Tokat, procedurat e reja për të marrë me qira

0
137

Driçim Çaka

tokaMë shumë pikë për individët që investojnë me makineri të reja

Vlera më e lartë e ofruar 30 nga 100 pikët e mundshme

 

Qeveria ka ndryshuar procedurat për marrjen me qira të tokave. Kështu, duke filluar nga data 25 qershor, individët të cilët dëshirojnë të marrin toka me qira nga shteti, duhet të plotësojnë një sërë kriteresh. Teknologjia që do të aplikohet në kultivimin e bimëve do të jetë kriteri i parë për të marrë tokë nga shteti. Të një rëndësie të veçantë do të jenë dhe kriteret ekonomiko-financiare ku bëjën pjesë: investimet totale, investimet kryesore mbi infrastrukturën (kullim, ujitje, sistemim etj.) si dhe vlera e qirasë vjetore të ofruar. Vlera e qirasë së ofruar është vlera që paguan qiramarrësi për përdorimin e tokës bujqësore në pronësi të shtetit. Vlera e saj shprehet në lekë për hektar në vit. Vlera më e lartë e ofruar do të vlerësohet me maksimumin e pikëve.

Shpjegimi i kritereve

Pajisje dhe makineri e re nënkupton që në realizimin e projektit do të përdoren makineri dhe pajisje që janë tërësisht të reja. E përdorur nënkupton që në realizimin e projektit do të përdoren makineri dhe pajisje që janë të përdorura.

Niveli i mekanizimit nënkupton nivelin e përdorimit të mjeteve të mekanizuara në kryerjen e proceseve të punës. Mekanizim i plotë nënkupton që të gjitha proceset e punës që nevojiten për zbatimin e teknikave të mbjelljes, kultivimit dhe vjeljes kryhen me mjete të mekanizuara. Mekanizim i pjesshëm nënkupton që proceset e përgatitjes së tokës dhe disa shërbimeve gjatë kultivimit kryhen me mjete të mekanizuara. Mekanizim i ulët nënkupton që vetëm punimet përgatitore të tokës për mbjellje kryhen me mjete të mekanizuara. Varieteti i materialit mbjellës me potencial të lartë prodhues vlerësohet me maksimumin e pikëve.

Vlera e investimit total, e shprehur në planin e biznesit, shpreh vlerën totale në lek për hektar, të investimit të nevojshëm për realizimin e projektit. Vlera më e madhe e investimit do të vlerësohet me maksimumin e pikëve. Vlera e investimit në infrastrukturë shpreh vlerën në lek, të investimit të nevojshëm në infrastrukture, ku përfshihen: sistemim sipërfaqësor, parcelim, masat për kullim, rrugë të brendshme, kanalizim, masat për mbrojtje nga erozioni, masat për ujitje. Vlera më e madhe e investimit në infrastrukturë do të vlerësohet me maksimumin e pikëve. Afati i realizimit të investimit është periudha nga hyrja në fuqi e kontratës së qiramarrjes deri në momentin e realizimit të plotë të investimit. Afati më i shkurtër i realizimit të investimit vlerësohet me maksimumin e pikëve.

 

 

Sistemi me pikë që ka miratuar qeveria

i) Teknologjia që do të aplikohet në kultivimin e kulturave:                                         30 pikë

a) Pajisje dhe makineri                                                                                           10 pikë

– e re

– e përdorur

b) Niveli i mekanizimit                                                                                            10 pikë

– i plotë

– i pjesshëm

– i ulët

c) Varieteti i materialit mbjellës i vlerësuar me potencial të lartë prodhues              10 pikë

ii) Kritere ekonomiko–financiare                                                                           50 pikë

a) Investimet:

– vlera e investimit total për hektar (lekë/ha)                                                                   10 pikë

– vlera e investimit infrastrukturor për hektar (lekë)                                                       5 pikë

b) Të tjera

– vlera e qirasë së ofruar (lekë/ha në vit)                                                                         30 pikë

– kthimi nga investimi – Return on Investment (ROI)                                        5 pikë

iii) Të tjera                                                                                                                  20 pikë

a) Përputhja me prioritetet e politikave të zhvillimit bujqësor                          5 pikë

b) Afati i realizimit të investimit                                                                              5 pikë

c) Bonus për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor                                                       5 pikë

d) Kontributi në rritjen e eksportit                                                                          5 pikë

 

 

Ndryshojnë temperaturat, fillon plazhi

Qindra pushues kane zgjedhur t’u largohen temperaturave të larta duke kaluar fundjavë në freskinë e bregdetit të Durresit. Temperaturat e larta bënë që qindra pushues të dynden drejt plazhit të Durrësit. E gjithë vija bregdetare është mbipopulluar nga qytetarë durrsakë, vizitorë nga vendi, por edhe nga Kosova e Maqedonia. Të ardhur kryesisht nga jashtë vendit kanë vlerësuar natyrën e bukur të bregdetit të Durrësit si dhe kushtet e tjera të nevojshme për të kaluar një fundjavë relaksi. Plazhi i Durrësit ndër vite mbetet një ndër plazhet më të fekuentuara nga mijëra pushues, të cilët e zgjedhin atë jo vetëm për të kaluar fundjaven, por edhe pushimet verore. E njëta gjë është vënë re dhe në plazhet e tjera të vendit ku qindra pushues shëtisnin anës detit. Sipas parashikuesve të motit në ditët në vazhdim pritet të ketë ndryshim temperaturash ku i nxehti do të shtohet sidomos gjatë mesjavës.

 

Në duart e çdo turisti, tashmë guida e plotë e Tiranës

 

Bashkia e Tiranës ka prezantuar Guidën Turistike të Tiranës, e cila nga dita e djeshme është në duart e operatorëve turistikë. Në këtë guidë në gjuhën angleze, turistët do të mund të gjejnë informacionin e nevojshëm gjatë qëndrimit në Tiranë. Pak histori për kryeqytetin, vendet që duhen vizituar dhe monumentet që duhen parë, hotelet, restorantet, qendrat tregtare, aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot dhe një hartë e qytetit. Kryebashkiaku Basha ka shprehur vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të investuar në objekte të trashëgimisë historike dhe kulturore, të cilat janë lënë prej vitesh në harresë, por që janë mjaft tërheqëse për turistët. “Tirana ka shumë për të ofruar dhe angazhimi im, që në fillim të marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë, ishte që Tirana të mos mbetej një pikë automatike e itinerarit të vizitorëve që vinin për të shijuar për shembull bregdetin apo malet, apo destinacionet e vjetra historike si Kruja, Berati, Shkodra por të kthehet në një destinacion të mirëfilltë turistik. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një ambicje apo me një dëshirë të lidhur me bukuritë poetike të Tiranës të cilat ju sapo i referuat, z. Zhiti. Kjo ka të bëjë me një objektiv shumë konkret, me krijimin e mundësive që turizmi në Tiranë të dyfishohet si industri deri në vitin 2015 apo thënë më shkoqur që deri më 2015, industria e turizmit, përmes aktivitetit të saj në Tiranë të mundësojë hapjen e jo më pak se 20 mijë vendeve të reja të punës, në vetë sektorin e saj dhe në të jgithë pjesët e tjera që tërheq pas zinxhir, restorante, hoteleri, biznesin e vogël, dyqanet e shumë e shumë të tjera”, – u shpreh kryebashkiaku.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency