Standard.al

“Pa jetë” e bën Flori Mumajesin fitues të “Videofestit muzikor” edicioni i 10-të

floriVideoklipi i këngës “Pa jetë” nën interpretimin e këngëtarit Flori Mumajesi triumfoi edicionin e10-të të “Videofestit muzikor”. Flori në momentin e marrjes së kupës ishte tepër i emocionuar, pasi ashtu siç tha dhe ai vetë nuk e priste këtë çmim dhe fjalët e tij ishin këto: “Nuk kam fjalë, jam i surprizuar, di të them vetëm faleminderit të gjithëve, ju dua shumë, nuk di ç’të them. Dikush tjetër në vendin tim do kishte thënë dy llafe, por unë thjesht nuk mundem, jam i papërgatitur”. Pas parakalimit në tapetin e kuq, ku dalloheshin këngëtaret, më pas ishte radha për ndarjen e çmimeve. Grupi “Marigona” iu rikthye skenës duke perfomuar një prej këngëve të reja, teksa performancë të zjarrtë bënë edhe Adrian Gaxha dhe Floriani që kënduan hitin e tyre “Ngjyra e kuqe” bashkë me këngën e re “Kjo zemër”. Vlen të përmendet se Kaos performuan premierë këngën e tyre të re “Hajde a po dalim”, teksa Ardian Bujupi tregoi pse është një shkallë më lart sesa këngëtarët tjerë të zhanrit pop, me një paraqitje skenike të nivelit ndërkombëtar. Asnjë prej performancave nuk ishte e drejtpërdrejtë (live), por ‘playback’. Best Male u rrëmbye nga Flori me videoklipin e këngës “Pa jetë”, teksa Max Production dominoi edhe në kategorinë Best RnB ku Elvana Gjata dhe 2po2 rrëmbyen çmimin e videoklipit më të mirë. Best Female, për performancën më të mirë femërore sigurisht fitoi favoritja Tuna me videoklipin “I asaj”, teksa bashkëpunimi më i mirë i takoi Norës dhe Bim Bimmas me këngën “Gangsta”, përkundër faktit se aty ishte edhe videoklipi i këngës “Beso” që u prit ta fitonte këtë çmim. Edhe regjia më e mirë i takoi këngës “Gangsta”. Videoklipi më i mirë Hip Hop i shkoi MC Kreshës dhe këngës “Cok Guzel”, teksa grupi më i mirë ishte “Kaos” me këngën “Ngoje zemrën tem”. Çmimin e tretë dhe më të madh atë të videoklipit më të mirë të vitit e vendosi këngëtari dhe producenti Flori, me këngën “Pa jetë”.


Videofesti muzikor 2013

Best Group – Kaos (Ngoje Zemrën Tem)
Best Featuring – Nora ft. Bim Bimma (Gangsta)
Best Rap Hip Hop – MC Kresha (Cok Guzel)
Best Male – Flori (Pa Jetë)
Best Rock – Na (Jam zgjuar)
Best RnB – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best Neë Artist – Neki Emra (Të vdes apo të Pres)
Best Pop – Dafina Zeqiri (Bloodah)
Best Female – Tuna (I asaj)
Best Directing (Regjia) – Nora ft. BimBimma (Gangsta)
Best Dance – Adrian Gaxha ft. Floriani (Ngjyra e Kuqe)
Best Pop Folk – Ermal Fejzullahu ft. Gena (Ajo)
Best Promo – Vesa Luma (24 orë)
Best Styling – Jeohna Sopi (Unë do t’i laj këmishat e tua)
Për karrierën e tyre u shpërblyen Fisnikët
Best Balad – Flori (Pa Jetë)
Best Duet – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best Performance – Tuna (I Asaj)

Best Video – Flori (Pa Jetë) 

Comments are closed.