Sekreti bankar zvicerian i ka ditët e numëruara

0

bankaBashkimi Europian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet se mund të fshihen në Zvicër. Duket se sekretit bankar po i vjen fundi.

Loading...

Prej dy shekujsh Gjeneva është një nga qytet më të pasura të botës. Rrugët janë të mbushura me banka. Paratë dhe ruajtja e sekretit e kanë bërë qytetin të suksesshëm. Por kjo traditë e gjatë e sekretit bankar, që nisi thjesht si një masë për të mbrojtur privatësinë e klientëve, ka bërë që Zvicra të kthehet në qendrën më të madhe të depozitimit të parave nga evazioni fiskal në vendet fqinje. “Çdo vit shtetet antare të Bashkimit Europian humbasin rreth 1 miliard euro nga evazoni fiskal dhe shmangia e taksave, çka është më shumë se sa ndihma që i dhamë Qipros”, tha Herman Van Rompuy, Presidenti i Këshillit të Europës. Shumë nga fqinjët e Zvicrës janë të intatosur që çdokush që ka para për të fshehur, duke nisur nga politikanët francezë deri tek menaxherët e futbollit gjerman, gjejnë vend në bankat zviceriane. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar një shkëmbim automatik informacioni për llogaritë bankare.

 

Ndëshkim për suksesin?

Parlamentarët zvicerianë nuk duan të dorëzohen. “Kudo që shkoj në botë dëgjoj fjalë jo të mira që thuhen për Zvicrën dhe bankat e saj. Fakti që bankat zviceriane janë kujdesur shumë për të ruajtur privatësinë e klientëve të saj dhe se Zvicra është një shtet i vogël, ka bërë që Londra Nju Jorku dhe Brukseli t’i deklarojnë luftë”, thotë Yves Nidegger, deputet i partisë së djathë Partia e Popullit Zvicerian. Edhe bankeirët e Gjenevës e shohin si një luftë financiare. “Sigurisht ne nuk mund të jemi në luftë për këto çështje me fqinjët tanë. Ne do ta zgjidhim këtë problem. Jam i sigurtë për këtë”, thotë Michel Derobert, i cili është drejtuesi i Shoqatës së Bankierëve Privatë. Personalisht ai beson se Zvicra duhet të gjejë një zgjidhje me Bashkimin Europian.

Por si mund të zgjidhet? Duhet të dorëzohet Zvicra dhe të braktisë sekretin bankar? Një pyetësor i bërë së fundmi pushtoi titujt e parë të gazetave pasi gjysma e zvicerianëve ishin dakort me një gjë të tillë. “Sekreti bankar është duke vdekur”, thekson profesori i ligjeve Philippe Mastronardi.

Ai thotë për DW se është i paevitueshëm fakti se Zvicra do të dorëzohet një ditë. “Gjithçka po ndryshon shumë shpejt dhe Zvicra është duke lëshuar pe dalëngadalë drejt shkëmbimit automatik të informacionit.” Eksperti ligjor shtoi se duke qënë që Zvicra është një vend i vogël nuk ka fuqi të ndikojë të vendet e tjera.

Por gjysma e zvicerianëve duan të ruajnë sekretin bankar. Debati politik është ndezur. Deputeti Yves Nidegger nuk është gati të dorëzohet. Sipas tij Zvicra duhet të ruajë pozicionet e saj, si për shembull garantimi i borxhit grek. “Ne jemi të vetmit që mund të bëjmë një gjë të tillë. Bankat greke do t’i kthehen normalitetit dhe garancia do të jetë e vlefshme për aq kohë sa do të respektohet sekreti ynë bankar.” Në këtë mënyrë argumenton Nidegger, Zvicra tregon se nuk mendon vetëm për financat e saj, por edhe për Europën.

Zvicra mund të dalë garante për borxhin grek, por kushti është që ajo duhet të ruajë sekretin bankar. Zvicra tani është në presion për të pranuar diçka që dikur mendohej e pamundur. “Ne shohim që e gjithë bota është duke shkuar drejt një standardi. Sigurisht ne duhet të rregullojmë këtë standard”, thotë bankieri zvicerian Derobert për DW. Bankat e Gjenevës, të Zyrihut dhe gjithë Zvicrës do të kërkojnë mënyra të reja për të bërë biznes.

Loading...