Gjinushi: Meta ka ëndërr në sirtar të bëhet kryeministër, votoni për partitë e tjera të koalicionit

0
96

gjinushKreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, deklaron se kreu i LSI-së, Ilir Meta, e ka një ëndërr në sirtar çështjen e kërkesës për të qenë kryeministër. I ftuar në emision “Airport” të gazetares Anila Basha në “A1 Report”, Gjinushi i bëri thirrje qytetarëve që votojnë të majtën të japin votën e tyre për partitë e tjera të koalicionit dhe jo për LSI-në. “Sigurisht që nuk është e moralshme që një parti pakice qoftë me 4, 5, 7 apo 10 deputetë të imponojë kryeministrin, sepse po të marrim të abstragojmë që kemi një koalicion me një parti të madhe dhe tre të tjera që mund të plotësojnë 71 votat dhe të gjitha vënë kusht kryeministrin atëherë nuk qeveriset. Pra kjo nuk ekziston ky lloj morali dhe parimi. Ndërsa është e vërtetë që në koalicione të gjera bihet dakord për çështje ekuilibrash dhe zgjedhin një personalitet në krye të qeverisë. Kjo bëhet zakonisht para zgjedhjeve dhe më pas hyhet në zgjedhje dhe shërben si bashkues i koalicionit. Këto të tjerat kur hidhen kështu si shashka janë vetëm provokacione, janë presione”, – tha kreu i PSD-së. Sipas tij edhe deklarata e Naços tregon një ambicie të fshehtë që fle gjithmonë te LSI. “Absolutisht, sepse e ka treguar që me Nanon: që i thoshte o kryeministër o s’ka. Dhe përplasja me Nanon kështu u justifikua. Po të dalë e fortë LSI në zgjedhje do të bëjë presion të madh. Dhe këtë që e hedh si shashkë elektorale e kërkon. Ndaj duhet të jenë të kujdesshëm njerëzit, sepse absolutisht duhet të zgjedhin partitë që e garantojnë që do të qeverisë e majta, që do ketë qeverisje të ndershme, luftë kundër korrupsionit dhe nuk do të ketë kriza artificiale. Sepse e majta është djegur nga qulli. Jo se ka humbur votën e popullit. Por është djegur nga tekat e partive të caktuara, nga shitjet e deputetëve të caktuar, duke filluar nga agrarja e duke përfunduar me LSI-në”, – theksoi Gjinushi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency