Basha: Më 23 qershor, shqiptarët do ta nxjerrin nga politika Edi Ramën

0
147

Gestjana Musha

basha

Përfundon rruga “Robert Shvarc” , Basha: Provë bashkëpunimi bashki- qeveri

“Tapitë në shtëpi, aplikuesve për legalizim”

 

Ikën apo nuk ikën nga Shqipëria, këtë e di vetë, por nga politika do të nxjerrin më 23 qershor qytetarët demokratë dhe socialistë, për bojkotet, bllokimet dhe zullumet që u ke varur në qafë, plot 11 vjet. Ky ishte premtimi i Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha për ish-kryetarin e bashkisë Edi Rama. Në një takim me banorë të Paskuqanit, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka akuzuar dje ish – kryetarin e Bashkisë Edi Rama, se nuk ka bërë asgjë për legalizimin në 11 vjet, nuk ka shtruar asnjë rrugë në zonat e banuara nga të ardhurit, duke prishur shtëpitë nga fadromat. “Çoroditja e ish – kryetarit ka filluar të marrë  përmasa epike. Pse flet për legalizimet dhe sa i besueshëm je, kur tek Bregu i Lumit çove fadromat dhe i kërcënove se do u prishje shtëpitë?! Kur qeveria bëri ligjin e legalizimeve, ti refuzove të merrje përgjegjësi  si Bashki e Tiranës. Një rrugë nuk ua shtrove për 11 vjet.”-është shprehur Lulzim Basha. Kreu i Bashkisë së Tiranës është angazhuar personalisht, që pushteti vendor t’u çojë në shtëpi tapitë, atyre që kanë aplikuar për legalizim duke i garantuar banorëve të  qarkut të  Tiranës, se procesi i legalizimit nuk do të ketë kthim pas, siç dëshiron Edi Rama. “Unë,  me përgjegjësi të plotë, ju deklaroj se  për çdo banesë të qarkut të Tiranës, jo vetëm  procesi i legalizimit do të ecë përpara dhe nuk ka njeri ta kthejë pas, por ju garantoj se procesi i legalizimit do të përfundojë  dhe se unë personalisht  do të kujdesem që qytetarët t’i marrin tapitë e tyre, jo në zyrë por t’ua sjellë në shtëpi pushteti vendor,” – theksoi Basha. Kryetari i Bashkisë së Tiranës foli dje gjithashtu dhe për arritjet infrastrukturore në njësinë bashkiake numër 5. Duke theksuar dhe njëherë arritjet e bashkisë për një mirëqenie më të mirë, duke sjell rrugë të reja sipas standardeve evropiane.

 

Rruga “Robert Shvarc”

 Me një investim prej 24.3 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka sjellë dje një standard të ri në punimet infrastrukturore për banorët e rrugës “Robert Shvarc”, në njësinë bashkiake numër 5. Rruga ka gjerësi totale 9 metra, trotuare për kalimin e këmbësorëve, me gjerësi nga 1.5 metra, ndriçim dhe gjelbërim (janë mbjellë 90 fidanë pemë). “Rruga ka përfunduar dhe s’ka nevojë për shumë fjalë, sepse veprat flasin vetë. Këtë rrugë merreni vetëm si një provë, se çfarë mund të bëjmë ne të gjithë së bashku, kur funksionon marrëdhënia qytetar-bashki-qeveri,”- ka theksuar kryetari i bashkisë Lulzim Basha. Është ndërtuar sistemi i ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, spostimi i linjave elektrike dhe shtyllave të tensionit, punime linja rezervë për fibra optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore. Muret rrethuese të shtëpive janë zëvendësuar me kangjella, duke sjellë një pamje të re për këtë zonë. “Me kalimin e provës së radhës, të jeni të sigurt që kjo lagje e cila ka probleme të mëdha dhe të trashëguara infrastrukture, cep më cep do ketë fatin e kësaj rruge, në infrastrukturën nëntokësore, mbitokësore, në hapësira të gjelbra, në gjelbërim anës rrugës, në trotuare, në ndriçim! Kusht është që marrëdhënia e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit qytetar-bashki-qeveri të vazhdojë dhe jam i sigurt që do të vazhdojë, sepse interesi i të gjithëve është që ne të kemi këtë infrastrukturë anembanë kësaj lagjeje të Tiranës dhe gjithë qytetit tonë” – u shpreh kreu i Bashkisë Lulzim Basha.

 

Zbulim ri për SIDA-n, “tene-fovir” përgjysmon rastet

SHBA – Një studim i ri tregon se injektimi tek përdoruesit e drogave intravenoze i një sasie ilaçi të SIDA-s mund të përgjysmojë numrin e të prekurve me virusin HIV. Studimi 4-vjeçar, i publikuar në revistën mjekësore Lancet, u krye me 2 mijë e 400 përdorues të drogës në Tajlandë, persona që merrnin droga me injektim, si heroina. Mes personave që ju dha një dozë e përditshme ilaçi antiretroviral të SIDË-s, teno-fovir, vetëm 17 nga 33 pacientët që morën ilaçin qetësues dhe të padëmshëm, u prekën nga virusi HIV. Analiza të mëparshme me ilaçin e SIDA-s tene-fovir, po ashtu ishin të suksesshme në pakësimin e rasteve të virusit HIV mes çifteve të homoseksualëve dhe heteroseksualëve, mes të cilëve njëri prej partnerëve ishte i prekur nga virusi HIV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency