E goditi me çekan,pas 4 ditësh në koma vdes nëna e dy fëmijëve

0
139

Elton Qyno

vrasjeLumturie Selimaj, ndëron jetë në spitalin e Vlorës. Policia akuzë për vrasje bashkëshortit

 

Lumturie Selimaj, nëna e dy fëmijëve të mitur ka ndëruar jetë si pasojë e dhunës barbare të bashkëshortit të saj, shtettasit Gëzim Selimaj. 45-vjeçaria ka mundur ti mbijetojë plagëve vetëm katër ditë, duke bërë që ditën e djeshme të japë shpirt në duart e doktorëve, si pasojë e dëmtimit të rëndë të trurit të saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alikokë të Vlorës, ku pas një sherri mes saj dhe bashkëshortit Gëzim Selimaj, 49-vjeç, ky i fundit e ka qëlluar atë me çekan në kokë, duke i shkaktuar plagë të shumta. Lumturie Selimaj u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës ku më pas ra në gjendje kome ku qëndroi për katër ditë. Ndërsa ditën e djeshme humbi edhe jetën. Aktualisht burri i saj është arrestuar nga policia, i cili tashmë do të akuzohet për akuzën e “Vrasjes me dashje”. Gjatë marrjes në pyetje Selimaj ka pranuar autërësinë e krimit duke pohuar se kishte goditur gruan e tij me një çekan, pas një sheri mes tyre. Gëzim Selimaj ka qënë në gjëndje të dehur dhe se në gjaknxehtësi e sipër ka pohuar se kishte qëlluar gruan e tij. Krimi i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së Enjte, ku dy fëmijët e mitur kanë qënë në gjumë.Nga të bërtiturat e dy prindërve ata janë zgjuar ku dhe kanë parë se nëna e tyre ishte e përgjakur. Dy të miturit kanë kërkuar ndihmë tek të fqinjët e tyre, dhe më pas këta të fundit kanë bërë lajmërimin e policisë.

Frakturat në kokë

Lumturie Selimaj ka shkuar në gjendje shoku në spitalin e Vlorës, për shkak se ishte qëlluar disa herë me çekan në kokë nga bashkëshorti i saj. Mjekët e spitalit kanë bërë të pamundurën për mjekimin e plagëve, ndërkohë që, sipas tyre, në kokë gruaja ka disa fraktura, të cilat mund t’i kenë shkaktuar dëme në tru. Në ditët në vijim Selimaj ju nënshtrua disa ekzaminimeve të tjera mjekësore, ndërkohë që gjatë ditës së shtrimit ajo nuk ka qenë në gjendje t’u tregojë oficerëve të policisë gjithë skemën e keqtrajtimit nga bashkëshorti. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia ka marrë në pyetje edhe disa prej fqinjëve të çiftit Selimaj, të cilët kanë treguar se Gëzimi Selimaj kishte kohë që ushtronte dhunë fizike ndaj gruas së tij. Si pasojë e kësaj dhune, Selimaj i është drejtuar disa herë për mbrojtje policisë së Vlorës dhe gjykatës së këtij rrethi, ku kishte arritur të fitonte edhe një urdhër mbrojtje nga kjo gjykatë. Megjithëse kishte marrë mbrojtjen nga ligji, sërish në ambientet e shtëpisë ajo ka qenë e paaftë të mbrohet nga dhuna barbare e burrit të saj, tashmë të arrestuar nga strukturat e policisë së Vlorës.

Hetimet policore

Pas ngjarjes së rëndë, bashkëshorti i viktimës është arrestuar disa orë më pas në zonën e Vlorës, pasi kishte përfituar të largohej nga fshati Alikokë. Gëzim Selimaj, është vënë në pranga nga blutë e policisë së Vlorës, dhe se ndaj tij u ngrit akuza e Plagosjes së rëndë me dashje, por pas vdekjes së gruas, sipas burimeve tashmë kjo akuzë ka ndryshuar, duke u klasifikuar në “Vrasje me dashje”. Pritet që në ditët në vijim me ndihmën edhe të një psikologu, policia e Vlorës të marrë në pyetje dhe dy fëmijët e mitur, të cilët do të tregojnë gjithçka rreth asaj që ndodhi mes dy prindërve në banesën e tyre. Aktualisht dy fëmijët e moshës 11 dhe 15-vjeç janë marrë strehuar tek të afërmit e tyre, për shkak se i mungon kujdestaria e nënës dhe babait.

 

I venë tritol pranë apartamentit

policia ngre dyshime për hakmarje

Ledjon Isallari nuk pranon në bashkëpunojë me policisë.“Konfliktet që kam pasur i kam mbyllur”

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së dielës në Pogradec. Sipas burimeve zyrtare të policisë, lënda është vendosur në sheshpushimin katit të të tretë të një pallati por fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati asnjë të lënduar. Ngjarja u rregjistrua në lagjen “Valuta” të qytetit të Pogradecit ndërsa shpërthimi përhapi panik tek banorët. Nga hetimet e para dyshohet se sasia e tritolit është vendosur për një shtetas, banor i pallatit që ka preceedentë penale. Mësohet se personi Ledjon Isallari ka vuajtur dënimin me burg në shtetin grek për trafikim të lëndëve narkotike dhe kjo vepër penale dyshohet të jetë edhe shkaku i shpërthimit me eksploziv. Policia vazhdon ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave ndërsa po hetohet dhe pista e hakmarrjes si mundësi e vendosjes së tritolit. Shumë persona janë shoqëruar në komisarat mes të cilëve ka qënë dhe vetë personi që është vënë në shënjestër, por ai ka treguar se nuk ka asjë konflikt me njeri, për më tepër për tu hakmarë ndaj tij.

Krimet e Isallarit

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Ledjon Isallari konsiderohet si kontigjent i njohur për policinë e Pogradecit, pasi ka qenë disa herë i dënuar për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake”. Nisur nga kjo situatë persona që kanë dashur të hakmeren ndaj tij dhe familjes, kanë vendosur të venë një sasi dinamiti afër apartamentit të tij. nga verifikimet e kryera është konstatuar se sasia e lëndës shpërthyese ka qënë rreth 100 gramë, ndërkohë që nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Hetimet për këtë çështje janë duke vijuar ndërkohë që vetë Ledjon Isallari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Pogradecit, duke treguar se nuk ka pasur konflikte kohët e fudnit. Disa persona janë të dyshuar për këtë akt kriminal, të cilët pasi janë shoqëruar janë liruar sërisht për mungesë të provave materiale. Tashmë hetimi është përqëndruar më tepër në kryerjen e detyrave operative, duke mbledhur të dhëna për personat që kanë lëvziur gjatë natës rreth pallatit ku ndodhi incidenti.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency