PD miting përmbyllës në Gjirokastër dhe Vlorë Berisha: Rama kundër integrimit, vlerave familjare dhe punës

0
119

Ina Jano

15357Berisha ne Gjirokaster

Familja është familje për të gjithë njerëzit në çdo komb. Këtë vlerë se kanë vetëm ata që ndahen dhe martohen përpara çdo fushate, dhe ti i tillë je

Patozi: Edhe djali i Ramës, e ka pranuar se i ati do humbë

 

Nga Gjirokastra, kreu i demokratëve, Sali Berisha deklaroi se minimalisht janë tre vlera që i ndajnë dy alternativat që përballen në 23 qershor. Për shefin e qeverisë integrimi, vlerat e familjes dhe puna janë tre prej atyre gjërave që Rama nuk i ka dhe nuk do që ti ketë. Për zotin Berisha këto janë dallimet kryesore me të cilit ndahet shoku i autobusit mavi.  Për kryesocialistin Rama, Kryeministri kishte disa fjalë të cilat ia adresoi atij, në fjalën përmbyllëse të fushatës elektorale. “Të dashur banorë, këtu Edi Rama u mor gjatë me Sali Berishën, unë nuk ka ndër mend të merrem me të, por para çdonjërit prej jush këtu, para cdo burri e gruaje do i them 3 gjëra. Së pari, Edi Rama dëgjo, me qytetarët e këtij sheshi, shqiptarët, grekë, vllehër, romë të çfarëdo kombësie të jenë më bashkon një ideal i madh, ideali i integrimit evropian, së bashku me ta kemi vendosur firma të mëdha në akte madhore të integrimit të Shqipërisë, ndërsa ti ke bërë gjithçka për të shkelmuar këtë interes jetik të shqiptarëve. E dyta, Edi Rama, me këto gra e burra të këtij shteti, me banorë të Gjirokastrës, shqiptarë kudo janë më bashkon dhe lidh besimi tek një vlerë e madhe, tek vlera e familjes sime e familjes shqiptare, që është për mua, për cdo shqiptar, një burim i pashtershëm burim frymëzimi force për të çuar përpara kauzën e drejtë për të bërë gjithçka për vete dhe shqiptarët. Ndërsa ti shoku mavi ke një rekord, shumë të veçantë, mund të flasësh shumë por e vërteta është se për familjen, ata që ndërrojnë gratë për vota e shtetësira e kanë të vështirë të bindin të tjerët. Së treti, Edi Rama me këta gra e burra këtu, të rinj e të moshuar, të lodhur e të fuqishëm, më bashkon një tjetër vlerë e madhe. Kemi vite që së bashku punojmë për biznese të mëdha, për ujësjellësa më shumë , për shkolla moderne, rroga, infrastrukturë, kurse ti 365 ditë të vitit, 207 ditë nuk ke dalë ndonjëherë në zyrën e punës. Prandaj përpiqesh të ndjellësh vrer, zhgënjim, dëshpërim, të psiqizmit tënd por jo nuk e bën dot ndaj nesh”, – u shpreh Berisha. ky i fundit i përqendruar në fjalën e tij tek kundërshtari i tij politik, nënvizoi se ai është përçarësi më i madh i minoritetit, gjë që nuk duhet të jetë e tillë. “Pyeteni pak “mamuthin” e korrupsionit se çfarë e lidh me Gjirokastrën? Pse nuk ndejte në Sarandë? A ka dhe atje minoritarë? Apo e kanë marrë vesh se ti je “Falls”, minoritar? Nuk shkove dot në Sarandë se vodhe tollonat e të gjithë qarkut, akcizën e naftës, dhe të kanë vënë vizë. Edi Rama është përçarësi më i madh i minoritetit dhe minoriteti duhet të jetë i bashkuar në interesat e tij më të mira në rrugën e tij drejt prosperitetit, punësimit dhe integrimit”, – shtoi zoti Berisha.

Vlora

Edhe qyteti bregdetar i Vlorës, ishte i zgjedhur i selisë blu, për të mbyllur fushatën elektorale për këtë vend. Ashtu siç nuk kishte ndodhur më parë, takimi elektoral filloi më nje këngë të grupit polifonik të Himarës, të cilët i kishin kushtuar Kryeministrit Berisha dhe një këngë, ndërsa më pas aktiviteti vijoi si normalisht. Me pankarta “Doktori KO Piktorit”, qytetarët e Vlorës, mikrpritën uraganin blu, duke i dhënë PD-së mbështetjen maksimale për këto zgjedhje. Liderit demokrat Berisha, ju rezervua një pritje madhështore në Vlorë, madje me bindje mund të thuhet se ky ishte një prej mitingjeve që do të mbahen mend më shumë, për atmosferën e krijuar në sheshin kryesor të qytetit. Kreu i PD-së së këtij qytetit, Astrit Patozi tha se edhe djali i Ramës e ka pranuar që i ati i tij do ti humbë zgjedhjet. Kreu i selisë blu pohoi se të gjithë shqiptarët duhet të përqafojnë alternativën e djathtë, ndërsa shtoi se alternativa mavi është ajo e mohimit, e bllokimit. Gjithashtu zoti Berisha u ndal edhe në fyerjet që Rama ka bërë për të gjithë Vlorën, ndërsa shtoi se për këtë qytet është një ofendim i madh që ka sjellë në Vlorë Koço Kokëdhimën, një njeri që për shefin e mazhorancës nuk e do as fshati i tij pasi ka vjedhur paratë e rrugës. “Ke sjellë në Vlorë rrezikun më të madh sa i përket pangopshmërisë”, – u shpreh Kryeministri. Ai tha se nuk donte që të merej me çështje private, megjithatë disa fjali ja rezervoi, liderit socialist. “Në këto 20 vjet në politikë kam qenë president, kam qenë dhe jam Kryeministër, jetoj në një apartament 125 m katror, sepse rroga ime aq e përballonte, kurse ti ke një vilë 57 metra të gjatë dhe një pallat 5 katësh të padeklaruar dhe pyetja ime është se me se i ndërton. Familja është familje, në çdo komb, është vlerë më supreme dhe me këtë vlerë bashkohen të gjithë shqiptarët, pa parti dhe çfarëdo që ata janë. Këtë vlerë se kanë vetëm ata që ndahen dhe martohen përpara çdo fushate dhe ti i tillë je,” – shtoi udhëheqësi i selisë blu.

 

 

Duka: Ka ikur koha e idealizmit, votohet njeriu
Kryesuesi i listës së Partisë Republikane në Durrës, Agron Duka ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Vllazërim. Duke ju referuar përgatitjes së listave për deputet, Duka tha se ka ardhur koha të lihen idealizmat dhe të votohet njeriu që jep dhe ka dhënë kontributet. “Unë gjykoj dhe mendoj se tashmë ka ikur koha ku vota të bazohet vetëm në orientimet politike, por njerëzit sot duhet të shohin më tepër njeriun sesa rrymën politike sepse po të shikojmë të dy kahet politike, programet e të dy kaheve, shikojmë që ka pothuajse të njëjtat gjëra si nga njëra palë dhe nga tjetra”, është shprehur kandidati për deputet. Duke dëgjuar problemet e banorëve për dritat, ujin e pijshëm dhe infrastrukturën, Duka tha se “jam shumë i lumtur që marr përsipër të sfidohem me votuesit e mi. Marr përsipër ti përfaqësoj ata në parlament. Unë nuk dua të emërohem pasi një ofertë të tillë e kam pasur dhe e kam refuzuar, kështu që unë do ju bëja thirrje që për atë CV politike që kam qoftë si politikan, qoftë si biznesmen, qoftë si përfaqësues i sportit të më besoni votën tuaj. Mandati im do të jetë i të gjithëve, të majtëve dhe të djathtëve”. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Vllazërimit, Duka është ndalur edhe në nevojën që ka sporti për një ligj të ri. “Unë kam qenë një nga ata që kam thënë gjithmonë dhe do ta them edhe në të ardhmen që të bëhet ligji për sportin pasi me këtë ligj që ekziston është shumë e vështirë që sporti të ecë përpara. Tashmë ka vetëm donator si në sporte individuale dhe në ato kolektive”, – është shprehur Agron Duka, kryesuesi i listës së PR-së në qarkun e Durrësit.

 

Deklarata

Topi: Kjo java më e rëndësishme

Në vazhdim të takimeve zgjedhore në kuadër të fushatës zgjedhore Fryma e Re Demokratike, zhvilloi dje një takim me qytetarët në Gjirokastër. Nga ky qytet kryetari i FRD bëri thirrje gjithë shqiptarëve që një javë para zgjedhjeve të 23 qershorit, të intensifikojnë në maksimum takimet, të tërheqin dhe të bindin sa më shumë njerëz që mbështesin alternativën e FRD-së duke i shndërruar 7 ditët deri në 23 qershor javën më të rëndësishme në vendimmarrjen e tyre. Më tej ai foli për traditën dhe vlerat historike të Gjirokastrës ndërkohë që akuzoi qeveritarët për mungesë vëmendjeje dhe projektesh për restaurimin dhe mbrojtjen e objekteve historike të këtij qyteti. Topi tha se FRD shkon në zgjedhje me një bilanc shumë interesant: “Ajo është një forcë me moral dhe dinjitet, ajo ndëshkon dhe i qëndron larg abuzimeve dhe konflikteve”. Edhe nga Gjirokastra kryetari Topi sulmoi ashpër PD-në që siç tha ai: “Është e ngjashme me partitë e majta sepse ka jo vetëm element të programit të së majtës por edhe kandidatë emblemë të së majtës tradicionale në Shqipëri”.  “Pas 23 qershorit tha Topi, Fryma e Re Demokratike do të jetë faktori më i rëndësishëm i vendimmarrjes parlamentare, e cila do të kushtëzojë çdo bashkëpunim me zbatimin e çdo pike të programit të saj. Ne shpresojmë vazhdoi ai që moderatori i parlamentit të ardhshëm të mos persekutojnë, ironizojnë përçajë dhe diktojnë deputetët, por të jetë një politikan i moderuar”, – tha ai. Duke përfunduar ai ftoi gjirokastritët të vlerësojnë siç duhet momentin e pjesëmarrjes në votime, sepse sa më e lartë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje aq më e shumtë do të jetë vota pro FRD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency