10 ushtritë më të fuqishme në botë!

0
175

images“Global Firepower” ka hartuar listën e ushtrive më të fuqishme të botës, duke marrë parasysh dhjetëra parametra. Në listën prej 68 vendesh kanë zënë vend edhe Serbia në që renditet në vendin e 51 dhe Kroacia në vendin e 54.  Në renditjen e fuqive ushtarake janë marrë parasysh 40 të dhëna të ndryshme statistikore. Megjithatë, një parametër nuk është marrë parasysh është armatimi bërthamor, sipas të cilit amerikanët dhe rusët paraqiten fuqi më vete, Rusia me 8.500 armë bërthamore dhe SHBA-të me 7.700 armë bërthamore.

 

Renditja e ushtrive më të fuqishme të botës dhe parametrat përkatëse, duke nisur nga vendi i 10-të.

10. Brazili

Indeksi i forcës: 0.6912

Buxheti ushtarak në dollarë: 31.576.000.000

Ushtri aktive: 371.199

Fuqia punuese: 104.700.000

Gjithsejtë fluturake: 822

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 106

 

9. Italia

Indeksi I forcës: 0.6838

Buxheti ushtarak në dollarë: 31.946.000.000

Ushtri aktive: 293.202

Fuqia punuese: 25.080.000

Gjithsejtë fluturake: 770

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 179

 

8. Koreja Jugore

Indeksi i forcës: 0.6547

Buxheti ushtarak në dollarë: 28.280.000.000

Ushtri aktive: 653.000

Fuqia punuese: 25.100.000

Gjithsejtë fluturake: 871

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 190

 

7. Gjermania

Indeksi forcës: 0.6491

Buxheti ushtarak në dollarë: 43.478.000.000

Ushtri aktive: 148.996

Fuqia punuese: 43.620.000

Gjithsejtë fluturake: 925

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 67

 

6. Franca

Indeksi i forcës: 0.6163

Buxheti ushtarak në dollarë: 58.244.000.000

Ushtria aktive: 362.485

Fuqia punuese: 29.610.000

Gjithsejtë fluturake: 544

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 180

 

5. Britania e Madhe

Indeksi i forcës: 0.5185

Buxheti ushtarak në dollarë: 57.875.170.000

Ushtria aktive: 224.500

Fuqia punuese: 31.720.000

Gjithsejtë fluturake: 1.412

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 77

 

4. India

Indeksi i forcës: 0.4346

Buxheti ushtarak në dollarë: 44.282.000.000

Ushtria aktive: 1.325.000

Fuqia punuese: 487.600.000

Gjithsejtë fluturake: 1.962

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 170

 

 

3. Kina

Indeksi i forcës: 0.3351

Buxheti ushtarak në dollarë: 129.272.000.000

Ushtria aktive: 2.285.000

Fuqia punuese: 795.500.000

Gjithsejtë fluturake: 5.048

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 972

 

2. Rusia

Indeksi i forcës: 0.2618

Buxheti ushtarak në dollarë: 64.000.000.000

Ushtria aktive: 1.200.000

Fuqia punuese: 75.330.000

Gjithsejtë fluturake: 4.498

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 224

 

1. SHBA

Indeksi i forcës: 0.2475

Buxheti ushtarak në dollarë: 689.591.000.000

Ushtria aktive: 1.477.896

Fuqia punuese: 153.600.000

Gjithsejtë fluturake: 15.293

Gjithsejtë mjete lundruese të marinës detare: 290

 

 

Kandidati reformator Ruhani do të jetë Presidenti i ri i Iranit

Kandidati i kampit reformator Hassan Ruhani, fitoi zgjedhjet presidenciale qysh në raundin e parë. 64-vjeçari mori me 50,86 për qind të votave, shumicën e nevojshme absolute.

Fitorja e Ruhanit u bë e ditur nga Ministria e Brendshme iraniane. Kandidati i moderuar premtoi në fushatë se si president do të arrijë dhënien fund izolimit të vendit të tij në planin ndërkombëtar.

Gjashtë kandidatë

Më shumë se 50,5 milionë iranianët me të drejtë vote duhet të zgjidhnin mes gjashtë kandidatëve, që konkuruan për të pasuar në post presidentin në largim Mahmud Ahmadinexhad. Ky i fundit pas dy mandatesh nuk mund të kandidonte më. Nëse asnjë kandidat nuk e arrin shumicën absolute, në 21 qershor do të mbahen zgjedhje balotazhi mes dy kandidatëve me më shumë vota.

Për shkak të pjesëmarrjes së lartë, qendrat e votimit u mbyllën disa orë më vonë nga orari fillestar.

Të dhëna zyrtare për pjesëmarrjen në zgjedhje nuk ka ende. Sipas informacioneve të medieve ajo ka qenë 70 deri 80 për qind. Për shkak të numrit të madh të votuesve, qendrat e votimit të premten në mbrëmje (14.6.) u mbyllën shumë orë më vonë nga sa ishte planifikuar. Ministri i Brendshëm Mustafa Mohammed-Naxhar, iu përgjigj paraprakisht kritikave për numërim të ngadaltë të votave me fjalët “saktësia ka përparësi ndaj shpejtësisë”.

Reformatorë dhe të moderuarit bashkohen

Ndërkohë që kampi kosnervator është i përçarë, reformatorët dhe të moderuarit pasi Mohammed Resa Aref hoqi dorë nga kandidimi, u bashkuan në mbështetje të Ruhanit. Kleriku 64-vjeçar mori mbështetje veçanërisht nga ish presidentët me influencë Mohammed Chatami und Akbar Hashemi Rafsanxhani, të cilët nuk kishin të drejtë të kandidonin më. Gjatë daljeve të tij në publik pati në mënyrë të përsëritur protesta publike kundër udhëheqjes iraniane.

Në fushatë Ruhani u angazhua për lirinë e shtypit dhe kritikoi kontrollet mbi universitetet dhe internetin. Veç kësaj ai kërkoi më shumë vëmendje për situatën e grave dhe njoftoi se nuk do ta tolerojë më diskriminimin e tyre. Në çështjen e konfliktit bërthamor, Ruhani, i cili ka pasur nga viti 2003 deri 2005 drejtimin e negociatave ndërkombëtare, si kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, u shpreh për afrim me Perëndimin.

Ruhani është doktor i shkencave juridike, titull marrë në Glasgow, dhe drejton Qendrën për Studime Strategjike në Teheran. Në votimet katër vjet më parë, kampi reformator pati dalë në rrugë për të protestuar kundër rizgjedhjes sipas tyre të manipuluar të Ahmadinexhadit. Demonstrimet u shtypën me forcë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency