Mima: Përmbushja e standardeve na anëtarëson në organizmat ndërkombëtarë

0

 Ervin Kaduku

Loading...

florjon mima konferenceKandidatët për deputetë të PD-së, në qarkun e Tiranës, ministri i METE-s, Florion Mima, dhe Jorida Tabaku dhe kanë shprehur angazhimin e PD-së për të vijuar me politikat lehtësuese për biznesin, në mënyrë që ata të kenë më shumë mundësi për t’u zhvilluar dhe për të hapur vende të reja pune. 

 

 

Përmbushja e standardeve ndërkombëtare anëtarësuan Shqipërinë në Iniciativën e Transparencës për Industritë Nxjerrëse, EITI, një organizëm ndërkombëtar i mbështetur nga Banka Botërore që synon të ndërgjegjësojë popujt për vlerën e pasurive të nëntokës së tyre, tha dje ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ministri Mima deklaroi të mërkurën në konferencën “Anëtarësimi i Shqipërisë në EITI” organizuar nga Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) se anëtarësimi në këtë kompani do të rrisë konkurrencën e kompanie private që operojnë në këtë sektor. “Anëtarësimi tregon se kemi arritur standardet ndërkombëtare”, – deklaroi Mima. Bordi Ndërkombëtar i EITI arriti në muajin maj konkluzionin se Shqipëria duke përmbushur standardet EITI bëhet vend anëtar.
Anëtarësimi në EITI do të thotë se vendi ka tashmë një proces efektiv për publikimin e Raportit vjetor të rakordimit të të gjitha të ardhurave nga sektori i Industrisë Nxjerrëse. Kjo i lejon qytetarët të shohin se sa shteti përfiton nga Industria Nxjerrëse (nafta, gazi, mineralet e ndryshme, gurët dekorativ, guroret etj). Bordi përgëzoi në fillim të muajit maj qeverinë e Shqipërisë për angazhimin e saj të qëndrueshëm në drejtimin e procesit të anëtarësimit në EITI. Bordi EITI përcakton se Shqipëria u emërua anëtare e EITI-t më 2 maj 2013.

 

Anëtarësimi
Në përputhje me Rregullat EITI, Shqipëria bëhet vendi i dytë evropian i anëtarësuar në këtë nisëm pas Norvegjisë. Aktualisht Sekretariati Shqiptar i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) ka publikuar dy Raporte vjetore te rakordimit të të ardhurave nga Industria Nxjerrëse përkatësisht për vitin 2009 dhe 2010.
Në përputhje me botimin 2011 të Rregullave të EITI, Shqipërisë i kërkohet të përgatisë raporte vjetore EITI. Duke filluar nga viti në vazhdim Shqipëria ka detyrimin që të publikojë raportet vjetore, por jo më vonë se dy vjet, pra që do të thotë se deri në fund të vitit 2014 duhet të publikohet raporti i vitit 2012. Proces ky që do të vazhdoj të monitorohet nga Sekretariati Ndërkombëtar i EITI. Anëtarësim i Shqipërisë në EITI është një sukses i qeverisë në përpjekjet për t’u integruar dhe anëtarësuar në strukturat ndërkombëtare që i paraprin integrimit dhe anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
EITI është themeluar në tetor të vitit 2002 me synimin e vetëm për të rritur transparencën në sektorin e industrisë nxjerrëse, ku përfshihen dhe karburantet.

Kryetari i Sekretariatit shqiptar të EITI, (Iniciativa e Transparencës për Industritë Nxjerrëse), Shkëlqim Hysaj, u shpreh, në konferencën “Anëtarësimi i Shqipërisë në EITI” se së shpejti pritet të futen në raportet e transparencës edhe kushtet e kontratave koncensionare.
Gjatë 5 muajve të parë të vitit Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka dhënë 648 leje për shfrytëzim minerar në të gjithë vendin. Ndërkohë gjatë vitit të kaluar në këtë sektor janë investuar diçka më shumë se 50 milionë dollarë, të përqendruara kryesisht në nxjerrjen dhe shfrytëzimin e kromit dhe hekur-nikelit. Hysaj tha se të ardhurat nga ky sektor janë 40 milion euro në vit.
Përmbushja e standardeve ndërkombëtare anëtarësuan Shqipërinë në Iniciativën e Transparencës për Industritë Nxjerrëse, EITI, një organizëm ndërkombëtar i mbështetur nga Banka Botërore që synon të ndërgjegjësojë popujt për vlerën e pasurive të nëntokës së tyre, tha sot ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Ministri Mima deklaroi se anëtarësimi në këtë kompani do të rrisë konkurrencën e kompanie private që operojnë në këtë sektor.
Iniciativa e Transparencës për Industritë Nxjerrëse EITI, është një organizëm ndërkombëtar i mbështetur nga Banka Botërore që synon të ndërgjegjësojë popujt për vlerën e pasurive të nëntokës së tyre.

 

Mima e Tabaku, takim me fasonët

 

Kandidatët për deputetë të PD-së, në qarkun e Tiranës, ministri i METE-s, Florion Mima, dhe Jorida Tabaku dhe kanë shprehur angazhimin e PD-së për të vijuar me politikat lehtësuese për biznesin, në mënyrë që ata të kenë më shumë mundësi për t’u zhvilluar dhe për të hapur vende të reja pune.
Punonjësit ishin të kënaqur me vendimin e fundit të qeverisë për heqjen e tatim-fitimin për pagat nën 30 mijë lek të reja.
“Duke filluar nga ky muaj ju do të filloni të merrni 35 mijë lekë më shumë vetëm si rezultat i heqjes së tatim fitimit. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë rreth 158 mijë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror”, – u shpreh Tabaku.
“Sot, falë politikave të qeverisë,me heqjen e tatimit për pagat deri në 300 000 lekë, secili prej punonjësve përfiton në xhepat e tyre 35 000 lekë çdo muaj. Sot biznesi realizon çdo pagesë dhe komunikim online dhe nuk ka asnjë barrë administrative. Sot çdo i ri që punësohet nuk paguan asnjë taksë. Për këto e shumë të tjera, këto biznese dhe punonjësit e tyre do të mbështesin Partinë Demokratike”, – tha Tabaku.

 

Loading...