Standard.al

Investimet e rrugëve rurale, ja çështë bërë sipas qarqeve

rrugetErvin Kaduku

 

Gjatë viteve të shkuara Fondi Shqiptar për Zhvillimin ka ndërtuar 1.529 kilometra rrugë rurale. Ministria e Punëve Publike ka publikuar të plotë tabelën e shifrave me investime dhe kilometrat e vërtetë të rrugëve rurale të ndërtuara nga FSHZH në këto tetë vjet. Janë në total 1.529 kilometra rrugë rurale, të cilat sipas fondeve të akorduara çdo vit nga qeveria shqiptare i janë nënshtruar rikonstruksionit dhe ndërtimit të plotë, duke mundësuar në këtë mënyrë jo vetëm një komunikim të munguar për banorët e zonave të thella të vendit, por duke ndikuar në të njëjtën kohë edhe në zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë, Turizmit si dhe sektorëve të veçantë të Ekonomisë.

Tabela e investimeve e realizuar në vite hedh dritë dhe mbi zbrazëtinë e aludimeve të opozitës, sipas të cilës qeveria u ka dhënë më shumë prioritet investimeve drejt atyre qarqeve që janë të djathta. Shpërndarja në mënyrë të barabartë dhe atje ku duhet e investimeve të infrastrukturës rurale ka ndikuar ndjeshëm dhe në rritjen e prodhimit bujqësor.

 

Qarku i Lezhës

Për qarkun e Lezhës gjatë viteve 2005-2013, Fondi ka financuar rikonstruksionin e 24 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 130 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 4.3 miliardë lekësh.

 

Qarku i Kukësit

Edhe për qarkun e Kukësit Fondi ka financuar rikonstruksionin e 25 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 150 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 5.9 miliardë lekësh.

 

Qarku i Dibrës

Edhe për qarkun e Dibrës Fondi ka financuar rikonstruksionin e 29 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 126 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 5.6 miliardë lekësh.

 

Qarku i Tiranës

Për qarkun e Tiranës Fondi ka financuar rikonstruksionin e 40 segmenteve rrugore me një gjatësi prej 150 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 5.6 miliardë lekësh.

 

Qarku i Vlorës

Për qarkun e Vlorës Fondi ka financuar rikonstruksionin e 22 segmenteve rrugore me një gjatësi prej 96 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 2.5 miliardë lekësh.

 

Qarku i Shkodrës

Për qarkun e Shkodrës Fondi ka financuar rikonstruksionin e 39 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 230 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 7.4 miliardë lekësh.

 

Qarku i Fierit

Për qarkun e Fierit Fondi ka financuar rikonstruksionin e 28 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 152 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 4.6 miliardë lekësh.

 

Qarku i Elbasanit

Për qarkun e Elbasanit Fondi ka financuar rikonstruksionin e 32 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 160 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 6.3 miliardë lekësh.

 

Qarku i Durrësit

Për qarkun e Durrësit Fondi ka financuar rikonstruksionin e 20 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 95 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 2.8 miliardë lekësh.

 

Qarku i Beratit

Edhe për qarkun e Beratit Fondi ka financuar rikonstruksionin e 21 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 103 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 2.32 miliardë lekësh.

 

Qarku i Korçës

Edhe për qarkun e Korçës Fondi ka financuar rikonstruksionin e 17 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 72 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 1.6 miliardë lekësh.

 

Qarku i Gjirokastrës

Për qarkun e Gjirokastrës Fondi ka financuar rikonstruksionin e 17 segmenteve rrugore me një gjatësi totale prej 82 kilometrash dhe me një vlerë financimi prej 1.3 miliardë lekësh.

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.