Kreu i Bashkisë Kamëz Mziu: Rama jo i denjë për kryeministër, përdori termin bathorizim

0

 

Loading...

xhelal-mziuKryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka reaguar dje lidhur me deklaratat që kreu i PS-së Edi Rama bëri në mitingun përmbyllës në Kamëz. Sipas tij, kryesocialisti ka përdorur një fjalor jo të denjë për një politikan. “Edi Rama në mitingun që mbajti në Kamëz, nuk iu nda gjuhës së tij, që vetëm e një kryeministri të ardhshëm nuk mund të jetë. Duke përdorur një fjalor aspak të denjë për një qytetar, jomë për një politikan e njeri që pretendon të drejtojë qytetarët nesër, Rama përdori fjalë nga më fyeset në adresë të qeverisë qendrore dhe vendore (si p.sh. injorantë), thjesht duke përmendur fjalën integrim të shkruar gabim në një tabelë, kur ai vetë këtë fjalë e ka degdisur në errësirat e shpirtit, duke e bërë kurban për ambiciet e tij personale për një karrige, duke e bllokuar procesin e integrimit tri herë radhazi”, u shpreh Mziu. Më tej, ai nënvizo në reagimin e tij se Rama duke mos gjetur çfarë të thotë tjetër para qytetarëve të mbledhur, iu kundërvu qeverisjes demokratike, teksa e akuzoi se ka përdorur në kontekstin negativ termin “bathorizim”. “PD e cila bëri që të gjithë shqiptarët të lëvizin të lirë në Evropë, të jenë një hap drejt integrimit evropian në një kohë kur ai i ka përdorur ndasitë, si në rastin e fjalimit të tij në Vlorë, ku përmendi termin bathorizim. Ai u premtoi legalizimin, falas, për katër vjet; premton ta bëjë Kamzën si Tirana e bunkerizuar e tij 11-vjeçare, e cila po harrohet, qëkur erdhi Lulzim Basha në krye të bashkisë së saj. Premton një linjë urbane, kur ishte ai vetë në krye të Bashkisë së Tiranës kur u nda linja e Kamzës”.

Loading...