Standard.al

De Biazi “pedalon” drejt Botërorit: Është një ëndërr

 Përgatiti Altin Vorpsi

Xhani De Biazi është gati per turin e Shqipërisë

Dje numri një i bankinës së Shqipërisë nisi një tur pesëditor çiklistik. De Biazi, para se të niste këtë sfidë të re, u prononcua për mikrofonat e rrjetit prestigjioz italian “Sky”

 

 

Trajneri italian i kombëtares së shqiponjave është duke luftuar për një kualifikim historik në “Brazil 2014”. Këto pesë ditë të gjithë shqiptarët do ta shohin komisarin teknik duke pedaluar me biçikletë nëpër rrugët e vendit tonë. Gjithçka italiani e ka bërë për pasionin që ka ndaj këtij sporti dhe solidaritetit.

 

Endrra

“Kur keni një ecuri të rrjedhshme, gati duke fluturuar, askush nuk do të dëshironte të ndalonte ndonjëherë. Dhe në qoftë se Shqipëria po jeton me ëndrrën e Kupës së Botës, kjo është gjithashtu në sajë të këmbënguljes, aftësisë dhe dëshirës së Xhiani de Biazit, trajnerit italian të shqiponjave që nga dhjetori 2011. Kombëtarja e Shqipërisë është aktualisht në vendin e dytë në grupin e udhëhequr nga Zvicra. Kanë mbetur për t’u luajtur edhe katër ndeshje të tjera kualifikuese, për të arritur diçka historike, për të shkuar në finalet e ‘Brazil 2014’”, – thuhej në shkrimin e publikuar në rrjetin prestigjioz “Sky”.

 

Pasioni për biçikletën

Xhiani de Biazi e ka gjithmonë një nevojë të brendshme për të pedaluar me bicikletë. Eshtë kjo arsye, si dhe nevoja për të përshkruar tejembanë vendin që i ka dhënë atij shumë kënaqësi (dhe e kundërta), që e ka shtyrë trajnerin e shqiponjave të fillojë sot me një grup prej njëzet çiklistësh amatorë (Xhovani Storti i grupit ‘Aldo, Giovanni & Giacomo’ dhe një ish-profesionistë të këtij sporti, Marzio Bruseghin) të përmbushë një udhëtim të vërtetë në Shqipëri. Në shenjë të solidaritetit. Iniciativa, e promovuar nga ‘Bici & Solidarietà’, e titulluar ‘Lëndinat janë në lulëzim’. Në mesin e shumë iniciativave të shoqatës, gjithashtu është edhe një udhëtim i mëparshëm nëpër Shqipëri, i cili ka ndihmuar për të rilyer ndërtesat në Tiranë.

 

Itinerari

Faza e parë e këtij itinerari pedalues me biçikletë është Igumenicë-Kasmil, prej 71 km; pastaj Kasmil-Dhërmi, Dhërmi-Berat, Berat-Elbasan, për të përfunduar me Elbasan-Tiranë. De Biazi do të pedalojë së bashku me grupin e tij për pesë ditë mes rrugëve në Shqipëri. Një shtysë që shkon përtej futbolli, por trajneri De Biazi nuk ndalet. ‘Unë jam një tifoz i sportit të çiklizmit, kjo është e vërtetë. Turneu që do të bëjmë nëpër Shqipëri është edhe një mënyrë për ta njohur këtë vend të jashtëzakonshëm. Ai është diktuar kryesisht nga dëshira për të kontribuar në nismën e këtij grupi miqsh”, – tha De Biazi në intervistën që jep për “Sky.it”.

 

Shqipëria është një vend në rritje, veçanërisht në futboll. Ai e prisnit ta bënit aq mirë detyrën e trajnerit të kombëtares së këtij vendi?

Askush nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që ne mund të arrinim në këtë pikë, për të shpresuar bindshëm se mund të luajmë në finalet e Kupës së Botës 2014. Kjo është ëndrra jonë, është qëllimi ynë. Na vjen keq, ende na djeg ai barazim i javës së kaluar me Norvegjinë, sepse u ndëshkuam në fund të lojës së dominuar nga ne. Por nuk do të heqim dorë.

 

Në çfarë pike është lëvizja shqiptare e futbollit?

Unë definitivisht mund të them se atje është e mirë, me cilësi shumë të mira. Ka djem kaq shumë të vlefshëm që luajnë futboll, por janë të detyruar të paguajnë një mungesë të konsiderueshme terrenesh sportive ku mund të stërviten e trajnohen.

 

A ka kombëtarja shqiptare lojtarë të gatshëm për një ekip të madh?

Ndër të gjitha, unë mund të evidentoj tre emra. I pari është Etrit Berisha, portier i datëlindjes 1989; që luan në Suedi me Kalmarin dhe tashmë do të ishte i përshtatshëm për shumë ekipe. I dyti është Mërgim Mavraj, një mbrojtës klasi, i datëlindjes 1986, që i përket Grojter Fyrtit. Sytë e ekipeve italiane janë tashmë mbi të. Dhe pastaj, sigurisht, s’mund të lë pa iu përmendur Helseid Hysajn, të datëlindjes 1994, që luan me Empolin. Një mbrojtës klasi, i cili është paraqitur aq mirë këtë vit. Ai është tashmë gati për një ekip të madh.

 

Nëse ju do të kualifikoheni për në “Brazili 2014”, do ta mendoni një turne pelegrinazhi me biçikletë?

Kjo është e sigurt! Unë nuk e kam vendosur ende se ku dhe si, por me siguri një ngjarje si kjo e meriton një pelegrinazh.

 

“Gregarët”

Në gjuhën e çiklizmit gregarët janë ata që “çajnë” erën apo rrugën përpara kapitenit të skuadrës. Në rastin konkret Xhiani de Biazi ka dy të tillë që janë shumë të famshëm në vendin e tyre. Flasim për Marsio Brusegin dhe Xhovani Stortin. I pari ka qenë çiklist profesionit. Ai ka milituar me skuadra të mëdha si Banesto, Fassa Bortolo, Lampre-Fondital dhe Caisse d’Epargne. Ndërkohë që ka qenë pjesë edhe përfaqëseuses së Italisë. Sa i përket “gregarit” të dytë edhe ai është një personash i famshëm në Itali. Ndryshe nga Brusegin ai nuk ka qenë kurrë një çiklist profesionit. Është Xhovani Storti një nga elementët që formojnë “triadën” e famshme të aktrimti në Itali, Aldo, Xhovani dhe Xhakomo.

 

 

 

Interesi

Partizani luan “derbin” edhe në merkao, një ish i Tiranës mund të bëhet “i kuq”

Burime pranë drejtuesve të Partizanit nuk dinë të ndalen sa u përket kontakteve me lojtarë të ndryshëm, të cilët kanë në plane t’i afrojnë sezonin e ardhshëm futbollistik. Një prej tyre mësohet të jetë edhe kosovari Florent Aziri, i cili ka luajtur për Tiranën dhe Besën në kampionatin shqiptar, duke bërë edhe paraqitje të mira. Burime pranë këtij klubi, kanë bërë me dije se presidenti i Partizanit, Sallaku i ka bërë një ftesë zyrtare futbollistit nëpërmjet babait të tij, i cili duhet thënë se ka një rol mjaft aktiv në përzgjedhjen e skuadrave për djalin. Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se përgjigja e parë e babait të Azirit ka qenë mjaft pozitive dhe se palët mësohen të kenë një takim të dytë për të biseduar më nga afër dhe ndoshta për të vendosur për firmosjen e një kontrate. Duhet thënë se kjo është hera e parë që Aziri përmendet si alternativë për skuadrën e Partizanit, duke qenë se deri më tani merkato e të kuqve ishte fokusuar më shumë në kampionatin kosovarf dhe atë maqedonas, ndërsa ata që synojnë të kuqtë për brenda vendit vazhdojnë të jenë nën kontratë dhe po presin fundin e Kupave të Europës për t’ju bashkuar “të kuqve”. Pritet se në javët në vazhdim bordi drejtues i Partizanit do të nisë bisedimet me vetë futbollistin për të folur më nga afër për transferimin e tij në kampin “e kuq” dhe kushtet e kontratës që ai do të firmosë. Aziri është një futbollist i lirë që kur u larguar nga Besa në përfundim të fazës së parë të kampionatit. Gjatë kësaj periudhe ai mësohet të jetë stërvitur individualisht në Gjermani dhe sipas burimeve ka një formë të mirë fizike. Trajneri Lika dhe ndihmësit e tij i njohin mjaft mirë aftësitë e mesfushorit, i cili në disa raste është aktivizuar edhe si i avancuar ndaj edhe rikthimi i tij në kampionatin shqiptar është pothuajse i sigurtë. Në gjithë këtë operacion rëndësi ka fakti që drejtuesit e kuq nuk do të paguajnë për kartonin e tij, pasi futbollisti është me parametra zero. Aziri u bë i njohur në kampionatin shqiptar pas paraqitjes së mirë që bëri te Tirana edhe pse largimi prej aty nuk ishte në mënyrën më të mirë të duhur. Më pas te skuadra e Besës, futbollisti nuk qëndroi gjatë dhe tanimë duket i gatshëm për të vazhduar aventurën në Kategorinë Superiore, por ketë herë me Partizanin, i rikthyer pas katër sezonesh në Superiore.

 

Kërkesat

Tirana i tregon Skënderbeut mënyrës si të huazojë Likën

Tek Tirana “çështja Lika” duket se nuk do të ketë një fund të shpejtë. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për huazimin e një lojtari te skuadra e Skënderbeut për të luajtur vetëm ndeshjet e Ligës së Kampionëve situata është shumë e ndërlikuar dhe nuk besohet se do të ketë një zgjidhje të lehtë. Mësohet se dje, drejtuesit e Tiranës i kanë treguar mënyrën Skënderbeut se si mund të bëjë për vetë shkodranin. Kërkesa e parë është pagesa e dy rrogave të prapambetura që klubi bardheblu i ka futbollistit në një shifër totale prej 19 milon lekësh, duke qenë se rroga e Gilman Likës është 9 milion e gjysmë lekë të vjetra në muaj. Kësaj shifre drejtuesit bardheblu mësohet t’i kenë shtuar edhe 5 mijë euro, që i duhen paguar klubit të Tiranës për transferimin e lojtarit. Pra në total nëse transferimi i mesfushorit, më të kërkuar të momentit do të realizohet, ai pritet t’i kushtojë skuadrës së Skënderbeut, jo pak por 26 milion lekë të vjetra. Në një situatë të tillë, Tirana nuk do të kishte më asnjë borxh futbollistit shkodran, madje do të përfitonte edhe nga transferimi i tij financiarisht, duke qenë se Lika është një nga futbollistët më të paguar në ekip. Në një kohë kur bardheblutë e kanë bërë ofertën e tyre, tashmë radhën e kanë korçarët për të thënë fjalën e fundit. Ende nuk dihet nëse presidenti Takaj do të paguajë një shumën jo shumë të vogël për të parë Gilman Likën të veshur me ngjyrat kuqebardhë.

 

 

 

 

 

Comments are closed.