Agjencia “Moody’s” vlerëson të qëndrueshme situatën ekonomike në Shqipëri

0
132

moodysMë 17 qershor 2013, agjencia e vlerësimit të kreditit të korporatave dhe vendeve sovrane, “Moody’s”, ka vlerësuar Shqipërinë më gradën “B1” si dhe ka vlerësuar një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë. Kjo është një dëshmi e padiskutueshme e besueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe në një kohë kur Evropa dhe rajoni vazhdojnë të përjetojnë goditjet e krizës financiare me problematikë e pasoja shumë komplekse.

Një vlerësim i tillë përçon sinjale pozitive dhe në të njëjtën kohë është dëshmi e besueshmërisë së vendit për stabilitetin makroekonomik, politikat dhe reformat ekonomike në mbështetje të biznesit, përmirësimit të mjedisit fiskal dhe vazhdimësisë së reformave në vend. Biznesi dhe investitorët e huaj gjejnë një lexim të qartë në këtë vlerësim për të orientuar vendimmarrjet e tyre, vazhdimësinë e politikave probiznes të qeverisë në një kohë kur diskutimet për politika të caktuara janë nga më të ndryshmet.

Thjesht, rikonfirmohet qartësia dhe pozitiviteti me të cilët politikat ekonomike i qasen këtij realiteti dhe sfidave e pozicionit të Shqipërisë në rajon.

“Moody’s” evidenton dhe vlerëson faktin se Shqipëria u rezistoi fuqishëm presioneve të krizës financiarë në Evropë dhe më gjerë, duke menaxhuar të ketë rritje ekonomike dhe reforma të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Po kështu, vlerëson progresin drejt proceseve integruese të vendit e sidomos ligjet e miratuara së fundmi. Ndërkohë, vlerësohet fakti që qëndrueshmëria makroekonomike e vendit ka qenë pozitive dhe potenciali për rritje ekonomike do të ketë më shumë materializim gjatë gjysmës së dytë të vitit 2013 e në vazhdim, duke dhënë kështu një optimizëm realisht të bazuar.

Vazhdimësia e progresi i reformave e përmirësimeve në disa sektorë, forcimi i mëtejshëm i institucioneve do të ishin drejtimet – thekson “Moody’s”, që do të sillnin jo vetëm materializim të potencialit ekonomik, por edhe rritje të mëtejshme të vlerësimit të kreditit të vendit.

Ky vlerësim i sotëm është edhe një inkurajim për Shqipërinë që me politikat makroekonomike e fiskale qartësisht vërteton doktrinën dhe filozofinë mbi të cilën qeveria shqiptare ndërton politikat zhvillimore afatgjata të vendit, duke përballuar më sukses presionet dhe efektet që sjell kriza financiare, duke mbajtur në krye të axhendës çështjen e integrimit evropian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency