Nga enverizmi te edizmi

0
123

enveriAgim Popoci

 

Horr, mashtrues, hajdut dhe në fund edhe vrasës. Ky ishte Enver Hoxha që erdhi si horr dhe u bë tiran, sundoi për 40 vjet duke sjell një kastë të sojit të vet e cila do t’i shërbejë deri në skadencë, skadencë të cilën do ta përcaktojë ai vetë. Kjo periudhë e turpshme historike e popullit shqiptar, që për nga bëmat e këtij krimineli prodhoi edhe ideologjinë e njohur me emrin “enverizëm”, për fat të keq, nuk po përsëritet por po vazhdon, edhe pse në një formë më të sofistikuar dhe normalisht shumë më të dëmshme; Më të dëmshme sesa kur Enveri ishte i gjallë, dhe, kur Ramizi e trashëgoi. Sot, Edi po e vazhdon.

 

Enverizmi

 

Erdhi nga mali, shndërroi Tiranën në mal dhe instaloi tiraninë në kryeqytetin shqiptar. Gjithçka çfarë ishte krijuar për 30 vjet shkatërroi me një të rënë të lapsit, si me institucione ashtu edhe burime njerëzore, dhe aty ku ishte nevoja përdori edhe kërbaqin.

Quhej Enver Hoxha dhe vinte së bashku me frymën komuniste, e cila si kudo në botë, edhe në krye të shtetit shqiptar, solli një horr. Mashtroi aq sa mund të mashtroi një njeri i këtij niveli, vjedhi aq sa mund të vjedh një njeri për gjysëm shekulli, dhe vrau aq sa mund të vras një kriminel për një periudhë kaq të gjatë. Pa kursyer as më të afërmit e tij, bashkëluftëtarët dhe ata që nuk kishin të bëjnë as me endërrat e kësaj gjallese të Zotit, që për fat të keq, erdhi dhe sundoi në Shqipëri. Kjo klimë ankthi, pasigurie dhe tmerri u quajt “enverizëm” dhe nuk u shuajt me shuarjen e atij që e krijoi.

Albert Ajnshtajn thotë: “Dhuna gjithmonë tërheq njerëzit e moralit të ulët dhe besoj se, pa përjashtim, tiranët gjenial trashëgohen nga horrat.” Kjo ndodhi edhe në Shqipëri, enverizmi vazhdoi dhe u godit vetëm atëherë kur shqiptarët ngelën me stomakun bosh. Hapi krahun me idenë për tu shfaqur pas një konsolidimi ekonomik dhe u ruajt me fanatizëm nga ata që Ajnshtajni i përkufizon. Hapja e krahut ose kalimi i lehtë drejtë demokracisë, që siç thuhet e mundësoi trashëgimtari i tij Ramiz Alia, i shërbeu këtij estabilishmenti për të qëndruar në tregun politic, dhe për tu shfaqur vetëm atëherë kur kushtet ekonomiko-politike do ta lejojnë këtë magji.

Fillimisht kjo ndodhi në copëza artikujsh gazete ku u testua nëse prezenca e tij irriton, i shtohet me kohën kur ai ishte gjallë dhe shqiptarët kishin drita, për tu krahasuar me sigurinë që na paska garantuar ky vrasës, për të publikuar biografi që vetëm biografi nuk është, dhe, më në fund, kur reagimi mungon, do të dal në pah edhe ideja e rikthimit të Enver Hoxhës në vendin e krimit, mu në mes të Tiranës.

Ata që bashkëjetuan me enverizmin, rikthimin e mendojnë si të pamundur, ata që e vuajtën sikur edhe e besojnë, ndërsa të privilegjuarit e kësaj kohe vazhdojnë punën e tyre njëzetvjeçare për ta funksionalizuar idenë dhe kapitalin që kishte krijuar 45 vjeçari i enverizmit, si gjtihmonë, jo për të qenë Shqipëria, por për tu sunduar nga ata që mund të sundojnë.

 

Edizmi

 

Zhvillimi që do të pësoi Shqipëria me enveristët nëpër këmbë do të ndërpritet në mënyrë magjike, do të shkatërrohet gjithçka e arritur në tokën shqiptare ndërkohë enverizmi do të rifutet në qeverisje me orkestrim spektakolar të Ramizit dhe Nexhmijes.

Shembëlltyra e kësaj ideologjie me mungesën e dritave do të bindë shqiptarët se sa mirë që ishim në kohën e Xhaxhit, dhe në spitalet e rrënuara pa ilaçe do të kujtohen “ditët e arta”të enverizmit, ndërsa kjo e fundit, ma hapa gjigand do të fus në jetën shqiptare gjithë kapitalin e vjelur nga ditët e arta të hajdutërisë. Ky sofistikim që mendohet se po përflitej vetëm nëpër kafene, jo që do të rikthehet vetëm si enverizëm por do të vazhdoj aty ku kishte mbetur në vitin 1991.

Në skenë do të dalin bodigardët e estabilshmentit me rrëfimet e tyre, do të ndërthuren me vuajtësit e kësaj ideologjie, për të rritur kuriozitetin e atyre që edhe kishin drita në shtëpitë e tyre, pa frigorifer, bojler dhe kondicioner, ama me nënën parti në ballë. Kur fituan terren prokurorët dhe gjykatësit, do të vazhdojnë punën e tyre aty ku e kishin lën, për të shpikur një të kaluar të domosdoshme por me ligje, dhe duke mbërthyer këtë epokë të errët me qindëra mijëra të zeza nën këtët ideologji që u quajt “enverizëm”.

Ajo që do të vazhdoj, do të jetë një enverizëm shumë më i keq, ata që mendohej se kishin hapur krahun tashmë janë kudo, dhe ata që ishin trajnuar për të zbatuar enverizmin tashmë nuk janë më nxënës por profesionistë të një ideologjie që është shumë më e sofistikuar, dhe po vazhdon brez pas brezi. Këtë do ta paralajmroj Ramizi në mediat e drejtuara nga kupola që vazhdoi aktivitetin, për tu paraqitur në mënyrë spektakolare edhe me Nexhmijen. Kriminelët do të mbushin faqet e gazetave për të treguar se vazhdojnë të jenë aty ku ishin për 50 vjet, dhe ata që nuk do të binden do të arrijnë ti shohin si në partitë politike që i kanë për zemër, universitetet e përzgjedhura private, panairin e librave, dhe së fundi, pse jo edhe me lajmin për tu kthyer aty ku ishte, në qendër të kryeqytetit shqiptar. Biografia e parë nga Blendi Fevziu që do të dal në treg, jo që do të flas për krimet e Enver Hoxhës por do të rikonfimroj se cili është opinioni në reaitetin shqiptar. Dhe, ai do të jetë i frikshëm, si për ata që kishin vuajtur nga kjo epokë, ashtu edhe pasardhësit e tyre që lindën dhe jetojnë të nënshtruar.

Kjo nuk do të mjaftoj që kjo figurë të rikthehet në përditshmërinë shqiptare, dhe testi i rradhës do të bëhet me kryeministrin më criminal që njeh historia shqiptare, Mehmet Shehun. Ky vrasës do të kujtohet në përvjetorin e lindjes së tij, nuk do të flitet për krimet e panumërta por do të kërkohet rehabiliteti i kësaj figure edhe pse aim und të shërbej vetëm për analet e krimit të organizuar dhe atij institucional. Kur kjo përpjekje do të zë vend në të gjitha mediat e mirëkontrolluara nga kjo frymë enveriste, rikthimi do të merr një tjetër trajtë, që lehtësisht do të vlerësohet si vazhdim. Përveç ithtarëve, këtë do ta mundësoi edhe trashëgimitari i kësaj ideologjie, Edi Rama që arriti të krijoi një armatë të tërë militantësh, të cilët jo vetëm që nënshtrohen por edhe heshtin, vetëm armiku të mos vij në pushtet. Kjo do të arrihet në oazën “Bashkia e Tiranës”, përmes praktimit të kësaj fryme për 11 vjet. Dhe jo vetëm kaq! Kjo do të dal edhe nga kontrolli dhe do t’i përshtatet orekseve të zbatuesit në mënyrë të frikshme, duke kaluar në një shkallë shumë më të sofistikuar që tejkalon edhe mendjen enveriste, e që sot lirshëm mund të quhet “edizëm”.

Tridhjetë vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës, atij që krijoi qenien shqiptare që keqtrajtohet, vuan, vritet dhe kërkon Enverin, historia e popullit shqiptar po identifikon frymën e cila erdhi përmes mediave, u fut në të gjitha institucionet shtetërore, pse jo edhe në gjykata dhe polici, me idenë që të sundoj, ndërsa të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë rikthim që në fakt është vazhdim, u thotë se kjo nuk është asgjë tjetër vetëm se një rilindje. Kështu, për shumë arsye, ajo çfarë po ndodhë në Shqipëri nuk mund të thuhet se historia po përsëritet, por, siç thotë Artur Shopenhauer: Historia është vetëm vazhdim i zoologjisë!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency