FRD-ja) 3.3%, dhe 1.1% thanë se mbështesin kandidatët e pavarur. Përfundimet e sondazhit tregojnë një rënie prej 10% të mbështetjes ndaj koalicionit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI-së) krahasuar me 2009, ku koalicioni i Partisë Socialiste mori 45.34% të votave dhe LSI 5.56% të votave. Partia Demokratike, gjithashtu kryeson ndaj Partisë Socialiste të marra individualisht, 38.5% me 34.2%, dhe 4.6% të pavendosur. AK-ja ka një mbështetje prej 4.4%, LSI-ja 3.7%, FRD-ja 3.3%, PDIU-ja 2.6%, Partia Republikane 1.8%, PBDNJ-ja 1.4%, PDK-ja 1.4%, LZHK-ja 1.2%, PSD-ja. Ndërkohë Kryeministri Sali Berisha ka një pëlqim në total prej 59.7%, ku 19.9% e të anketuarve kanë një përshtypje “të mirë për të, dhe 39.8% kanë një përshtypje “shumë të mirë”. Ndërsa Kryetari i Partisë  Socialiste Edi Rama ka një pëlqim në total prej 56.3%, ku 24% kanë një përshtypje “të mirë” dhe  32.3% kanë një përshtypje “shumë të mirë” për të. Nga ana tjetër, 57.1% mbështesin punën që Sali Berisha bën si Kryeministër, ku 31.7% thonë se e “mbështesin shumë” punën që ai po bën dhe 25.4% thjeshtë “e mbështesin.” Ndërsa punën e Edi Ramës si Kryebashkiak të Tiranës e mbështesin 46.1%, ku 23.7% thonë se e “mbështesin fuqishëm” punën e tij dhe 22.4% thonë thjeshtë “e mbështesim” punën e tij si Kryebashkiak”.  Në çështjen e taksave, 52.3% e të anketuarve preferojnë taksën e sheshtë, ndërkohë që 41.2% preferojnë taksën progresive. Shumica e të anketuarve besojnë se vendi po shkon një drejtimin e duhur, ku 57.2% e të anketuarve thonë se vendi po shkon në drejtimin e duhur ndërsa 42.8% thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Për çështjen e ekonomisë, 47% e të anketuarve thonë se ajo është përmirësuar në katër vitet e fundit, ndërkohë që 34.8% e tyre thonë se ekonomia është përkeqësuar dhe 17.5% thonë se ajo ka mbetur e njëjtë. Fondacioni që kreu sondazhin për zgjedhjet e 23 qershorit, “Albanian Democratic Insitute” e bazon veprimtarinë e tij në promovimin dhe ndërgjegjësimin e Shoqërisë Shqiptare për një zhvillim cilësor dhe të kualifikuar të proceseve demokratizuese në vend si dhe sensibilizimin e shoqërisë për rolin e saj në këto procese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency