Kryeministri japonez u friksohet shpirtrave

0
142

kryeministri japonez

Kryeministri japonez ka shtyrë vendosjen në rezidencën zyrtare pasi fllitet se aty ka ende shpirtra. Kryeministri Shinzo Abe dhe bashkëshortja e tij shtynë vendosjen në rezidencën zyrtare në të cilën në të kaluarën kanë ndodhur disa vrasje, ndërkohë që sërish në media u rikujtua rrëfimi për shpirtrat që shëtisin nëpër korridoret e rezidencës.

Zërat për rezidencën që e rrethojnë shpirtrat kanë dimension të atillë sa që Qeveria u detyra ta përgënjeshtrojë publikisht praninë e tyre në vilën që tradicionalisht e banojnë shefat e qeverisë.  Edhe pse janë bërë pesë muaj që nga zgjedhja e tij në krye të qeverisë, Abe ende nuk është vendosur në residencë . Për shpirtar aty ka debatuar edhe Parlamenti. Sipas legjendës së qytetit, në rezidencë, e ndërtuar në vitin 1929, shetit shpirti i ish- kryeminsitrit japonez Cujoshi Inukaia, i cili u vra gjatë një kryengritje ushtarake.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency