Bekim Fehmiu na bën evropianë

0
167

 

Hys Shkreli

600full-bekim-fehmiuBekim Fehmiu aktroi jeten, aktroi edhe vdekjen. Simbolikisht, ai gjate jetes vdiq shume here dhe gjithnje u ngrit. Me vdekjen, ai shkoi, mirepo ne e takojme cdo dite, nga faqet e gazetave revistave, librave e deri tek ekrani dhe cdo dite flasim me te. Fehmiu nuk vrau veten, sic u tha, Bekimi nuk e vrau Bekim Fehmiun: Ate e vrau koha e lige.

Vdekja e Fehmiut nuk ishte ndarje, nuk ishte vdekje, por ishte nje proteste, ishte revolte, vullkan. Disa vite para vdekjes, ai zgjodhi heshtjen si arme, mirepo edhe heshtja e tij fliste. Filmat e tij flisnin per nje talent te pashembult, kurse heshtja per nje mllef, pakenaqes e pezem ne ngjajet qe zhvilloheshin rreth tij, si ne jeten personale ashtu edhe ne ambientin e rrethin ku jetonte.

Bekim Fehmiu lindi e vdiq ne qershor. Shpirti i tij shkoi lart ne qiell, tek pushojne yjet, kurse trupi rrodhi lumit shqiptar te Prizrenit per te u bashkuar me det e detra te kulturave te botes, ashtu sic rridhte filmi i tij dikur.

Na pasuroi me jeten e tij, por edhe me vdekjen. Ndonese vdekja eshte humbje, ne rastin e vdekjes se tij u ngjallen zera, polemika, pyetje, studime te vepres se tij, debate e dialogje si asnjehere me pare. Nder pyetjet me te zeshme ishte ajo e kundershtareve te tij: Sa ishte Bekimi shqiptar dhe cka beri ne kulturen tone? Pse nuk luajti ne asnje film shqiptar etj?

Fakti qe Bekimi jetoi ne Beograd nuk e ben ate me pak shqiptar se shume krijues shqiptar te cilet jetuan ose u shkolluar ne qendra tjera te Europes. Ne kohen e pushtimin Otoman te Shqiperise e Kosoves, shume intelektuale shqiptar, jetonin e shkolloheshin ne Stambol: Athua duhet fshire ata nga kultura jone? Athua duhet eliminuar nga kultura italiane Frenk Sinatren, Martin Skorcizin, Leonardo di Kapron sepse asnjehere nuk luajten ne ndonje film italian?

Per dallim prej tyre, Bekimi megjithate luajti ne skena shqiptare te Kosoves. Ai ishte aktor i Teatrit (atehere Krahinor) sot Kombtar te Prishtines per disa vite. Ai madje luajti, dhe foli shqip ne filmin “Te arrijsh para agimit” (ne rrolin e Esad Lumit). E per role me te medha, as qe kishim filma per Bekimin: Ai ishte me i madh se filmat qe benim. Ta zeme, Bekimi luan rolin e pare ne film ne vitin 1953: Cfare produksioni filmik kishim asokohe ne Kosove ose Shqiperi? Nuk kishim madje as kinema, pos ne dy tre qendra te medha, kurse ne Shqiperi sapo krijohej kinostudioja “Shqiperia e re”, dhe ate me ndihmen e eksperteve rus dhe jugosllav. Ne kohen e vrullit te tij krijues, prodhimtaria filmike shqiptare praktikisht as qe ekzistonte ne Kosove as Shqiperi.

Shume here shkruam se Bekimi u shkollua ne Beograd. E verteta, shkollimin baze ai e filloi ne Universitetin Fehmiu, sepse Familja Fehmiu, ishte nje universitet i vogel shqiptar. Ne kohen kur Kosova nuk kishte Universitet, madje as shkolle te larte, ishin disa familja te njohura shqiptare qe luajten rolin e universiteteve shqiptare, si familja Fehmiu, Mekuli, Agani, Zajmi, Kelmendi, Kacinari, Berisha, Begolli, Qena, Shkreli, Mulliqi etj., te cilat i dhane secila, nga disa emra kultures sone.

Bekim Fehmiu beri udhetim Uliksi jo vetem ne ekran, por edhe ne jeten e tij duke u shperngule nga nje qytet ne tjetrin, nga nje kulture ne tjetren: Kater qytete dhe kater mure paten ndikim te madh ne formimin e Bekim Fehmiut si njeri: Qyteti ku filloi nje lufte Boterore, Sarajeva, pastaj qyteti i veteflijimit shqiptar Shkodra, Qyteti i Beses se Madhe Shqiptare (Lidhjes) Prizreni, kryeqyteti i shtetit te ardhshem Prishtina, dhe kryeqyteti i shtetit te fundosur (Jugosllavise) Beogradi. Ne keto qytete, beri jete e lufte per shumecka.

Kater qytete dhe kater mure do te mbesin keshtjella ne biografine e tij. Disa i pushtoi, disa i ngriti.

Muri i pare te cilin e rrenoi ishte ai qe viteve te 50-ta ndante dhe izolonte Kosoven nga bota, posacerisht ajo perendimore. Duke dale nga nje geto kulturore teresisht e panjohur, cfare ishte shendrruar Ksoova pas Lufts se Dyte Boterore, Bekimi rrenoje kete mure dhe hapi dyer e inspiroje edhe krijues tjere kosovare per hapa te till.

Muri i dyte qe rrenoje, ishte ai i percmimit qe i behej kutlures shqiptare nga Beogradi e Serbija. Ai u ngrite mbi ate urrjetje dhe i beri edhe armiqte e kultures se tij ta admirojne e pranojne artin e tij.

Muri i trete ishte muri i izolimit kulturor qe Evropa Perendimore iu kishte vene asaje Lindore. Viteve te 70-ta, asnje film apo artist i shquar nga Evropa Komuniste nuk arrijti te bente emer ne Perendim. Duke ngadhnjyer ne festivalin e Kanes, Bekimi ishte i pari aktor nga Lindja, qe po fitonte nje shperblim prestigjioz ndekombtar ne Perendim. Shume vite para rrenimit te Murit te Berlinit, nga Regani e Gorbatqovi, Bekimi me disa krijues tjera, kryesisht nga komuniteti hebraik i Evropes Lindore, thyen murin kulturor te Berlinit.

Nje mur e barriere tjeter edhe me e madhe per Bekimin ishte hyrja ne arenen filmike te quajtur Hollivud. Atje, hyrja ishte edhe me e rende, pasi qe Hollivudi gjate kohes se Makartizmit ishte akuzuar si cerdhe e komunizmit ne Amerike, ndaj ishte tejet hezitant ne pranimin e cfaredo artisti qe vinte nga Evropa Lindore e cila shihej si bastion i komunizmit. Me filmin “Aventurieret”, Bekimi e theu edhe kete mur dhe nuk pranoi kompromis as ne ndryshimin e emrit per qellime komerciale, sic i sugjeruan. Pak nga paragjykimet negative hollivudiane per krijuesit nga “Lindja”, e pakez nga etja e tepruar per spektakel, filmi shenoi mbylljen e karrieres se sukseseve te Bekimit. Ai u prit ashper nga kritika amerikane, mirepo kjo nuk zvogeloi madheshtine dhe vullnetin e Bekim Fehmiut per te vazhduar me projekte tjera.

Ne historine e kombit tone, mbetet fakt qe Bekim Fehmiu ishte i pari aktor shqiptar qe u promovua ne Hollivud. Asokohe, Xhon Belushi, i cili sapo kishte filluar karrieren e tij ne televizion, nuk ishte identifikuar akoma si shqiptar. Fakti qe Belushi nuk prezantohej si shqiptar, flet per atmosferen e disponimin qe mbreteronte ne Hollivud ndaj “ardhacakeve” filmike. Per te mesuar kete situate me kombesine e Belushit, duhet shfletuar biografine e tij te pare, te shkruar nga gazetari tani legjendar Bob Vudvard, i cili u be i njohur pasi qe se bashku me Karl Bernstein zbuloi aferen “Watergate” dhe detyroi ish-Presidentin Nikson te jepte doreheqje nga Shtepia e Bardhe.

Sipas pershkrimeve te Vudvardit, i cili eshte biografi i pare i Belushit, aktori ne fillim te karrieres, hezitoi te zbulonte publikisht identitetin e tij shqiptar pasi qe Shqiperia atehere njihej si keshtjelle tipike komuniste. Njekohesisht, Hollivudi qe sapo kishte dale nga akuzat makartiste per “strehim komunistesh”, te cilat sollen burgojse e arratistje artistesh. Disa prej tyre, si Çarli Çaplin, madje u detyruan ta leshojne Hollivudin e vendosen ne Europe, ku Çaplin edhe sot ka varrin. Ndaj Belushi, me gjase, frigohej se dikush do te mund ta fuste ne listen e “te kuqeve” dhe keshtu do te demtonte karrieren e tij ne start. Rreth dhjete vite me vone Belushi del para opinionit amerikan si shqiptar.

Ky fakt nuk njollos biografine e Belushit apo stolise ate te Fehmiut: Eshte vetem nje ilustrim i rrethaneve, e atmosferes me te cilen u ndeshen ne Hollivud si Belushi ashtu edhe Fehmiu e shume te tjere.

Ai zgjodhi Beogradin jo si cak, por si nje shkalle per ne Evrope dhe bote, pasi qe realisht, asokohe ky qytet kishte industrine me te zhvilluar filmike krahasuar me qendrat e tjera te Ballkanit. Nga aty, ai hyri ne Evrope e hyri dhe ne kinematografine boterore. Fakti qe ai i kontriboi edhe kultures serbe, nuk na demton, por na pasuron. Ata qe dikur na quanin sharraxhinje, tani e pranuan si yll. Kombi yne edhe me heret, gjate historise, u ka dhene dhene gjenerale, prijes, artiste e krijues kulturave te huaja.

Ne Kohen kur ne Kosove e Shqiperi po perpiqemi te hyjme ne Evrope, karriera e Bekim Fefmiut nxit e inspiron ne kete udhetim. Sepse, ne Europe nuk hyhet vetem me nenshkrime marrveshjesh, traktatesh e liberalizim vizash. Ne Europe, me se pari hyhet me kulture. E Bekim Fehmiu na beri europiane atehere kur Europen e kishim shume larg. Atehere kur Europa na kishte harruar teresisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency