Plani i Broadbandit, një zhvillim me rëndësi të veçantë për teknologjinë e informacionit

0
3447

Ervin Kaduku

 

keshilliVendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Planit Kombëtar për Zhvillimin e Broadband-it”, i marrë të enjten në mbledhjen e rradhës të qeverisë, është i një rëndësie të veçantë. Në fakt, ky Plan përbën një zhvillim i rëndësishëm sepse jep një drejtim të qartë se çfarë do të bëjë qeveria, çfarë do të bëjë administrata publike, çfarë do të bëjë rregullatori si AKEP në periudhën 2013-2020. Për herë të parë në Shqipëri ka një vizion se si do e çojmë aksesin në internet të përdorur maksimalisht në familjet shqiptare edhe në ato me zona më të largëta; se si do ta zhvillojmë Shqipërinë në një hub, në një qendër të TIK; se si do ta kthejmë administratën publike nga një sportel ku kërkuesi mban radhën për të shkuar dhe pastaj shkëmben fjalë me nëpunësin, në anën tjetër; në shërbime online ku gjithkush mund të paraqesë kërkesën përmes internetit, në mënyrë të sigurt dhe të certifikuar dhe të marrë përgjigjen në afatet ligjore, duke ndjekur, gjurmuar (në gjuhën teknike) kërkesën e tij në mënyrë që, çdolloj vonese e pajustifikuar apo edhe tentativa për abuzim nga cilido zyrtar i mundshëm, të evitohet, dhe nëse ndodh, të kapet,  të korrigjohet dhe të merren masa për këtë.

Ky plan ka elementë të sigurimit të konkurrencës në treg, të zhvillimit që bën Qeveria përmes projekteve të mëdha. Projektet e mëdha të Qeverisë janë shumë, por më kryesoret kanë të bëjnë me: arsimin, i cili ka filluar që në vitin 2005 me TIK-shkollat, që është konsumator i madh i aksesit në internet; kanë të bëjnë me shëndetësinë, projekti i cili po vazhdon; Dihet që shkollat dhe qendrat spitalore janë të shtrira në të gjitha krahinat e qarqet e vendit. Projekti i tretë i rëndësishëm është digjitalizimi i administratës publike, që siç thashë po kalon përditë e më shumë online. Pas e-doganave, edhe në provimin e maturës, që zhvillohet këto ditë, për herë të parë, maturantët aplikuan online. Qeveria synon të bazohet në partneritetet publike-private: është një plan që bazohet në të gjitha shkëmbimet që kemi patur me gjithë operatorët e tregut dhe mbi këtë bazë ne do të synojmë me rritjen e penetrimit, krahas treguesve të tjerë. Në një shoqëri vetëm me 10% po të rritet penetrimi i internetit, kjo i korrespondon një rritjeje nga 0.25%-1.2% e PBB-së.

Me miratimin e planit kombëtar të frekuencave, pasi 3G-ja po operon dhe ka rritur shpejtësinë në internet në dorën e gjithsecilit, kur mban smart-phone-in apo çdo lloj tablete, qeveria ka si objektiv të shqyrtojë së shpejti pjesën e spektrit frekuencor që i shërben 4G-së, nëpërmjet dividentit digjital.

 

Plani

Plani Kombëtar për Zhvillimin e Broadband-it përcakton si vizion zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve broadband në të gjithë vendin për të përftuar akses në shërbimet elektronike në fusha të ndryshme si shëndetësi (e-health), edukim (e-education), tregti (e-commerce), shërbimet qeveritare (e-government) si dhe për të arritur përfitime të mëdha ekonomike dhe sociale për vendin tonë.

Nëpërmjet shërbimeve broadband jo vetëm shpërndahet informacion me shpejt dhe më mirë për individët dhe bizneset, jo vetëm mbështetet një qeverisje më e mirë, por rritja e shkallës së penetrimit të broadbandit për çdo 10% është analizuar që sjell rritje ekonomike në GDP-në e një vendi nga 0.25% në 1.23%.

Për zbatimin e këtij plani është propozuar të krijohet Komisioni për Zhvillimin e Broadband nën drejtimin e Kryeministrit. Ky komitet do të mbështetet nga Sekretariati Teknik që do të realizojë në nivel teknik proçesin e koordinimit dhe implementimit të këtij dokumenti. Dokumenti shoqërohet me një plan veprimi ku janë përcaktuar aktivitetet dhe institucionet përgjegjëse për realizimin e tyre.

Miratimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, nuk është vetëm përmbushje e një angazhimi në kuadër të integrimit në BE dhe zbatim i Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, por përbën një moment të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës broadband në Shqipëri dhe një hap më tej në përmbushje të programit Shqipëria Digjitale.

Rrjetet dhe shërbimet broadband janë bërë një prioritet kryesor i shekullit që po jetojmë si për vendet e zhvilluara ashtu dhe ato në zhvillim. Sektori i komunikimeve elektronike në vendin tonë ka pasur progres të dukshëm si pasojë e politikave të ndërmarra për liberalizimin e tregut, futjen  e konkurencës. Këto politika të ndërmarra kanë dhënë rezultatet e tyre në rritjen e penetrimit të telefonisë së lëvizshme, në rritjen e penetrimit të përdoruesve të Internetit, në uljen e çmimeve për shërbimet si ato të aksesit dhe ato të komunikimit.

Dokumenti u përgatit me ekspertë të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) dhe për të kanë dhënë mendim dhe sugjerime dhe ekspertë të USAID. Drafti i parë i dokumentit u prezantua në Konferencën e zhvilluar më 25 maj 2012 më pas, dokumenti politik ka qenë i hapur për konsultim publik për të gjithe të interesuarit nga muaji qershor deri në fund të vitit 2012, në rubriken konsultime në faqen: www.mitik.gov.al/mitik.konsultime. Mendimet e dhëna gjatë prezantimit në konferencë si dhe gjatë takimeve të tjera të zhvilluara me grupe të interesit, janë marrë në konsideratë në dokumentin e rishikuar dhe të miratuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency