Grupi A Ja çfarë fshehin Brazili dhe Japonia

0
138

Oskar (11) duke festuar me Nejmarin (10) dhe Paulinjon (18) njw gol tw shwnuar nga ai nw miqsoren qw Brazili zhvilloi pwrballw Francws nw Porto Alegre pak ditw mw parwProtagonistet kryesore të Kupës së Konfederatave do të keni mundësi që t’i njihni më nga afër nga faqet tona. Në këtë numër dhe në atë të ardhshmin do t’ju prezantojmë me përfaqësueset që do të ngrenë edhe më shumë temperaturat verore. Sot do të keni mundësi të njihni më nga afër dy përfaqësueset e grupit A, Brazilin dhe Japoninë

 

Brazili – Nejmar, Tiago Silva dhe shumë pasiguri

 

Presioni është i madh. Pritshmëria për Brazilin është e lartë, pasi do të luajë në fushën e vet Botërorin, ku hapat falsë janë të përjashtuar. Për 12 muaj “Seleçao” është e detyruar që të fitojë, pasi çdo fund tjetër do të konsiderohej si tragjedi kombëtare. Por kjo përfaqësuese duket se nuk është ende gati në fushën e blertë. Kjo skuadër nuk i ngjan fare asaj që 11 vite më parë hipi në majën e botës falë golave të Ronaldos dhe strategjive të Felipe Skolait… që si tani ishte ulur në bankinë.

 

Vendimet ekstreme

Pikërisht “Felipao” është njeriu që ka përfunduar në syrin e ciklonit të medieve: 29 nëntorin e kaluar ai mori sërish detyrën e vështirë të komisarit teknik të Brazilit. Gjatë kësaj kohe ai ka ftuar plot 50 futbollistë dhe ka marrë shumë vendime të vështira. Ai ka lënë në shtëpi lojtarë si Kaka dhe Ronaldinjo.

 

Mbrojtje solide

Brazili tani është një skuadër me më pak talent dhe shumë solide në mbrojtje. Lojtarë si Tiago Silva dhe David Luiz i kanë dhënë siguri repartit difensiv. Ndërkohë që prapa pykës së vetme, që do të jetë Fred, luajnë futbollistë të talentuar si Oskar, Lukas dhe Hulk. Përveç tyre në anën e “të artëve” luan edhe Nejmari. Futbollisti që sapo kaloi tek Barcelona për shifrën rekord të 70 milionë eurove nuk është bërë ende një lider. Të tërë këta faktorë nuk bindin për të thënë se në Kupën e Konfederatave këtë vit apo Botërorin e vitit të ardhshëm do të kemi një skuadër pritëse… favorite.

 

Ylli

Kur vjen puna tek talentet nuk mund të flasim për tjetër lojtar. Pa dyshim është Nejmari lojtari për t’u mbajtur nën vëzhgim. I riu këtë muaj vendosi që linte Santosin dhe t’i bashkohej Barcelonës. Atje ai do të luajë pranë Mesit, futbollistit më të mirë në planet. Për 21-vjeçarin kjo mund të jetë mundësia e artë që jo çdo bashkëmoshatar i tij e ka. Ai do të luajë në një skuadër të vërtetë si Barcelona. Atje ai do të mësojë se si luhet në grup. Por para aventurës spanjolle, Nejmari do të nisë një tjetër këto ditë. Në Kupën e Konfederatave ai duhet të vërtetojë se është një talent dhe jo vetëm një “zhongler” që i pëlqen të “tallet” me rivalë më të dobët se vetja…

 

 

 

 

 

Japonia e Zakeronit mund të jetë surpriza

 

Nëse në futboll do të përdornim termin “lëvizje”, atëherë një të tillë, më të rëndësishmen e 20 viteve të fundit, e ka ndërmarrë Japonia. Përfaqësuesja aziatike ka qenë e para që është kualifikuar për në Botërorin e 2014-ës. Vitin e ardhshëm në Brazil ajo do të jetë për herë të pestë radhazi në finalet e një Botërori. Ata bëjnë pjesë tashmë në elitën e ekipeve përfaqësuese, pasi kanë fituar për katër herë me radhë Kupën e Azisë.

 

“Fytyra” e re

Përfaqësuesja e vendit ku “lind dielli” drejtohet nga Alberto Zakeroni. Tekniku italian i ka dhënë një tjetër “fytyrë” ekipit që sot mund të luftojë ballë për ballë me cilëndo superfuqi. Për këtë fakt Kupa e Konfederatave është shumë e rëndësishme për Japoninë që më në fund do të shohë se deri ku ka arritur niveli i saj. Me futbollistë si Kagava, Honda, Okazaki, Hasebe, Uçida, Havenar (sulmuesi 193 centimetra i gjatë i Viteses ka baba holandez, po ka lindur dhe është rritur në Japoni), Joshida dhe Nagatomo, Japonia ka gjetur një lojë që bazohet tek presingu dhe pasimet e shpejta. Të tërë këta futbollistë, që militojnë në Evropë, i kanë dhënë shumë peshë kësaj përfaqësueseje.

 

Ylli

Shixhi Kagava është ylli më i madh i këtij ekipi. Ish-futbollisti i Borusias së Dortmundit është lojtari japonez më i paguar në historinë e këtij vendi. Ky edicion që sapo u mbyll ishte i pari për të si “djall i kuq”. Tek Mançesteri, Kagava humbi pak nga shkëlqimi i tij, pasi u dëmtua për dy muaj. Këtë vit futbollistik ai luajti vetëm 20 takime dhe shënoi shumë pak gola (6). 24-vjeçari ka reaguar mirë, pasi në fund të edicionit shënoi dy gola në fitoren 4-0 që mori Junajtidi përballë Noruiçit. Tek Japonia është ai që së bashku Hondën i japin liri fantazisë. Italia dhe Brazili duhet të tregojnë kujdes përballë kësaj dysheje, që ta ndalosh është shumë e vështirë…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency