Nejmar, “Princi i ri” i Barcelonës

0
137

Jurges Veizaj

 

Neymar stands with future team mates Lionel Messi and Xavi

Duket se ëndrra e katalansve është realizuar.Talenti i ri Brazilian do t’i bashkohet Messit me shokë për sezonin e ardhshëm.Tashmë priten edhe përforcime të tjera në radhët e Barçës që do të ndryshojë fytyrë në sezonin e ardhshëm.

 

Beteja për lojtarin e talentuar Nejmar duket se ka mbaruar.Pas shumë aludimesh që e kane lidhur lojtarin me klube të ndryshme në europë,kanë arritur në një përfundim.Tashmë është zyrtare, Nejmar do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.Klubi blaugranas ka njoftuar rreth orës tre marrveshjen zyrtare që është arritur me lojtarin e talentuar.

 

54 milion euro mendohet se është shifra që ka bindur klubin Brazilian të dorëzoj Nej.

 

Edhe pse nuk është konfirmuar akoma ne anë zyrtare nga ana e drejtuesve të Barcelonës, mendohet se shifra për të cilën është arritur marrveshja është 54 milion euro.Nga te cilat plot 30 milion euro I takojnë ekipit të Santos,9 milion euro u takojnë agjentëve Andre Kuri,Markinjo Malakias dhe Vanger riberio të cilët arritën të kryejnë tratativën.Një pjesë prej 10 milion euro i takon lojtarit që është bërë pjesë e skudrës dhe 5 milion që janë vënë në varësi të ndeshjeve që do realizojë ekipi i Santosit me Barçën.Ndërsa nga ana tjetër edhe lojtari e konfirmoi vetë lëvizjen e tij drejt ekipit spanjoll, në rrjetin social “Tëitter” për kontratën me Barcelonën.Ai shkruajti në statusin e tij “Kam biseduar me familjarët dhe miqtë e mi dhe kam marrë një vendim.Të hënën do të nënshkruaj kontratën me Barcelonën”.Në mesazhin e tij talenti 21 vjeçar gjithashtu nuk ka lënë pa falenderuar edhe ekipin e tij actual Santos për vitet dhe për mundësinë që I ka dhënë pë rte lujatur për një fanellë kaq të madhe.Gjithashtu ai konfirmoi se ndeshja e fundit që ai do të luaj me fanellën braziliane është ndeshja që do të luhet në Brazilia kundra Flamengos.”dua të kem mundësin të hyjë në fushë që të kem mundësinë të hyjë dhe njëher në fushë për të luajtur dhe për të dëgjuar teksa brohërasin emrin tim.Gjithashtu ai komentoi se për të është një periudhë e trishtë për lamtumirën por edhe i lumtur për sfidën e re atë më Barçën.

Dita kur Nejmar u dashurua me Barcelonën.

Nejmar e ka shprehur dhe më parë admirimin që ai ka për ekipin spanjoll.Madje Nej kishte deklaruar dhe më parë që ekipi I vetëm që donte të shkontë në europë ishte Barça.Kjo pasi loja e tij ngjit shumë me katalansit.Ndeshja në të cilën Barça kreu kundra Santos ishte një nga më perfektet e periudhës Guardiola.Në lojë ishte trofeu i “Botërorit të klubeve”.Pas rezultatit 4 me 0 ylli I ri deklaroi “Na kanë mesuar se si luajëm futboll” që në atë kohë sapo kishte dalë në skenën ndërkombëtare.21 vjeçari u mahnit nga magjia e Messit me shokë dhe që aty e pa si qëllim shkuarjen pranë “magjistarve”.Në atë ndeshje I riu morri medaljen e broznit për lojën e kryer.”Nuk aspiroj që të jem pjesë e Barcelonës thjesht do të doja të luaja një ndeshje me ta “ deklaroi Ganso pas përfundimit të ndeshjes.Një ëndërr që shoku I tij Nejmar duket se do ta bëjë realitet.

Messi-Nejmar dyshja e frikshme

Presidenti Rosell duket se tashmë e ke “armën” e tij secret.Presidentit i doli e tija dhe arriti që të bëjë talentin pjesë të tijedhe pse iu desh të shkundte xhepat duke dhënë plot 54 milion euro.Oferta e presidentit për klubi Brazilian duket se ka qëne e parezistueshme.Në moshën 21 vjeçare braziliani do të jetë në momentin e tij më të mirë në futbollin spanjoll.Dilema e vetme do të jetë nëse do të komporohet mirë me Messin ne lojë.Ka shumë njerëz që që tani kanë filluar të kenë dyshimet e tyre.I fundit është Johan Krujf që ka deklaruar se dy superlojtarët  në një skuadër nuk është një ide e mirë.Daniel alvesh ka qenë dhe një nga ata që kanë ndihmuar më shumë në këtë operacion.Por tashmë duket se gjithçka është e mbyllur pasi Nejmar tashmë është pjesë e skuadrës.Dhe bosi i klubit ka arritur që të marri yllin e parë për këtë merkato që duket se nuk do të jetë i fundit.

 

Nejmar,lojtari i dytë më i shtrenjtë

Menjëherë me ardhjen ee tij dhe ylli i Santos ka thyer një record.Tashmë ai është kthyer në lojtarin e dytë më të shtrenjtë të blerë të Barcelonës.Misioni për marrjen e tij ka qenë pak i komplikuar pasi edhe shifrat më të cilat është luajtur ka qenë shumë të mëdhaja duke pasur parasysh edhe vlerën e lojtarit.Kjo është vlera e njejtë që kulbi ka paguar për marrjen e Griginski nga Shaktar Donjetsk para dy vitesh.Por vetëm se marrja e brazilianit si operacion është më i kripur si vlerë.Kjo shifër e ka vendosur në pozicionin e dyte pas Suedezit Ibrahimoviç.Sulmuesi do të përfitojë plot 7 milion euro nga Katalansit.

 

 

 

10 blerjet më të kushtuëeshme të Barcelonës.
1. Ibrahimovic (Inter, temporada 09-10): 87 millonë -46 + cesión de Hleb + Eto’o-
2. Neymar (Santos, 13-14): 54 millonë
3. Villa (Valencia, 10-11): 40 millonë
4. Dani Alves (Sevilla, 08-09): 36 millonë
5. Cesc (Arsenal, 11-12): 34 millonë
6. Overmars (Arsenal, 00-01): 30 millonë
7. Alexis (Udinese, 11-12): 26 millon
8. Chygrynskiy (Shakhtar, 09-10): 25 millon
9. Ronaldinho (PSG, 03-04): 25 millonë
10. Saviola (River Plate, 01-02): 25 millonë

 

 

Nejmar sensacioni i fundit brazilian.

 

Me konfirmimin e lojtarit si pjesë e re e skuadrës spanjolle, lojtari është bërë braziliani i 28 që vesh fanellën e Barçës.Kjo vërteton edhe më së miri traditën që kanë brazilinët me Barcelonën.Traditë që ka nisur që në sezonin e largët 1931-1932 ku skuadra arriti të blejë mesfushorin Brazilian Fausto Dos Santos.Që nga ajo kohë latinët ka qenë sensacion për skudarën katalanase edhe pse disa prej tyre nuk patën mmundësi të luanin ndeshje me fanellën blaugranase.Por disa prej tyre qëndruan më lart se të tjerët siç janë Alvesh,Adriano apo dhe Beleti.Evaristo de Macedo,Romario, Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinjo ka qenë dhe yjet që kanë bërë shumë emër në europë.Evaristo erdhi në Barcelonë në vitin 1957 dhe arriti që të shënonte një dyzinë prej 173 golash përpara se ta linte klubin në 1962.Ishte padyshim një nga Brazilianët e parë që ju bashkua Barçës dhe që bëri dhe emër të madh.Talenti atëher shënoi dhe një gol që eliminoi Realin e Madrid nga kupat e europës.roamrio është një emër tjetër I madh që iu bashkua katalansve.Ai qëndroi vetëm dy sezone dhe gjatë kësaj përiudhe arriti që të shënojë plot 3o gola në 33 ndeshje të luajtura.Ronaaldo (fenomeni) ishte ylli tjetër Brazilian që arriti në sezonin 96-97.Sulmuesi potent qëndroi vetëm një sezon por që mjaftoi pasi lojtari shënoi plot 47 gola në 51 ndeshje.Një performancë shokuese që e vuri lojtarin në majat e futbollit.Dhe sulumesi Rivaldo ka qenë një ndër yjet e “Kamp Nou”.Ai arriti që të fitonte topin e artë në vitin 1999 me fanellën blaugranase.Ylli më i madh është Ronaldinjo.Lojtari “Salsa” erdhi nga Pari Sen Zhërmen.Dinjo arriti që të bëhej lojtari më i mirë në botë duke fituar edhe topin e artë në vitin 2005 pas performancave magjepse në gjigandin “Kamp Nou”.Lojtari arriti që të fitonte edhe Çampions Ligën në vitin 2006.Tashmë ardhja e Nejmar krijon përshtypjen e një idhulli të ri Brazilian të mbërritur në Spanjë.Tashmë është radha që ai ta shënjojë emrin e tij në historinë e madhe të Barcelonës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency