Fushatë negative dhe filozofia e KGB

0
113

fushatÇelo Hoxha

 

Opozita mundohet, gjatë kësaj fushate, ta paraqesë Shqipërinë si një vend në shkatërrim e sipër. Në mitingje, biseda “gju më gju me popullin” (që i aplikojnë të dyja partitë), spote televizive, mesazhi i PS është i njëjtë: Shqipëria është një vend në proces rrënimi, një proces që i duhet thënë ndal, dhe kjo ndalesë mund të realizohet, sipas saj, vetëm duke larguar nga qeverisja Sali Berishën.

PS ia ka rritur të identifikojë personin që ajo e cilëson si rrënues të vendit, por pa ia qenë e zonja të kontruktojë situatën e rrënimit. Një qeveri nuk merr kazmën në dorë për rrënimin e vendit, ajo nuk vjedh banka, ajo nuk vret njerëz me dorën e saj. Qeveria e merr vendime, harton projektligje, lëshon  urdhëra, etj. Dhe krimi i saj duhet të gjendet më së pari te kjo lloj pune e saj. PS nuk ka eveidentuar asgjë të tillë.

Për analogji, si mundet një qeveri të rrënojë vendin e saj, mund të marrim qeverinë e vitit 1945. Ajo e shkatërroi ekonominë e vendit me anë të ligjit të tatimit të jashtëzakonshëm, me ligjin për reformën agrare, për ligjin e monopoleve, etj. Krahasimi mund të duket i largët, i qëllimtë dhe jo shumë efikas, por mund ta biem edhe më afër në kohë, me vitin 1997.  Qeveria që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të atij viti solli në pushtet, përmes politikave të saj, njerëzit më të kompromentuar në veprimtari antiinsitucionale. Në sy qeveritë e kryeminsitrit Berisha nuk vërejtur gjëra të tilla, ose, të paktën, opozita dhe mediet e saj nuk kanë evidentuar gjëra të tilla.

Fushata negative që po bën PS e ka rrënjët në inferioritet . E pa zonja që gjatë katër viteve opozitë të ndërtonte një vizion alteranativ, më të mirë se ai i qeverisë, e ndihmuar dhe gabimet (sepse s’ka qeveri që nuk gabon), ajo mundohet të fitojë terren duke nxirë kundërshtarin.

Negativizmi si metodë është shumë e përdorur në Shqipëri, por tashmë ngjan e konsumuar. Kryeministri Berisha, kur ishte në opozitë, e përdori me sukses dhe për një kohë të gjatë, megjithatë, ai u ndihmua dhe nga vetë kundërshtari. Për shembull, nëse zoti Berisha, si kryetar i opozitës, e akuzoi qeverinë për korrupsion për vite me radhë, një ditë të bukur, vetë partia në pushtet organizaoi një mbledhje të këshillit drejtues të saj dhe aty gjithë drejtuesit e lartë të PS (shumica kishin qenë ose ishin dhe anëtarë të qeverisë) diskredituan partinë e tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin për korrupsion. Kjo, padyshim, konfirmointe dhe akuzat e opozitës së atëhershme të drejtuar nga zoti Berisha. Elektoartit kaq i mjaftonte, që të kalonte në krahun e opozitës.

Në zgjedhjet e vitit 2005, sigurisht, një rol të rëndësishëm në rrëzimin e qeverisë luajti dhe vetë Edi Rama, duke vepruar në prapaskenë me mediat e majta që kishin kaluar nën influencën e tij. Por edhe ai, në atë rast nuk e krijoi situatën, por shfrytëzoi një situatë të favorshme, që e kishte krijuar vetë qeveria e Fatos Nanos, e cila ishte krimbur totalisht nga korrupsioni.

Në qeverisjen e zotit Berisha nuk kanë munguar skandalet për korrupsion, madje me shkas nga ato opozita organizoi një protestë në 21 janar 2012, ku humbën jetën katër protestues të saj. Mirëpo, ata qeveritarë që u akzuan për korrupsion, tashmë janë në koalicion me PS dhe ajo nuk mund ta ngrejë çështjen e korrupsionit të qeverisjes së zotit Berisha. Të akuzuarit janë ish-ministra, nuk janë persona të panjohur, dhe janë në radhët e opozitës. Korrupsioni është një çështje ndaj të cilës elektorati është shumë i ndjeshëm, sepse, ai mund të falë që nuk je në gjendje të bësh mirë, apo të mirën që ai pret, por nuk fal t’i bësh keq, sidomos me vetëdije. Të tjerat, i reflekton fushata.

Duke mos paaur argumente, opozita është futur në fushatë vetëm me propagandë negative, në një përopjekje të fundit duke e vizatuar kundërshatrin e saj si një person të keq, që ka bërë diçka të keqe, por ende nuk e di askush. Kjo metodë, pak e vjetër dhe pak staliniste, ngjason si dy pika uji me metodat e KBG në zbulimin e armiqve. Berias, shefi më jetë gjatë i NKVD, i pëlqente të thoshte: më gjeni një person dhe unë ju zbuloj krimet e tij. Krimet, kuptohet, shpikeshin. Opozita shqiptare duket se po bën të njëtjën gjë. Tashmë është në fazën e parë, të identifikimi të “kriminelit”. Në qoftë ase ajo nuk i publikon krimet e tij deri në 23 qershor, atëherë mund të jetë vonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency