Tentoi të kalojë me not kanalin e Korfuzit, gjendet i mbytur në plazh

0

Sonja Caka

Loading...

kanlai i mbyturFamiljarët: E deportoi policia greke për mungesë dokumentash, na tha se do ikte me not për në Greqi

 

Identifikimi i të mbyturit në plazhin e Durrësit zbuloi dje një fakt tronditës për jetën e viktimës. I deportuar nga policia greke për mungesë dokumentesh, ai u kishte deklaruar familjarëve se do ikte sërish në Greqi, por kësaj radhe me not përmes kanalit të Korfuzit. Kjo iniciativë do t’i merrte jetën 41-vjeçarit nga Tirana, Ilir Cuni, i cili do të gjendej dy ditë më parë në plazhin e Durrësit i pajetë, ndërsa identifikimi i tij do të bëhej nga familjarët vetëm ditën e djeshme. Pas identifikimit, policia ka marrë edhe dëshminë e tyre për këtë ngjarje dhe detaje mbi largimin e 41-vjeçarit nga shtëpia për të emigruar drejt Greqisë.

Identifikimi

Një 41-vjeçar është gjetur dy ditë më parë i pajetë në ujërat e detit Adriatik, përkatësisht në plazhin e Durrësit, në sektorin “Apolonia”. Kufoma është identifikuar dje nga policia e qytetit bregdetar dhe mësohet se kanë qenë familjarët e viktimës që kanë ndihmuar se bëhej fjalë për Ilir Cunin, 41 vjeç nga Tirana. Sipas policisë së Durrësit, vdekja e 41-vjeçarit, banues në Tiranë, ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Lidhur me këtë rast, policia deklaroi se viktima u kishte thënë familjarëve në një telefonatë tri ditë më parë se donte të kalonte me not kanalin e Korfuzit për në Greqi, nga Saranda për në bregun tjetër, por duket se kjo iniciativë i ka shkaktuar vdekjen 41-vjeçarit Curri. Sipas familjarëve të 41-vjeçarit, ky i fundit ishte deportuar nga policia greke për mungesë dokumentacioni dhe kishte vendosur të rikthehej sërish në Greqi përmes kësaj rruge të rrezikshme, pra me not. Megjithatë, nga ana e policisë po vijon të punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe marrjen e më shumë të dhënave rreth largimit të Currit nga Tirana, itinerarit të ndjekur dhe zbardhjes së ekspertizës mjeko-ligjore mbi kohën kur është shkaktuar vdekja.

 

Burrel

Qëlloi me gur makinën e kryeministrit, lirohet Hoxha

Gjykata e Burrelit ka liruar Petrit Hoxhën, personin që më 31 maj qëlloi me gur makinën e eskortës së kryeministrit Sali Berisha. Para gjykatës, ashtu sikundër edhe në polici, Hoxha është deklaruar i penduar për veprimin e kryer, duke deklaruar se ka qenë nën efektin e alkoolit. “Jam i penduar, kam vepruar nën efektin e alkoolit. Unë votoj për PD-në” ka deklaruar para gjykatës 53-vjeçari. Pasi ka dëgjuar fjalën e përfaqësuesit të akuzës dhe deklarimet e avokatit mbrojtës dhe pendesën e vetë Hoxhës, Gjykata vendosi dje të caktojë masën “detyrim paraqitje” për të, ndërkohë që hetimet ndaj tij do të vijojnë.

Cërrik

Qëllohet 3 herë me thikë para mitingut polici Malo, prangoset autori

Një efektiv policie është qëlluar tri herë me thikë dje para mitingut elektoral të PD-së nga një 50-vjeçar. Sipas burimeve policore, efektivi i policisë, i plagosur me thikë në kokë dhe shpatull është 40-vjeçari Bashkim Malo, ndërsa agresori Dilaver Hyseni. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se agresori ka qenë i dehuri në momentin që ka qëlluar mbi policin Malo. Policia ka vënë në pranga autorin, ndërsa ka transportuar me urgjencë për në spital 40-vjeçarin. Uniformat blu po hetojnë mbi ngjarjen dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan të dehurin në këtë përplasje me efektivin Malo.

 

 

 

Loading...