Meshkujt që flenë më pak, pësojnë ndryshime ne shtrat

0
144

Marrë nga: corriere.it

mashkull_femerMungesa e gjumit i bën meshkujt agresivë! Aktiviteti seksual i tyre është i ngjashëm me personat që kanë pirë më shumë se ç’duhet alkool

 

Për meshkujt mungesa e gjumit mund të jetë fatale në raport me femrat. Një kërkim shkencor amerikan ka arritur në konkluzionin se mjafton një natë e vetme pa gjumë për të humbur kujdesin e aktivitetit seksual ndaj partneres. Gjumi i munguar sjell efekte psikike dhe simptoma të ngjashme si ato të konsumimit të pijeve alkoolike.

Lobi frontal – Studimi i realizuar nga Akademia Amerikane e Mjekësisë dhe Gjumit në kongresin e Baltimorës është bërë tek 60 studentë amerikan që i përkasin të njëjtit kolegji dhe status, të udhëhequr nga dy profesorë të psikologjisë së Arkansas.

Është i pari në botë që merret me efektet e gjumit dhe mungesën e tij tek aktiviteti seksual, i integruar brenda hapësirës cerebrale – lobi frontal – është i vendosur kryesisht tek personat që abuzojnë me alkoolin.

Kampioni – Të rinjtë që i janë nënshtruar testit u janë privuar disa orë gjumi, duke parë kështu dhe matur disa sjellje dhe reagime te tyre, nëpërmjet pyetësorit të psikologëve specifik, si në orët në vazhdim ashtu dhe në orët e munguar të gjumit. Në momentin e lodhjes më të madhe kampioni ka regjistruar një interes tepër të madh lidhur me aktivitetin seksual, mund të jetë dhe ideja se partnerja dhe potenciali mund ti josh në mënyrë më të veçantë ata. Ndjesi dhe besim që tek një trup dhe mëndje më e fjetur, nuk shfaqen.

Vendime të nxituara – “Mungesa e gjumit mund të ketë efekte të papritura tek eksperiencat e lidhura me aktet seksuale, deri në atë pikë sa i detyron disa të marrin vendime të cilat kurrë nuk do ti merrnin të pushuar në një gjendje të qetë. Vështirësia e marrjes së vendimeve mund të sjelli problem të ndryshme si: bezdisje seksuale, sëmundje seksuale të transmetuara si dhe konflikt në çift”, – pohon një ndër autorët e kërkimit të studimit. Gjumi i përgjysmuar, në fakt, mund të prek kapacitetin e lobit cerebral frontal, duke sjell efekte negative në disa çështje të rëndësishme dhe delikate që ndikojnë në marrjen e vendimeve si, ndjeshmëria ndaj riskut, morali, pengesa.

Marrëdhëniet

Një studim i ri në Universitetin e Stanfordit raporton nivele më të larta të dhimbjeve të provuara nga femrat dhe jo nga meshkujt. Edhe pse studiuesit kanë arritur në këtë përfundim të rëndësishëm, ata akoma nuk janë në gjendje të argumentojnë arsyet e lidhura me këtë konstatim. Hulumtime shtesë dhe skanime të trurit kanë treguar se gratë kanë ndjenjë më intensive të dhimbjes në krahasim me meshkujt. Te meshkujt, ndjenja e dhimbjes gjendet në pjesën e trurit që përfshin dh aftësinë për shmangie të dhimbjes. Skanimi i trurit me rezonancë magnetike ka treguar se femrat për këtë arsye ndiejnë dhimbje shumë herë më të mëdha krahasuar me meshkujt. Nuk dihet ende nëse kjo është e lidhur me baza psikologjike apo çështje hormonesh, ende ka paqartësi lidhur me këtë fenomen. Shkencëtarët kanë theksuar se ky është një zbulim mjaft domethënës, ndaj duhen bërë më shumë kërkime për terapinë e shërimit.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency