Gjuhë-Letërsia Publikohen skemat e vlerësimit, përgjigjet që duhet të jepnin maturantët

0

Loading...

provimiMaturantët komunikojnë me njëri-tjetrin

50 mijë maturantë kanë dhënë dje provimin e parë të Maturës Shtetërore 2013, në Gjuhë-Letërsi. Zhvillimi i provimit nuk ka kaluar pa incidente, ku shumë maturantë kanë arritur të komunikojnë me njëri-tjetrin. Po kështu, testi është publikuar nga disa persona të panjohur vetëm 30 minuta pas fillimit të provimit. Testi i publikuar ka qenë me përgjigjet e sakta që duhet të jepnin maturantët. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Arsimit, e cila ka hedhur poshtë çdo pretendim të mediave. Pas provimit “Standard” publikon sot skemat e vlerësimit të testeve. Në skemat e publikuara nga MASH janë përgjigjet që duhet të jepnin maturantët. Nëse janë dhënë përgjigje të përafërta me këto, atëherë çdo kandidat do të marrë pikë, pavarësisht formës.

Skemat e vlersimit

 AKP 1 31 maj 2013
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS
AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE
PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2013
I DETYRUAR
SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT
VARIANTI A
Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar
Udhëzime të përgjithshme:
• Testi përbëhet nga dy pjesë.
• Testi përmban një total prej 50 pikësh.
• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.
• Për pyetjet me zgjedhje, përgjigjja e saktë vlerësohet me 1 pikë.
• Për pyetjet me zhvillim, përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.
• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.
_______________________________________________________________________________________
PJESA I
Shpirti i botës së gjallë
Pyetja 1 C 1 pikë
Pyetja 2 C 1 pikë
Pyetja 3 D 1 pikë
Pyetja 4 A 1 pikë
Pyetja 5 D 1 pikë
Pyetja 6 C 1 pikë
Pyetja 7 A 1 pikë
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 2 31 maj 2013
Pyetja 8 2 pikë
 Karakteristikat gjuhësore:
 Përdorimi i gjuhës së figurshme;
 Mbizotërimi i mbiemrave;
 Mbizotërimi i fjalive me detaje të hollësishme;
 Përdorimi i foljeve që tregojnë gjendje dhe emocione;
 Mbizotërimi i kohës së tashme dhe të pakryer
 Përdorimi i treguesve gjuhësorë hapësinorë (parafjalë, ndajfolje).
2 pikë Nëse zbulon dy karakteristika gjuhësore, tipike për llojin e tij.
OSE
1 pikë Nëse zbulon vetëm një karakteristikë gjuhësore, tipike për llojin e tij.
0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet pyetjes ose nuk ka përgjigje.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 9 2 pikë
 Objekti i përshkrimit: kodra ose kodra si vendbanim i bletëve.
 Ilustrimi: gjendet një kodër që ndahet në mes nga një përrua, është një kodër me labirinte.
1 pikë Nëse përcakton objektin e përshkrimit.
DHE
1 pikë Nëse shkruan një shembull të përshkrimit objektiv që lidhet me kodrën.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 10 3 pikë
 Folja që shënon shqisën e të parit: fluturonin, pluhuri ngrihej, pluhurin që ishte ngritur aty më parë, kishte marrë ngjyrën e ndryshkut, punonin, sillnin.
 Folja që shënon shqisën e të dëgjuarit: dëgjohej zukatja, zhurmonte.
 Roli që luajnë në tekst:
 nxit përfytyrimin dhe emocionin,
 krijon një lloj perceptimi tingullor,
 e bën imazhin më të gjallë, më lëvizës, më të prekshëm; të duket sikur e shikon dhe sikur dëgjon.
1 pikë Nëse identifikon foljen që shënon shqisën e të parit.
1 pikë Nëse identifikon foljen që shënon shqisën e të dëgjuarit.
1 pikë Nëse tregon rolin që ato luajnë në tekst.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 3 31 maj 2013
Pyetja 11 2 pikë
 Funksioni:
 Koha e tashme tregon përjetimin aktual të autores. Është pikërisht kjo kohë që e shtyn të bëjë një
“udhëtim” imagjinar në të shkuarën, e cila gjuhësisht jepet me kohën e pakryer.
 Koha e pakryer e kthen autoren në të kaluarën, i zgjon kujtimet dhe përjetimet e dikurshme.
1 pikë Nëse shpjegon funksionin e kohës së tashme.
DHE
1 pikë Nëse shpjegon funksionin e kohës së pakryer.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 12 (a) 2 pikë
 Arsyet:
 dëshira për vetmi, qetësi;
 dëshira për t’u arratisur nga një realitet që e lodh dhe që ajo e përjeton si të egër;
 dëshira për pak paqe, të cilën e gjen vetëm në natyrë;
 dashuria për natyrën;
 ndjesia e sigurisë që i fal natyra.
2 pikë Nëse identifikon dy nga arsyet që e shtyjnë autoren të largohet nga realiteti.
OSE
1 pikë Nëse identifikon vetëm një arsye që e shtyn autoren të largohet nga realiteti.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 12 (b) 1 pikë
 Mesazhi:
 Qetësia shpirtërore fitohet pranë natyrës;
OSE
 Natyra dhe bota e gjallë kanë shpirtin e tyre, që sjell harmoni dhe prehje edhe për njeriun.
OSE
 Njeriu i lodhur gjen qetësi dhe prehje në natyrë.
1 pikë Nëse shkruan mesazhin që përcjell teksti
0 pikë Nëse përgjigjet gabim, mungon njëra nga ndryshimet e duhura ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, shkruan një mesazh që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 4 31 maj 2013
Pyetja 12 (c) 2 pikë
 Kontrasti:
 Egërsia e botës njerëzore- qetësia dhe paqja e natyrës.
OSE
 Ëndrra – realiteti
 Shpjegimi
 Kontrasti thekson idenë se bota njerëzore ka fituar egërsi, ndërkohë që natyra mbetet një vend i qetë dhe i paqtë.
OSE
 Thekson pamundësinë për t’u arratisur nga një realitet i egër, ku nuk ndihesh rehat e nuk gjen qetësi. Dhe kjo arratisje është e mundur vetëm përmes ëndërrimit.
1 pikë Nëse identifikon kontrastin.
DHE
1 pikë Nëse shpjegon kontrastin.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim, mungon njëra nga ndryshimet e duhura ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________
PJESA II
De Rada Këngët e Milosaos
Pyetja 13 D 1 pikë
Pyetja 14 B 1 pikë
Pyetja 15 A 1 pikë
Pyetja 16 A 1 pikë
Pyetja 17 D 1 pikë
Pyetja 18 D 1 pikë
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 5 31 maj 2013
Pyetja 19 3 pikë
 Atmosfera:
Përgjigjja e plotë
 Jemi në fund vjeshte, prag dimri. Natyra është e zymtë, e ashpër. E gjitha kjo theksohet me erën që fryn nga malet dhe që rrëzon gjethet e pemëve, duke shkretuar gjithçka.
Përgjigjja e pjesshme
E konstaton atmosferën:
 e zymtë;
 e ashpër;
 e ftohtë;
 e trishtë;
 e shkretë.
 Funksioni artistik:
 Paralajmëron vdekjen e heroit;
 Luan rolin e një paralelizmi figurativ: mbyllja e ciklit të natyrës shkon paralelisht me mbylljen e ciklit të jetës së heroit.
 Një tipar romantik, pjesëmarrja e natyrës.
2 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të plotë atmosferën që mbizotëron në këtë këngë.
OSE
1 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të pjesshme atmosferën që mbizotëron në këtë këngë.
DHE
1 pikë Nëse tregon funksionin artistik të këtij përdorimi.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 20 2 pikë
 Gjymtyra që mungon: folja
 Gjaku im rrodhi (u derdh) te lumi i Vodhit
1 pikë Nëse gjen se gjymtyra që mungon është folja.
DHE
1 pikë Nëse e rishkruan vargun duke shtuar një folje që lidhet me kontekstin e dhënë.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 6 31 maj 2013
Pyetja 21 (a) 3 pikë
 Çfarë kërkon Milosao?
 Kërkesa e fundit e Milosaos para se të vdesë është që të shohë Shkodrën dhe motrën.
 Pse:
 Shkodra nënkupton lidhjen me vendlindjen, motra është i vetmi person i familjes që i ka mbetur.
OSE
 Janë dy gjërat e shtrenjta që i kanë mbetur: vendlindja dhe familja, dhe ai do të ndahet përfundimisht
me to.
 Ndjenjat që e përshkojnë heroin:
 Trishtimi, dhimbja e ndarjes nga jeta, nostalgjia për gjërat që lë pas.
1 pikë Nëse tregon se çfarë kërkon të shohë në fund Milosao.
DHE
1 pikë Nëse shpjegon arsyen.
DHE
1 pikë Nëse tregon se ç’ndjenjë e përshkon heroin.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 21 (b) 1 pikë
 Tipari romantik:
 Theksimi i ndjenjave që e përshkojnë heroin, si: trishtimi, vetmia, nostalgjia, malli.
1 pikë Nëse zbulon një tipar të Milosaos, që e bën hero romantik.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 22 3 pikë
 Koha e foljeve: e tashme (mblidhen) dhe e kryera e thjeshtë (lashë).
 Shpjegimi:
 E kryera e thjeshtë thekson largimin e tij përfundimtar nga kjo jetë, por jeta do të vazhdojë edhe më pas (e tashmja shpreh një veprim në vazhdimësi).
OSE
 Milosao po vdes, por jeta vazhdon, të tjerë do ta vazhdojnë atë.
OSE
 Edhe pas vdekjes së Milosaos, jeta do të vazhdojë.
2 pikë Nëse gjen dy kohët e foljeve.
DHE
1 pikë Nëse shpjegon funksionin e tyre.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 7 31 maj 2013
Pyetja 23 2 pikë
 Mënyra e ndërtimi:
 Fjala ëndërrëz është formuar me prapashtesë (mënyra e ndërtimit: me prapashtesim).
OSE
 ëndërr + ëz
 Përfytyrimi:
 Prapashtesa zvogëluese sjell përfytyrimin e diçkaje të vogël, që në kontekstin e këngës, ka domethënien e jetës së shkurtër që po ikën, po mbaron.
OSE
 Jeta e njeriut është e kufizuar, e shkurtër dhe kjo fjalë thekson pikërisht sa shpejt ikën ajo. Ashtu si mbaron ëndrra, sa hap e mbyll sytë, ashtu i duket edhe Milosaos jeta, kur ndodhet në fund të saj.
1 pikë Nëse gjen mënyrën e fjalëformimit.
DHE
1 pikë Nëse shpjegon përfytyrimin që nxit kjo fjalë.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 24 1 pikë
 Imazhi i malit dhe i lisit:
Mali dhe lisi nënkuptojnë:
 forcën,
 qëndresë,
 rreptësinë,
 ashpërsinë,
 trashëgiminë.
1 pikë Nëse tregon se ç’përfaqëson imazhi i malit dhe i lisit.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistik, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 8 31 maj 2013
Pyetja 25 8 pikë
Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 shkruan një ese, ku argumenton se përshtypjet e para mund të jenë ose jo të ndryshueshme;
 mban qartë një pozicion të dukshëm në zgjedhjen e bërë;
 përdor shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen e dhënë, duke iu referuar përvojës personale ose edhe përvojave të të tjerëve;
 ka qartësi mendimi.
KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë
1 pikë Struktura e esesë
 respekton elementet e strukturës së esesë:
– hyrjen,
– zhvillimin,
– përfundimin.
Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.
1 pikë Organizimi i esesë
 organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla, si: koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri paragraf te tjetri).
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë;
 shprehet me një gjuhë eseistike;
 ka fjalor të pasur;
 stil origjinal.
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;
 ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta;
 përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm;
 ka saktësi drejtshkrimore.
__________________________________________________

 AKP 1 31 maj 2013
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS
AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE
PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2013
I DETYRUAR
SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT
VARIANTI A
Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike
Udhëzime të përgjithshme:
• Testi përbëhet nga dy pjesë.
• Testi përmban një total prej 50 pikësh.
• Testi ka 25 pyetje: 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.
• Për pyetjet me zgjedhje, përgjigjja e saktë vlerësohet me 1 pikë.
• Për pyetjet me zhvillim, përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.
• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.
_______________________________________________________________________________________
PJESA I
Kur bie shi
Pyetja 1 C 1 pikë
Pyetja 2 C 1 pikë
Pyetja 3 D 1 pikë
Pyetja 4 A 1 pikë
Pyetja 5 C 1 pikë
Pyetja 6 D 1 pikë
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 2 31 maj 2013
Pyetja 7 (a) 3 pikë
 Lloji i tekstit: përshkrues
 Karakteristikat gjuhësore:
 Përdorimi i gjuhës së figurshme;
 Mbizotërimi i mbiemrave;
 Mbizotërimi i fjalive me detaje të hollësishme;
 Përdorimi i foljeve që tregojnë gjendje dhe emocione;
 Mbizotërimi i kohës së tashme dhe të pakryer.
1 pikë Nëse përcakton llojin e tekstit.
DHE
2 pikë Nëse zbulon dy karakteristika gjuhësore, tipike për llojin e tij.
OSE
1 pikë Nëse zbulon vetëm një karakteristikë gjuhësore, tipike për llojin e tij.
0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 7 (b) 1 pikë
 Referenti: shiu
1 pikë Nëse përcakton referentin në tekst.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 8 3 pikë
 Shqisa kryesore: të parit, të vështruarit, të shikuarit.
 Shpjegimi:
 Të parit është shqisa kryesore, pasi në raport me shqisat e tjera, ajo është mbizotëruese.
OSE
 Të parit është shqisa kryesore, pasi gjithçka që paraqitet, vjen nëpërmjet saj. Autorja e ka parë shiun në të gjitha fazat dhe format e tij dhe ndjesinë që ai i ka shkaktuar duke e parë, përpiqet t’ia përcjellë edhe lexuesit.
 Ilustrimet: shi i lehtë, shi i butë, uji që avullon nga kërcelli, shirat e gjatë, të ngadaltë derdheshin
mbi të korrat, duke e përkulur grurin, nuk i kisha parë trillet e erës, që dukeshin si gjurmë
të rënda këmbësh, nuk kisha parë breshër, që shtyhej përpara nga erëra të forta, një shi që bie drejt e poshtë, një shi që spërkat, keni parë shi.
1 pikë Nëse identifikon shqisën kryesore.
1 pikë Nëse shpjegon pse është, pikërisht, kjo shqisa kryesore.
1 pikë Nëse përgjigjen e ilustron me shembuj nga teksti.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 3 31 maj 2013
Pyetja 9 2 pikë
 Shembull përshkrimi objektiv:
 isha e detyruar të ndërroja dërrasat e çatisë dy herë në pesë vjet;
 kishte rrjeta teli në dritaret e anës perëndimore të shtëpisë së vet;
 nuk kisha parë breshër të binte nga qielli i kthjellët, blu;
 nuk i kisha parë gropat në një fushë gruri.
 Shembull përshkrimi subjektiv:
 stuhitë e befta dhe të dhunshme të breshrit;
 nuk i kisha parë trillet e erës, shiut dhe breshrit;
 si të ishin gjurmë të rënda këmbësh të një gjiganti;
 nuk kisha provuar shi që vinte valë – valë dhe shtyhej përpara nga erëra të forta
1 pikë Nëse gjen një shembull të përshkrimit objektiv.
DHE
1 pikë Nëse gjen një shembull të përshkrimit subjektiv.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 10 2 pikë
 Figurat e stilistikës:
 Metafora: trillet e erës, shiut dhe të breshrit.
 Krahasimi (ose similituda): si të ishin gjurmë të rënda këmbësh të një gjiganti
 Epitet: gjurmë të rënda.
2 pikë Nëse zbulon dy figura të stilistikës, të shoqëruara me ilustrimet përkatëse.
OSE
1 pikë Nëse zbulon një figurë të stilistikës, të shoqëruar me ilustrimin përkatës.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 11 (a) 1 pikë
 Koha që mbizotëron: e pakryera
1 pikë Nëse identifikon kohën e foljes që mbizotëron në paragrafin e parë.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 11 (b) 1 pikë
 Rishkrimi i fjalisë sipas këndvështrimit objektiv:
Nuk e kishte kuptuar se një shi në pranverë ose në vjeshtë, një shi që bie drejt e poshtë, një shi që spërkat, është më shumë se një bekim.
1 pikë Nëse e rishkruan fjalinë, duke ndryshuar vetën e rrëfimtarit, nga e para në të
tretë dhe duke hequr fjalët e figurshme.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim, mungon njëra nga ndryshimet e duhura ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 4 31 maj 2013
Pyetja 12 1 pikë
 E veçanta e rrëfimit në vetën e parë:
 theksohet subjektivizmi,
 theksohet emocionaliteti,
 rrëfimi bëhet më i besueshëm.
 përmbajtja është më shumë emocionale.
1 pikë Nëse tregon të veçantën që sjell rrëfimi në vetën e parë.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim, mungon njëra nga ndryshimet e duhura ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 13 2 pikë
 Interpretimi:
Përgjigjja e plotë
 Nëse ke qenë në jug, atëherë e ke parë shiun si fenomen natyror.
Por, shiu në jug është diçka më shumë se kaq. Nëse ke qenë në jug, jo vetëm e ke parë shiun, por edhe e ke përjetuar, e ke shijuar, e ke vëzhguar në të gjitha fazat, duke e njohur më mirë fizionominë e tij. Ai të ka zgjuar shumë kujtime dhe nostalgji.
Shiu në jug i jep kuptim këtij vendi dhe e bën të veçantë.
Përgjigjja e pjesshme
 Nëse ke qenë në jug, e ke parë shiun të bjerë.
OSE
 Nëse ke qenë në jug, ke vënë re që bie shumë shi.
2 pikë Nëse interpreton në mënyrë të plotë fjalët që fermeri thotë në fund të këtij teksti, duke
theksuar të dy anët: shiun si fenomen (1 pikë) dhe shiun si pjesë emocionale e vendit
(1 pikë).
OSE
1 pikë Nëse interpreton në mënyrë të pjesshme fjalët që fermeri thotë në fund të këtij teksti, duke u përqendruar kryesisht te shiu, thjesht si fenomen.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një interpretim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________
PJESA II
Eskili Prometeu
Pyetja 14 B 1 pikë
Pyetja 15 C 1 pikë
Pyetja 16 A 1 pikë
Pyetja 17 C 1 pikë
Pyetja 18 D 1 pikë
Pyetja 19 A 1 pikë
Pyetja 20 C 1 pikë
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 5 31 maj 2013
Pyetja 21 (a) 1 pikë
 Shkaku i konfliktit në këtë fragment:
 Mosbindja e Prometeut ndaj Zeusit.
 Refuzimi i Prometeut ndaj ligjeve arbitrare të Zeusit.
 Refuzimi i Prometeut që t’i tregojë Zeusit parashikimin e fatit, sekretin e rrëzimit nga froni.
1 pikë Nëse zbulon shkakun e konfliktit.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 21 (b) 2 pikë
 Karakteristika e Hermesit:
 servil,
 frikacak,
 lake (shërbëtor)
 Çifti antonimik: fisnik – lake (shërbëtor)
OSE
Më duket vetja më fisnik në pranga
në shkëmb mbërthyer se sa të jem lake…
1 pikë Nëse zbulon një karakteristikë të Hermesit.
DHE
1 pikë Nëse gjen çiftin antonimik.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 21 (c) 1 pikë
 Tipari i heroit tragjik:
 Të qénit i vetëdijshëm për atë që e pret.
 Nuk e braktis idealin, por vetësakrifikohet, vetëflijohet.
 Të qénit krenar, pavarësisht ndëshkimit që e pret.
1 pikë Nëse zbulon një tipar të Prometeut që e bën atë hero tragjik.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 22 2 pikë
 Figura e stilistikës: Shkallëzimi rritës (ose shkallëzimi)
 Funksioni artistik: Krijimi i imazheve pamore. Nxitja e imagjinatës së lexuesit.
1 pikë Nëse gjen figurën e stilistikës.
DHE
1 pikë Nëse tregon funksionin e përdorimit.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 6 31 maj 2013
Pyetja 23 2 pikë
 Ana stilistike: të dyja janë epitete.
 Ana e fjalëformimit: të dyja janë fjalë të përbëra (mënyra e fjalëformimit: me kompozim)
1 pikë Nëse gjen anën stilistike.
DHE
1 pikë Nëse gjen tipin e fjalëve nga ana e fjalëformimit.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 24 (a) 3 pikë
 Përshkrimi i atmosferës:
Përgjigjja e plotë
 Atmosfera në fund të këtij fragmenti është tronditëse, e zymtë, e rëndë, dramatike. Përmes fjalëve të Prometeut kuptojmë se Zeusi po hakmerret ndaj mosbindjes së tij. Ai krijon zhurmë dhe konfuzion. Toka dhe qielli po përmbysen duke krijuar një situatë gati apokaliptike. E gjithë kjo vjen përmes shumë fjalëve dhe detajeve, si: bubullimat, gjëmimet, gjarpërojnë rrufetë, gjuhë flake zigzag, flakërimat verbojnë, shqota ulërin, vërshëllen me lemeri, Tok’ e qiell, toka me rrëmet, toka po trandet, toka po dridhet, të cilat japin ndëshkimin që Zeusi po i bën Prometeut. Zeusi, me egërsinë e tij, është i pranishëm kudo, përmes veprimeve, gurëve që vërvit, zjarrit që lëshon, tokës dhe qiellit që përmbys.
Përgjigjja e pjesshme:
Konstatimi
 Atmosfera është tronditëse;
 Atmosfera është e rëndë;
 Atmosfera është tragjike.
OSE
Jep thjesht detaje:
 bubullimat, gjëmimet, gjarpërojnë rrufetë, gjuhë flake zigzag, flakërimat verbojnë, shqota ulërin, vërshëllen me lemeri, Tok’ e qiell, toka me rrëmet, toka po trandet, toka po dridhet.
3 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të plotë atmosferën bashkë me detajet përkatëse.
OSE
2 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të pjesshme atmosferën dhe përmend një ose disa detaje.
OSE
1 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të pjesshme atmosferën, pa përmendur asnjë detaj.
OSE
1 pikë Nëse vetëm e konstaton atmosferën.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 7 31 maj 2013
Pyetja 24 (b) 2 pikë
Përgjigjja e plotë
 A mbetet Prometeu i lirë?
 Po, shpirti i Prometeut mbetet i lirë. Zeusi mund t’i ketë prangosur trupin e tij, por jo shpirtin. Edhe në vuajtjen më të madhe, ai mbetet i pamposhtur dhe nuk e shet lirinë e tij shpirtërore për asgjë.
Le të shkreptijë flakët e rrufeve,
t’ushtojë me gjëmimet e nëndheshme,
le të pështjellë Tok’ e Qiell së bashku
me borën pendëbardhë, le t’i tundë
e shembë të gjitha, por ta dish se kurrë
nuk më përkul dot!
Ajo që Zeusi nuk përkul dot është pikërisht shpirti i Prometeut, pra të menduarit lirisht. Prometeu e di mjaft mirë fundin që e pret, por ai mbetet i lirë të vendosë me vullnet të plotë. Fjalët e thëna nga Prometeu na bindin, pikërisht, për këtë liri të brendshme që mbetet e paprekshme tek ai.
OSE
 Prometeu ka lirinë të zgjedhë rrugën që do të ndjekë fati i tij: të pranojë të ndëshkohet nga Zeusi apo të pajtohet me të. Kompromisi që ai nuk bën, pohon pikërisht këtë liri të shpirtit të tij. Ai thotë vetëm të vërtetën, kur i pohon Hermesit se do të pranonte më mirë të ishte në pranga, se sa të mbetej një shërbëtor i Zeusit. Duke duruar torturat dhe mundimet, ndërsa nuk i thotë Zeusit asgjë në lidhje me fatin që e pret, ai tregon se është i lirë në zgjedhjen e tij dhe bindur e i vendosur për atë që po bën.
Përgjigjja e pjesshme
 Prometeu është i lirë në shpirt.
 Zeusi thjesht i prangos trupin.
2 pikë Nëse argumenton lirinë shpirtërore të Prometeut bashkë me ilustrimin që mbështet idenë e
tij.
OSE
1 pikë Nëse pohon lirinë e tij shpirtërore, por nuk e argumenton atë.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 8 31 maj 2013
Pyetja 25 8 pikë
Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 shkruan një ese, ku argumenton nëse është e drejtë që njerëzit të kërkojnë gjithmonë ndryshim;
 mban qartë një pozicion të dukshëm në zgjedhjen e bërë;
 përdor shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen e dhënë, duke iu referuar përvojës
personale ose edhe përvojave të të tjerëve;
ka qartësi mendimi.
KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë
1 pikë Struktura e esesë
 respekton elementet e strukturës së esesë:
– hyrjen;
– zhvillimin;
– përfundimin.
Nxënësi merr 1 pikë, nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.
1 pikë Organizimi i esesë
 organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla, si: koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri paragraf te tjetri).
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë;
 shprehet me një gjuhë eseistike;
 ka fjalor të pasur;
 stil origjinal.
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;
 ndërton fjali të sakta dhe të qarta;
 përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm;
 ka saktësi drejtshkrimore.

 AKP 1 31 maj 2013
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS
AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE
PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2013
I DETYRUAR
VARIANTI A
E premte, 31 Maj 2013 Ora 10.00
Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar
Udhëzime për nxënësin
Testi në total ka 25 pyetje: 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.
Testi është i ndarë në dy pjesë: joletrare dhe letrare.
Në të dy pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.
Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.
Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.
Për përdorim nga komisioni i vlerësimit
Kërkesa
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
Pikët
Kërkesa
12a
12b
12c
13
14
15
16
17
18
19
20
Pikët
Kërkesa
21a
21b
22
23
24
25a
25b
25c
25d
Pikët
Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT
1…………………………Anëtar
2. ……………………….Anëtar
KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN
BARKODI
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 2 31 maj 2013
PJESA I
Shpirti i botës së gjallë
Jo shumë larg vendit ku unë jetoj, gjendet një kodër që ndahet në mes nga një përrua. Nga gërryerja e vazhdueshme e ujit është formuar një pjesë toke, në të cilën ka rrënjë të vjetra dhe guralecë që bien shumë në sy. Po ta shohësh nga larg, nuk dallohet gjë tjetër veçse një djerrinë toke e ngritur. Por, kur i afrohesh, vëren diçka të mrekullueshme, një strehë të vogël shkëmbore që duket po aq e ndërlikuar dhe e ndërtuar mirë, sa dhe ato që la kultura e lashtë, kur u zhduk në mënyrë misterioze, shekuj më parë. Kjo kodër, e kthyer në mijëra hoje, mund të shfaqej si një qiell i shndritshëm, ku bletët jetonin e ngordhnin. Është një kodër me labirinte. Në të çarat e disa prej gërmimeve dalin gjysmërrathë prej argjili, që u ngjajnë tendave të diellit, të vendosura mbi dyer. Kjo është një tokë e kthyer në argjilë në hojet e bletëve dhe bëhet e dukshme sa herë që ato gërmojnë thellë në strehëzat e tyre.
Ky është vendi ku bletët kanë strehën e tyre, që i mbron nga shiu, e cila pozicionohet përkarshi diellit të jugut. Pra, është një arkitekturë e gjallë dhe inteligjente, një strehë e ngrohtë, e trashëguar brez pas brezi. Në shumicën e të çarave mund të dallohen ende krahë bletësh të ngordhura, me fytyrat e tyre të thata e të shpërbëra, me sytë e tyre që vështrojnë ngultas nga vendi ku dhanë shpirt, drejt gjysmës tjetër të pabanuar të kodrës, që shtrihet përgjatë përroit, nga katakombet1.
Herën e parë që gjeta këtë vendbanim bletësh, ishte verë. Dielli digjte dhe toka kishte marrë ngjyrën e ndryshkut. Tek-tuk, ndonjë makinë zhurmonte përgjatë rrugës së pistë dhe pluhuri ngrihej pas saj, duke u bërë njësh me pluhurin që ishte ngritur aty më parë. Në këtë qetësi dëgjohej zukatja e bletëve. Atëherë ato ishin të gjalla, punonin në kodër e sillnin polenin e luleve në hoje. Ato fluturonin duke bërë një hartë të padukshme në ajër, të skicuar me koordinata, duke komunikuar mes tyre për drejtimin ku ndodhej ushqimi nëpër lule.
Nën diellin e nxehtë, duke vështruar bletët e vogla që fluturonin përreth kodrës, duke dëgjuar zogjtë e verës e duke ndier flladin e lehtë, ndieja se i përkisja atij vendi. Mendoja për strehëzat e mia, për të vërtetat dhe imagjinaret. Dikur jetoja në një qytet të quajtur Manitou, që do të thotë shpirti i madh dhe ku burime të nxehta uji mineral gurgullonin nën rrugët e tij dhe shpërthenin në puse të hapura. Ndihesha e sigurt atje. Lëvizja e nëndheshme e ujit me nxehtësinë, si dhe përfytyrimi mbi një jetë tjetër, atë që ekziston poshtë nesh, të jepnin ndjesinë se aty ishte qendra e botës.
Vite më vonë, doja vetëm qetësi. Ëndrrat e mia ishin të mbushura me vende ku doja të isha: streha dhe vetmia. Dëshiroja një dhomë të veçuar nga të tjerat, një shtëpizë të fshehtë për të pushuar. Doja të isha në një sekuojë2 gjigante pyjore me pemë kaq të larta, sa të dëgjoja zëra kukuvajkash në mes të ditës. Ëndërroja të jetoja në një shpellë, pak orë larg prej këtu. Kam menduar se nëntoka ku është ngrohtë dhe ka lagështirë, do të ishte vendi ideal për t’i qëndruar larg dimrit e për t’iu larguar zhurmës së jetës.
Kisha dashur shumë herë të arratisesha nga egërsia, në një botë ku njeriu nuk kishte vënë dorë. Por, këto ishin vetëm ëndrra të paqta e të rehatshme të një foleje brenda një guri a druri, një strehë ku ëndrra ose jeta nuk mund të zaptoheshin.
Në ditë dhe vende të tjera, njerëzit i kushtonin më shumë vëmendje vullnetit kokëfortë të tokës. Dikur, shtëpitë ndërtoheshin prej druri të prerë në një zonë të vetme të pyllit. Mendohej se në këtë mënyrë, shtëpia do të qëndronte në harmoni dhe familja nuk do të shpërbëhej apo nuk do të lejonte që të rrëmbehej nga grindjet.
1 katakomb- shpellë e nëndheshme, ku mund të hyhet, por është vështirë të dilet.
2 sekuojë- lloj druri, pemë e lartë.
1
2
3
4
5
6
7
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 3 31 maj 2013
Rrethoni alternativën e saktë për pyetjet nga 1 deri në 7.
1. Cila fjali zbulon më mirë vlerësimin e autores për kodrat? 1 pikë
A) Jo shumë larg vendit ku unë jetoj, gjendet një kodër që ndahet në mes nga një përrua.
B) Në atë kohë, ato ishin të gjalla, punonin në kodër e sillnin polenin e luleve në hoje.
C) Kjo kodër, e kthyer në mijëra hoje, mund të dukej si një qiell i shndritshëm, ku bletët jetonin e ngordhnin.
D) Duke vështruar bletët e vogla që fluturonin përreth kodrës, duke dëgjuar zogjtë e verës e duke
ndier flladin e lehtë, ndieja se i përkisja atij vendi.
2. Në paragrafin e katërt, kthimi prapa në kohë është bërë, kryesisht: 1 pikë
A) për të përshkruar qytetin në detaje.
B) për të shpjeguar kuptimin e emrit të qytetit.
C) për të përshkruar vendet ku rrëfyesja ndihej e sigurt.
D) për të shpjeguar arsyet që rrëfyesja kishte për t’u shpërngulur.
3. Në fjalinë: Një strehë ku ëndrra ose jeta nuk mund të zaptoheshin; folja zaptoheshin ka kuptimin:
1 pikë
A) ndaheshin;
B) dhunoheshin;
C) ndërthureshin;
D) pushtoheshin.
4. Lexoni fjalinë e mëposhtme të paragrafi të fundit. 1 pikë
Në ditë dhe vende të tjera, njerëzit i kushtonin më shumë vëmendje vullnetit kokëfortë të tokës.
Autorja e përdor personifikimin në këtë fjali:
A) për të theksuar fuqinë e tokës.
B) për të theksuar dobitë që sjell toka.
C) për të demonstruar se toka ka ndryshuar.
D) për të shpjeguar se toka është një burim i dobishëm.
5. Cila nga alternativat e mëposhtme shfaq më mirë qëndrimin e autores për marrëdhëniet e ndërsjella midis shoqërisë dhe natyrës? 1 pikë
A) Doja të isha në një sekuojë gjigante pyjore me pemë kaq të larta, sa të dëgjoja zëra kukuvajkash
në mes të ditës.
B) Lëvizja e nëndheshme e ujit me nxehtësinë, si dhe përfytyrimi mbi një jetë tjetër, atë që ekziston
poshtë nesh, të jepnin ndjesinë se aty ishte qendra e botës.
C) Kam menduar se nëntoka ku është ngrohtë dhe ka lagështirë, do të ishte vendi ideal për t’i qëndruar
larg dimrit e për t’iu larguar zhurmës së jetës.
D) Dikur, shtëpitë ndërtoheshin prej druri të prerë në një zonë të vetme të pyllit.
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 4 31 maj 2013
6. Gjendja shpirtërore e autores, në këtë tekst, është: 1 pikë
A) optimiste në lidhje me të ardhmen.
B) e shqetësuar për dëmtimin e pyjeve.
C) e dëshiruar për një strehë larg qytetërimit.
D) e penduar për vendimet e marra në të shkuarën.
7. Si do të ndryshonte ky tekst, nëse do të shkruhej nga një këndvështrim objektiv? 1 pikë
A) Ai do të kishte një përmbajtje më pak emocionale.
B) Ai do të përmbante më pak detaje në lidhje me bletët.
C) Ai do të përfshinte më shumë informacion në lidhje me rrëfyesin.
D) Ai do të fokusohej më shumë në të tashmen se në të shkuarën.
8. Ky është një tekst përshkrues. Zbuloni dy karakteristika gjuhësore tipike për llojin e tij. 2 pikë
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
9. Identifikoni objektin e përshkrimit në paragrafin e parë. Shkruani një shembull të përshkrimit
objektiv që lidhet me këtë objekt. 2 pikë
Objekti i përshkrimit: _________________________________________________________________
Ilustrimi: _______________________________________________________________________
10. Identifikoni një folje që shënon shqisën e të parit dhe një që shënon shqisën e të dëgjuarit në
paragrafin e tretë. Tregoni rolin që ato luajnë në tekst. 3 pikë
Folja për shqisën e të parit: ___________________________________________________________
Folja për shqisën e të dëgjuarit: __________________________________________________________
Funksioni: _______________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
11. Në këtë tekst mbizotërojnë dy kohë foljesh: koha e tashme dhe e pakryer. Shpjegoni funksionin e përdorimit të tyre. 2 pikë
__________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 5 31 maj 2013
12.
a) Cilat mendoni se janë dy nga arsyet që e shtyjnë autoren të largohet nga realiteti? 2 pikë
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
b) Cili është mesazhi që përcjell ky tekst. 1 pikë
___________________________________________________________________________________
c) Zbuloni kontrastin në paragrafin e parafundit dhe shpjegojeni atë. 2 pikë
Kontrasti: ___________________________________________________________________________
Shpjegimi: __________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 6 31 maj 2013
PJESA II
De Rada Këngët e Milosaos – Kënga XXX
Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit.
Gjaku im te lumi i Vodhit.
Hapeni shatoren,
o ushtarë, që të shoh
Shkodrën edhe time motër
te dritarja kundruall.
Atje nuk do zgjohem më
luleve që i tund era
si suvalë e pasosur.
Mblidhen shokët mbrëmanet
në katund, në vatërët.
Unë i lashë si ëndërrëz.
Rrethoni alternativën e saktë për pyetjet nga 13 deri në 18.
13. Në këngën XXX tregohet për: 1 pikë
A) flijimin dëshpërues të heroit që humbi familjen.
B) dëshirën e heroit për të shlyer gabimin e bërë dikur.
C) amanetin e fundit të Milosaos për t’u varrosur pranë familjes.
D) çastet e fundit të Milosaos së plagosur.
14. Kjo këngë përshkohet nga nota: 1 pikë
A) pendimi;
B) trishtimi;
C) ekzaltimi;
D) triumfi.
15. Vargu: Mblidhen shokët mbrëmanet; nënkupton: 1 pikë
A) jetën që do të vazhdojë edhe më pas.
B) mbrëmjet e qeta të katundit.
C) bisedat që do të bëhen për të rënët.
D) jetën e qetë që do të ketë ky vend.
16. Figura e stilistikës në vargun: dhe rrëzoi hijen e lisit; është: 1 pikë
A) metafora;
B) metonimia;
C) krahasimi;
D) epiteti.
17. Në vargun: te dritarja kundruall; fjala kundruall ka kuptimin: 1 pikë
A) tjetër;
B) e hapur;
C) përtej;
D) përballë.
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 7 31 maj 2013
18. Në cilin prej vargjeve të mëposhtme është përdorur një trajtë dialektore? 1 pikë
A) Atje nuk do të zgjohem më.
B) Luleve që i tund era.
C) Unë i lashë si ëndërrëz.
D) Në katund, në vatërët.
19. Përshkruani atmosferën që sundon në këtë këngë. Tregoni funksionin artistik të këtij përdorimi. 3 pikë
Atmosfera: _____________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
Funksioni: _____________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
20. Në vargun e tretë të kësaj kënge mungon një nga gjymtyrët kryesore të fjalisë. Cila është ajo?
Rishkruajeni vargun duke e shtuar këtë gjymtyrë të nënkuptuar. 2 pikë
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
21.
a) Çfarë kërkon Milosao të shohë në fund dhe pse? Ç’ndjenjë e përshkon heroin në këto vargje? 3 pikë
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
b) Zbuloni në këtë këngë një tipar të Milosaos që e bën atë një hero romantik. 1 pikë
_____________________________________________________________________________________
22. Gjeni kohën e foljeve në vargjet e mëposhtme. Shpjegoni këtë përdorim në funksion të idesë që mbartin
vargjet përmbyllëse të kësaj kënge. 3 pikë
Mblidhen shokët mbrëmanet
në katund, në vatërët.
Unë i lashë si ëndërrëz.
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
23. Çfarë ka të veçantë nga mënyra e ndërtimit (fjalëformimit) fjala ëndërrëz? Shpjegoni përfytyrimin
që ajo krijon. 2 pikë
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
24. Ç’përfaqëson imazhi i malit dhe i lisit në këtë këngë? 1 pikë
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Profesionale, artistike, sportive, me kohë të shkurtuar Varianti A
 AKP 8 31 maj 2013
25. Thonë se është vështirë t’i ndryshosh përshtypjet e para. A jeni dakord me këtë pohim? Argumentoni mendimin duke përdorur shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen tuaj. 8 pikë

Shtjellimi i idesë
(25a)
Organizimi dhe struktura
(25b)
Stili dhe origjinaliteti
(25c)
Saktësia gjuhësore
(sintaksa dhe drejtshkrimi)
(25d)
Totali
25
2 pikë
2 pikë
2 pikë
2 pikë
8 pikë

_____________________________________

______________ AKP 1 31 maj 2013
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS
AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE
PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2013
I DETYRUAR
VARIANTI A
E premte, 31 Maj 2013 Ora 10.00
Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike
Udhëzime për nxënësin
Testi në total ka 25 pyetje: 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.
Testi është i ndarë në dy pjesë: joletrare dhe letrare.
Në të dy pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.
Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.
Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.
Për përdorim nga komisioni i vlerësimit
Kërkesa
1
2
3
4
5
6
7a
7b
8
9
10
Pikët
Kërkesa
11a
11b
12
13
14
15
16
17
18
19
20
Pikët
Kërkesa
21a
21b
21c
22
23
24a
24b
25a
25b
25c 25d
Pikët
Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT
1…………………………Anëtar
2. ……………………….Anëtar
KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN
BARKODI
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 2 31 maj 2013
PJESA I
Kur bie shi
Derisa u shpërngula në jug të vendit, nuk dija ndonjë gjë të madhe për shiun. S’më shkonte në mendje se kishte shira të rrëmbyeshëm apo shumë të butë, shira të ftohtë, por edhe të vakët, shira që ia behnin vrullshëm dhe shira që vinin ngadalë – ngadalë.
Nuk e dija se shirat mund të jenë të rrallë dhe, atëherë, njerëzit luten e presin, por, edhe ardhja e tyre e tepërt, nuk i duhet as njeriut e as tokës.
Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se, qoftë edhe një shi i lehtë që vjen në fund të një pasditeje të nxehtë, ku temperaturat i kalojnë 380C, mund ta djegë vërtet grurin, duke bërë që uji të avullojë nga kërcelli.
Jo rrallë, të ndodhur përballë trilleve të natyrës, njerëzit ngurrojnë të mbjellin sërish.
Nuk kisha parë se si shirat e gjatë e të ngadaltë derdheshin mbi të korrat, duke e përkulur grurin sa në një anë në tjetrën dhe, në fund, duke e shkatërruar atë përfundimisht.
Nga stuhitë e befta dhe të dhunshme të breshrit, isha e detyruar të ndërroja dërrasat e çatisë dy herë në pesë vjet. Një mot i tillë më kujtoi gjyshen, e cila kishte rrjeta teli në dritaret e anës perëndimore të shtëpisë së vet.
Nuk i kisha parë trillet e erës, shiut dhe të breshrit, gropat në një fushë gruri, që dukeshin si të ishin gjurmë të rënda këmbësh të një gjiganti që kishte shkelur në ato anë.
Nuk kisha parë breshër të binte nga qielli i kthjellët, blu. Nuk kisha provuar shi që vinte valë-valë dhe shtyhej përpara nga erëra të forta.
Nuk e kisha kuptuar se një shi i butë në pranverë ose në vjeshtë, një shi që bie drejt e poshtë, një shi që spërkat butësisht, është më shumë se një bekim. Është një mrekulli.
Njëherë, një fermer i vjetër na pyeti mua dhe tim shoq se sa kohë kishim në ato anë. “Pesë vjet,- iu përgjigjëm ne. – Epo, atëherë,- tha ai,- keni parë shi.”
Rrethoni alternativën e saktë për pyetjet nga 1 deri në 6.
1. Gjuha e përdorur në këtë tekst i përket ligjërimit: 1 pikë
A) akademik;
B) gazetaresk;
C) letrar;
D) popullor.
2. Autorja e këtij teksti i drejtohet më së shumti: 1 pikë
A) specialistëve që studiojnë kushtet e motit.
B) fermerëve që merren me mbjelljen e grurit.
C) banorëve që jetojnë në jug të vendit.
D) punonjësve që matin sasinë vjetore te shirave në jug.
3. Cila nga alternativat e mëposhtme shpreh idenë kryesore të tekstit? 1 pikë
A) Në jug të vendit ka shumë gropa për shkak të erozionit.
B) Në jug të vendit, breshri shpesh kthehet në problem për banorët.
C) Në jug të vendit duket sikur një gjigant ka shkelur fushat me grurë.
D) Në jug të vendit, shiu është i paparashikueshëm dhe njerëzit marrin masa mbrojtëse.
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 3 31 maj 2013
4. Në fjalinë: Jo rrallë, të ndodhur përballë trilleve të natyrës, njerëzit ngurrojnë të mbjellin sërish; fjala trillet ka kuptimin: 1 pikë
A) tekat;
B) format;
C) pasojat;
D) përparësitë.
5. Leksiku i përdorur në paraqitjen e shiut mbizotërohet nga: 1 pikë
A) folje;
B) emra;
C) mbiemra;
D) ndajfolje.
6. Cili burim informacioni do të ishte më i besueshëm për një studim shkencor me titull:
“Si ndikon moti në prodhimin e grurit”? 1 pikë
A) Një intervistë me një fermer.
B) Një artikull gazete mbi bujqësinë.
C) Parashikimi i motit në televizion.
D) Një broshurë nga Drejtoria e Bujqësisë.
7.
a) Ç’lloj teksti është ky? Zbuloni dy karakteristika gjuhësore tipike për llojin e tij. 3 pikë
Lloji i tekstit: ______________________________________________________________________
Karakteristika I: ____________________________________________________________________
Karakteristika II: ___________________________________________________________________
b) Përcaktoni referentin në këtë tekst. 1 pikë
_________________________________________________________________________________
8. Identifikoni shqisën kryesore, me anën e së cilës, autorja ka sjellë ngjarjen. Shpjegoni pse është
kjo shqisa kryesore, duke e ilustruar përgjigjen me shembuj nga teksti. 3 pikë
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 4 31 maj 2013
9. Lexoni pjesën: Nga stuhitë e befta dhe të dhunshme të breshrit … deri te… shtyhej përpara nga
erëra të forta. Gjeni një shembull të përshkrimit objektiv dhe një shembull të përshkrimit subjektiv. 2 pikë
Përshkrimi objektiv: __________________________________________________________________
Përshkrimi subjektiv: _________________________________________________________________
10. Në fjalinë e mëposhtme zbuloni dy figura të stilistikës (secila figurë të shoqërohet me ilustrimin përkatës). 2 pikë
Nuk i kisha parë trillet e erës, shiut dhe të breshrit, gropat në një fushë gruri, që dukeshin si të ishin gjurmë të rënda këmbësh të një gjiganti që kishte shkelur në ato anë.
Figura I: ____________________________________________________________________________
Figura II: ___________________________________________________________________________
11.
a) Cila kohë e foljes mbizotëron në paragrafin e parë? 1 pikë
___________________________________________________________________________________
b) Rishkruani fjalinë e mëposhtme në një këndvështrim objektiv. 1 pikë
Nuk e kisha kuptuar se një shi i butë në pranverë ose në vjeshtë, një shi që bie drejt e poshtë,
një shi që spërkat butësisht, është më shumë se një bekim.
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
12. Ky tekst është shkruar në vetën e parë. Ç’të veçantë sjell kjo teknikë e rrëfimit? 1 pikë
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
13. Si do t’i interpretonit fjalët e fermerit në fund të tekstit? 2 pikë
Epo, atëherë,- tha ai,- keni parë shi.
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 5 31 maj 2013
PJESA II
Eskili Prometeu
HERMESI
Me fjalët e tua kryeneçe, të hazdisura,
anijen tënde mbyt në det mjerimesh.
PROMETEU
Dëgjo këtu: s’e ndërroj mjerimin tim
me servilizmin tënd të ulët, kurrë!
HERMESI
Mos të pëlqen më tepër majë shkëmbit
të jesh mbërthyer, se sa lajmëtar i Zeusit?
PROMETEU
Më duket vetja më fisnik në pranga
në shkëmb mbërthyer se sa të jem lake1
besnik i Zeusit.
……………………………………………………..
HERMESI
Po talle me mua si një fëmijë.
PROMETEU
A s’je ti më naiv se një fëmijë?
Vërtetë besoke se do t’i përgjigjem?
Dëgjo këtu: nuk ka ndëshkim, nuk ka dredhi
që Zeusi të më detyrojë mua
t’i them ato që kanë për t’i ndodhur,
po s’më çliroi nga hekurat mizore.
Le të shkreptijë flakët e rrufeve,
t’ushtojë me gjëmimet e nëndheshme,
le të pështjellë Tok’ e Qiell së bashku
me borën pendëbardhë, le t’i tundë
e shembë të gjitha, por ta dish se kurrë
nuk më përkul dot! Kurrë s’do t’i them
se kush do ta përmbys’ atë nga froni.
HERMESI
Shih mos pendohesh për këto që thua!
PROMETEU
Çdo gjë e kam vendosur që më parë.
……………………………………………………..
HERMESI
Të fola mjaft, por qenka krejt e kotë.
Nga lutjet s’preket zemër si e jotja.
Më kot rropatesh, ti nuk ke shpëtim!
1 Lake – shërbëtor.
Një trill i çmendur, qoftë dhe krenar,
dobi nuk sjell. Pra, bindju fjalës sime,
përndryshe nuk shpëton nga një stuhi
mjerimesh, që si një tallaz mizor
mbi ty do shembet dhe do të mbulojë,
ky shkëmb do bëhet cop’ e thërrime,
kur Zeusi ta godasë me rrufe
dhe shkreptima. Shkëmb’ i zi në gji
të tij do ta varrosë trupin tënd.
Mjaft shekuj do kalojnë, pa të dalësh
prap’ ti në dritë. Qeni fluturak
i Zeusit, zhgaba e pangopur kurrë
me gjak, një goxha copë do të shqyejë
me sqep nga trupi yt dhe dit’ për ditë
do vijë si një mik krejt i paftuar
të të gërryejë e shqyejë ty mëlçinë!
Prandaj të them: mblidh mendjen! S’janë fjalë
këto prej mburraveci, jo, por dalin
nga goj’ e vetë Zeusit të pavdekshëm.
Dhe Zeusi nuk gënjen. Çka thotë ai
vërtet do kryhet. Pra, mendohu mirë,
dhe më beso se je më i fituar
të jesh i urtë, sesa kokëfortë. (Hermesi largohet)
PROMETEU
S’qenkan fjalë boshe, se me të vërtetë
toka me rrëmet po trandet dhe dridhet.
Oshtijnë bubullimat me gjëmime,
gjarpërojnë rrufetë me vetëtima,
gjuhë flake zigzag bëjnë nëpër qiell,
flakërimat verbojnë çdo gjë përqark!
Era pluhurin e rrugës ngre në ajër,
shqota ulërin, vërshëllen me lemeri!
Tok’ e qiell e çdo gjë u përzje në botë!
Ja ç’furtunë dërgoi Zeusi i tërbuar
për të më ndëshkuar, për të më përkulur!
Shih, o mëmë Tokë,
e nderuar nënë,
Shih eter i shenjtë
që me dritë botën
skaj më skaj pështjell,
shihni si po vuaj
krejt pa pasur faj!
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 6 31 maj 2013
Rrethoni alternativën e saktë për pyetjet nga 14 deri në 20.
14. Personazhi i Prometeut është marrë nga: 1 pikë
A) historia;
B) mitologjia;
C) baladat e vjetra;
D) fantazia e autorit.
15. Gjatë gjithë këtij fragmenti, Prometeu shfaqet: 1 pikë
A) i qetë;
B) i lëkundur;
C) i vendosur;
D) i mërzitur.
16. Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur metafora? 1 pikë
A) Nuk shpëton nga një stuhi mjerimesh.
B) Më duket vetja më fisnik në pranga.
C) Po talle me mua si një fëmijë.
D) Shih mos pendohesh për këto që thua!
17. Në vargun: Më kot rropatesh, ti nuk ke shpëtim! fjala rropatesh ka kuptimin: 1 pikë
A) bërtet;
B) mërzitesh;
C) përpiqesh;
D) shqetësohesh.
18. Në cilin prej vargjeve të mëposhtme, Hermesi i jep një këshillë Prometeut? 1 pikë
A) Të fola mjaft, por qenka krejt e kotë.
B) Nga lutjet s’preket zemër si e jotja.
C) Një trill i çmendur, qoftë dhe krenar, / dobi nuk sjell.
D) Më beso je më i fituar/ të jesh i urtë, sesa kokëfortë.
19. Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur një trajtë dialektore? 1 pikë
A) Toka me rrëmet po trandet dhe dridhet.
B) Le të shkreptijnë flakët e rrufeve.
C) Ky shkëmb do bëhet cop’ e thërrime.
D) Gjuhë flake zigzag bëjnë nëpër qiell.
20. Emri i Prometeut ka domethënien: 1 pikë
A) e lajmëtarit të perëndive;
B) e krijuesit të zjarrit;
C) e parathënësit të fatit;
D) e mbrojtësit të arteve.
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 7 31 maj 2013
21.
a) Tregoni shkakun e konfliktit në këtë fragment të tragjedisë. 1 pikë
___________________________________________________________________________________
b) Cila është, sipas Prometeut, një karakteristikë e Hermesit? Identifikoni në fjalët që ai i thotë Hermesit,
një çift antonimik që jep edhe thelbin e kontrastit midis tyre. 2 pikë
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
c) Zbuloni një tipar të Prometeut që e bën atë një hero tragjik. 1 pikë
___________________________________________________________________________________
22. Përcaktoni në vargjet e mëposhtme figurën stilistike që krijohet nga përdorimi i foljeve. Cili është funksioni artistik i këtij përdorimi? 2 pikë
…Le të shkreptijnë flakët e rrufeve,
t’ushtojë me gjëmimet e nëndheshme,
le të pështjellë Tok’ e Qiell së bashku
me borën pendëbardhë, le t’i tundë
e shembë të gjitha, …
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
23. Ç’kanë të përbashkët fjalët pendëbardhë dhe kokëfortë nga ana stilistike dhe fjalëformuese (mënyra e ndërtimit)? 2 pikë
Stilistike: ________________________________
Fjalëformuese: ________________________________
24.
a) Cila është atmosfera që sundon në fund të këtij fragmenti? Përshkruajeni atë duke theksuar edhe disa
nga fjalët kyç që japin thelbin e saj. 3 pikë
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
b) Edhe pse Prometeu është i lidhur dhe i torturuar, mendoni se një pjesë e tij mbetet e lirë?
Argumentoni mendimin tuaj. 2 pikë
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike Varianti A
 AKP 8 31 maj 2013
25. Njerëzit, asnjëherë, nuk kënaqen me atë që kanë. Ata vazhdimisht kërkojnë diçka më shumë ose diçka ndryshe. A është gjithmonë e drejtë kjo? Argumentoni mendimin duke përdorur shembuj dhe arsye specifike, për të mbështetur përgjigjen tuaj. 8 pikë
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
Shtjellimi i idesë
(25a)
Organizimi dhe struktura
(25b)
Stili dhe origjinaliteti
(25c)
Saktësia gjuhësore
(sintaksa dhe drejtshkrimi)
(25d)
Totali
25
2 pikë
2 pikë
2 pikë
2 pikë
8pikë_____________________________________________________________________

Loading...