Info/kult

0

2 dhjetor oratori“Musica Nuda”, revolucionarët italianë në Tiranë

Ditën e premte, datë  31 maj, ora 20:00, në Teatrin e  Operës dhe Baletit në Tiranë, duo-ja

italiane Musica Nuda, që përben një revolucion muzikor në Itali,  do të japë koncertin e saj të

parë në Shqipëri. Musica Nuda është një duo e formuar nga Petra Magoni dhe Ferruçio Spinetti – dy artistë të bashkuar nga dëshira për të çuar muzikën në esencën e vet duke nxjerrë në pah strukturën e brendshme dhe perceptimin e domethënies së saj më të thellë, duke ndërthurur jazz-in, këngën cilësore të traditës italiane, rock-un dhe madje edhe muzikën klasike.

 

Rikthim i Eno Koços

Ditën e premte, datë 31 maj, ora 19ºº, orkestra simfonike e RadioTelevizionit Shqiptar në kuadrin

e stinës së saj konceptore shkurtkorrik 2013, do të japë një koncert me muzikë klasike nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço. Në këtë koncert me pjesëmarrjen e sopranos Teuta Koço do të

interpretohet simfonia no.4, Sol maxhor  e kompozitorit austriak Gustav Mahler, këngën “Mëngjesi” nga Richard Strauss dhe “Zoti im Markez” e “Buzët e mia që puthin kaq nxehtësisht” nga Johannes Strauss.

 

 

Shekspiri modern  në TK

Teatri Kombëtar në Tiranë do të shfaqë në 31 maj dhe 1 qershor premierën  e modernizuar të komedisë shekspiriane “Ëndrra e një nate vere”. Regjisori amerikan John Blondell po përgatit me një trupë aktorësh shqiptarë jo komedinë klasike të Shekspirit, por një shfaqje moderne, dinamike

ku lëvizjet koreografike janë po aq të rëndësishme sa fjala e Shekspirit.

Blondell ka pranuar ta realizojë këtë vepër të Shekspirit me Teatrin Kombëtar të Shqipërisë pasi është njohur me aktorët shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtar të Shekspirit në Londër vitin e

kaluar. Aktorët e zgjedhur nga regjisori amerikan për shfaqjen e tij në Tiranë janë Vasian Lami, Neritan Liçaj, Helidon Fino, Olta Dako, Florian Agalliu etj. Ëndrra shekspiriane do të interpretohet në një situatë kur dy çifte pritet të celebrohen në Athinën antike.  Blondell ka realizuar më parë edhe vepra të tjera të Shekspirit si “Makbeth”, “Otello” dhe “Jul Çezar”.

“Ëndrra e një nate vere” ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të Shekspirit nuk u

mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por është krijuar si një pjesë vërtet origjinale.

 

Hapet klubi i filmit francez

Aleanca Franceze e Tiranës, Ambasada e Francës, kanë krijuar kinoklubin e filmit frankofon në

kinema Agimi në Tiranë. Dy herë në muaj, të enjten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 19:00, në këtë kinema do të shfaqen pa pagesë filma francezë në gjuhën e tyre origjinale, me titra.

Të enjten e parë të muajit qershor, datë 6 qershor, do të shfaqet filmi L’exercice de l’Etat, dramë nga regjisori Pierre Schoelle, prodhimi i viti 2011.