Indet e buta të ruajtura të kufomës së mamuthit si dhe gjaku i tij mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së klonimit të tij, tha të enjten kreu i Departamentit të ekspozitave të Muzeut të Mamuthit me emrin “Lazarjev” të Institutit të Ekologjisë së aplikuar të Veriut, Sergei Fjodorov. “Po, me të vërtetë, ne planifikojmë klonimin e një mamuthi. Nëse do të jetë e mundur kjo apo jo, këtë do ta tregojnë analizat e gjakut dhe të indeve të kafshës së gjetur. Komuniteti ndërkombëtar është impresionuar pa masë nga gjetja e mbetjeve të një mamuthi femër në ishujt e Siberisë së Re. Vit pas viti zbulimet sa vijnë e bëhen më të bujshme, më sensacionale. Kjo është e lidhur me proceset e ngrohjes globale dhe interesin në rritje të njerëzve për gjetjen e eshtrave të mamuthëve”, – tha Sergei Fjodorov.