Diktatori që mbante një ushtri skllavesh seksi

0
211

skllaveSpeciale/ Ka shumë histori mbi ish- liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-il. Babai i udhëheqësit aktual, quhej “Udhëheqësi i dashur”

 

Ka shumë histori mbi ish- liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-il. Babai i udhëheqësit aktual, quhej “Udhëheqësi i dashur”. Me urdhër të tij janë ekzekutuar dhe internuar mijëra njerëz. Vendi mes Kinës dhe Koresë së Jugut është më i izoluari në planet dhe informacionet vijnë kryesisht nga ata që arratisen. Një prej tyre është edhe japonezi Kenji Fujimoto, i cili ka punuar si shef kuzhine për diktatorin për 11 vite.

Por më pas ia doli që të arratisej, për të sjellë disa detaje pikante nga jeta e ish- diktatorit në një intervistë për revistën GQ. -Kim kishte shumë vajza, të cilat i mbante si skllave seksi. Ato rrëmbeheshin ende pa mbushur 16 vjeç, virgjëresha, jetime, prindërit e të cilave ishin zhdukur në kampet e ndëshkimit. Por kishte edhe femra nga Tajlanda.

Kim Jong-il e quante këtë “Batalioni i kënaqësisë” ose Kippumjo. Femrat e këtij divizioni bëhesh këngëtare, kërcimtare ose masazhatore.

“Jo” nuk ishte në fjalorin e tyre. Kim kishte pasion që këto femra të bënin ndeshje boksi, pasi kjo e eksitonte. Dhe diçka: asnjë mashkull tjetër nuk i prekte me dorë. -Kim kishte shije të shtrenjta.

Fujimoto udhëtonte në mbarë botën për të bërë pazar: havjar në Iran, peshk në Tokio, birrë në Danimarkë. Ndërsa konjakun e preferuar, për të cilin shpenzonte 700 mijë dollarë në viti, e merrte në Francë. Madje në Pekin porosiste ndonjëherë Big Mac të McDonald’s. – Diktatori kishte themeluar një Institut për Jetëgjatësinë. 200 punonjës nuk bënin asgjë tjetër përveçse mendonin se si të zgjasnin sa më shumë jetën e “Udhëheqësit të dashur”.

Ushqimi kishte një rëndësi të veçantë. Kontrollohej diçka në detaje dhe vetëm ushqimi perfekt lejohej. Ushqimi gatuhej vetëm me dru nga një mal i shenjtë, ku ka lindur lideri. -Humori i tij ishte i çuditshëm. Kështu, diktatorit i dukej gallatë që të urdhëronte që shefit të tij të kuzhinës, Fujimoto, t’i rruheshin qimet pubike përpara dasmës me një këngëtare koreano- eriore. –Kur Fujimoto u largua njëherë për në Japoni, Kim i vendosi nga pas një vrasës. Kur u rikthye në Korenë e Veriut, Fujimoto e pyeti diktatorin për këtë çështje dhe ai u përgjigj: Harroje, rëndësi ka që jeton.

 

 

 

            Turqi: Të vendosur për vazhdimin e protestave

Glenn Kates, Stamboll

Demonstruesit në Stamboll nuk tregojnë shenja se do të tërhiqen, me gjithë kërkim-faljen e zëvendëskryeministrit Bulent Arinc për përdorimin e tepruar të forcës nga ana zyrtarëve të sundimit të ligjit. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se protestat janë antidemokratike dhe mbështeten nga “elemente ekstremiste”, mbetet qartë shënjestër e zemërimit të tyre. Bora Kilic, specialist 27-vjeçar i marketingut, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deklarata e zëvendëskryeministrit është një gjest i pakuptimtë, në mungesë të deklaratës së ngjashme nga vetë Erdogani. “Edhe nëse duan të tingëllojnë më tolerantë, mendoj se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, për shkak të kryeministrit. Nëse kërkim-falja do të ishte e mjaftueshme, këta njerëz nuk do të ishin këtu”, është shprehur ai.

Kilic, i cili, ashtu si edhe mbi 60 për qind e protestuesve është midis moshës 19 dhe 30 vjeç, ka thënë se politika e ashpër e Erdoganit është çështja e vërtetë që qëndron pas protestave.

“Ato (protestat) nuk kanë të bëjnë vetëm me dy ose tre drunj, apo me shpëtimin e parkut. Kanë të bëjnë me njerëzit që janë ngopur nga kjo qasje fashiste ndaj tyre, duke i kufizuar lirinë”, ka thënë Kilic. Përplasje midis demonstruesve dhe policisë kanë ndodhur në disa lagje që rrethojnë Sheshin “Taksim” natën e kaluar dhe të ngjashme pritet të ndodhin edhe sonte.

Në rrugën Inonu, protestuesit kanë qenë të zënë me ngritjen e barrierave mbrojtëse, duke përdorur pllaka të drurit, metalike dhe gjësende të ndryshme. Shumica e tyre kanë së paku një maskë kirurgjikale, ose maska gazi. Vullnetarët nga farmacitë furnizojnë protestuesit edhe me Talcid, një substancë e bardhë, e cila kur përzihet me ujë, lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga gazi lotsjellës.

Mert, një djalë 20 vjeç, i cili studion jashtë vendit në Universitetin e Torontos, ka thënë se imazhet e brutalitetit të policisë në mediat sociale e kanë frikësuar atë, porse ka ndjerë obligim të vijë në shesh. “Të jem i sinqertë, nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund, por do të ndodhë diçka. Kjo është pika e kthesës”, ka thënë ai. Trazirat në Turqi kanë nisur të premten e kaluar, pasi policia ka goditur një protestë paqësore, e cila kundërshtonte një projekt ndërtimi në Sheshin “Taksim” të Stambollit. Protestat më pas janë shndërruar në antiqeveritare dhe janë përhapur në qytete të tjera. Protestuesit akuzojnë Erdoganin se po bëhet gjithnjë e më autoritar.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency