Borusia vs Bajern… dy Gjermanitë përballë njëra-tjetrës

0
201

Marrë nga “Repubblica.it”

 

98464982-bayern-munichQyteti më i pasur i Evropës kontinentale, qyteti më shik e më snob pas Londrës, zbriti në fushë kundër qytetit ku rreh zemra dhe përkundet djepi i lëvizjeve punëtore, qytetit të socialdemokracisë gjermane.

 

Metropoli më i bukur dhe aeroporti më komod i Evropës, aty ku nëse nuk bën xhiro mbi një BMW apo nuk njeh të paktën tri restorante italiane të famshme, konsiderohesh si i çuditshëm, ishte kundër qytetit që mes kthesave të shumta dhe pallateve të mëdha qëndron shumë pranë minierave të krahinës së Ruhrit. Në këtë cep të Evropës për herë të parë një grup mekanikësh shkruan “Freiheit, Gleichheit Bruederlichkeit” (Liberté, egalité, fraternité)… këtë gjë ata nuk e bën mbi flamurin francez, por mbi një flamur të kuq. Ata së bashku me familjet përkrah sfiduan xhandarët e “Kaiser”-it, duke kënduar versionin e parë të Internacionales: “Përpara, të mallkuar të kësaj tokë, përpara krahë të punës”… ata bënë diçka të tillë para se Lenini, Trocki dhe Stalini t’ia merrnin e ta rishkruanin këtë himn me urrejtjen e bolshevikëve.

 

Gjermania e tekno(të djathtës) dhe multinacionaleve, Bavaria që është më mirë se Koreja e Jugut, kundër Gjermanisë me zemër punëtori. Pra, na falni për këtë hyrje të vonuar, por dje mbrëma në “Wembley” ishin përballë njëra-tjetrës dy qytete me vizione të ndryshme.

 

Ky fakt ka bërë edhe më magjik atmosferën në “Wembley”. Memoria do të na këshillonte që njëri prej shtatë regjimenteve të “British Army”, pasi të këtë marrë në dorë rrethinat e Buckingham Palace, të fillojë të kontestojë flamurin teuton dhe tërë banderolat e gjermanëve që do jenë prezent në “Wembley”… pikërisht në tempullin e futbollit anglez, kur “tre luanët” kanë mundur të fitojnë të vetmen Kupë Bote. Një tjetër fakt pikant do të ishte që himne si “God save the Queen”, “Land of hope and Glory” dhe “The march of the grenadiers” të zëvendësoheshin nga “Deutschlandlied”… himni i armiqve të betuar deri para Luftës së Ftohtë.

 

Një Gjermani e bashkuar, por e fortë edhe për faktin se është një vend me shumë identitete, dialekte dhe frymë. Në Shtutgartin e Mercedesit dhe Porsche-it, qytetari normal nuk e kupton saksonin (qytetarin e landit më të pasur të lindjes, ashtu siç edhe në Hamburg ku kuzhina dhe e folura gati evokojnë Suedinë dhe ndihet tjetër atmosferë nga ajo e Bavarisë së pasur dhe luksoze me shije, gjurmë dhe borë alpine. Nëse jeton në Mynih, duhet të jesh i mësuar të ecësh në mes të turmës më shumë se në Milano apo në Firence, të shëtisësh për t’u parë apo a për të blerë ndonjë gjë që më pas të duket. Këtu në kryeqytetin bavarez, monumental si Parisi, por i pasur me një jetë të rinjsh trasgresivë të denjë për Londrën e Rockers Mods lindur neologjizmi lokal i shndërruar më pas në pangjerman: schwoofen (kërcej).

Mynihu i mrekullueshëm me kullat e katedrales së tij dhe zonën e pamatë këmbësore që i bën të zverdhen “Via Montenapoleone” apo “Rue de la Paix”, ai qytet ku lindin së bashku me Francën helikopterët më të mirë dhe me Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar avionët luftarakë “Eurofighter” dhe “Tornado”. Atje ku bëhen BMW-të e ëndrrave që ia kanë hequr nga qafa medaljen e artë të makinës premium, Mercedesit, dhe ku edhe sot e kësaj dite intelektualë si Hans Magnus Enzensberger shkruajnë duke gjallëruar me ironi të jetuarin e përditshëm të lirisë.

 

Kujdes ndaj etiketave sipërfaqësore të tipit Mynihu është konservator dhe Dortmundi i majtë. Mynihu është kryeqyteti i landit të lirë të Bavarisë, më krenarit, autonomistit, të pasurit dhe të pavarurit, por në Bavarinë e bukur dhe të bardhë, bastion i pasluftës i CSU-së (hiperkonservatore, partia teknokrate kristiansociale simotër e CDU-së së Merkelit), Mynihu është ishulli i kuq, pra qyteti që voton SPD-në (partia socialdemokrate). E qeveris i fortë dhe shumë popullor kryebashkiaku socialdemokrat Christian Ude, i zoti për të shtuar punësimin, integrimin e emigrantëve, investimet dhe natyrisht për t’i hequr tapën butit të parë të birrës në inaugurimin e përvitshëm të Oktobërfest-it duke britur ‘O’zapft’is!

Cilësia e jetës qëndron në majat botërore, parqe të mëdha urbane të stilit anglez siç është Englischer Garten (Kopshti anglez). Çmimet e pasurive të paluajtshme janë për fat të keq shumë të larta edhe për menaxherin e BMW-së apo të Siemens-it, të kompensuar nga muzetë e mrekullueshëm nga Alte Pinakothek deri tek Technisches Museum, alta moda dhe gastronomia me vlerësime të Gault&Millau dhe Michelin, lidhje ajrore në nivelet e Londrës. Mynihu është krenar për këto maja dhe Bayern Munchen, skuadra e zemrës e popullit dhe e të fuqishmëve, është një ndër simbolet e tij. Që në kohën kur Franz Beckenbauer apo Karl-Heinz Rummenigge ishin të rinj, disa dekada më parë dhe kur Angela Merkel ishte vetëm një “pionere” e ndrojtur e RDGJ-së e kur ëndërronte të blinte disqet e Beatles në tregun e zi të Moskës.

 

Deri këtu folëm për kryeqytetin e FCB, të favorizuarit, siç i quan edhe ministri shumë i fuqishëm i Financave, Wolfgang Schauble.

Por nuk është momenti për të nënvleftësuar “i second best”, ata që parashikohen si humbës, djemtë e Borusias. Skuadër kompakte, e mësuar me mundime atje lart në territorin e Ruhrit ku peizazhi urban nuk mbaron kurrë, vetëm një tabelë të lajmëron që ke kaluar nga një qytet në tjetrin, atje në pellgun ku hapësirat e gjelbra fshihen pas furrnaltave të uzinave, edhe pse jo pak syresh janë kthyer në qendra kulturore tashmë.

 

Atje lart ku si në Japoni qytet pas qyteti, edhe treni i shpejtë kthehet në një metro, mes qyteteve gri por të gjalla dhe plot të rinj siç janë Bochum, të cilit Herbert Groenemeyer i këndon në baladat e tija.

 

Këtu perceptimi për botën është tjetër, këtu ku nuk e di se kujt qyteti i përket trami i parë së cilit po i hip, këtu ku zonat e këmbësorëve të ndërtuara pas lufte nga hiri i vitit 0 të ofrojnë gjithçka, por në nivele mesatare, me vite dritë larg luksit të Mynihut.

Mekanikët e metalit gjerman IgMetall ishin ata që i inkurajuan kolegët e tyre italianë e turq që të anëtarësoheshin në sindikatën më të fortë të botës. Ky është vendi ku lindën çiftet e para të përziera. Kryebashkiakë socialdemokratë si Ullrich Sierau në Dortmund mbajnë lart tempin e debatit publik. Në landin e Rinit të Veriut dhe Vestfalisë, në landin më të populluar të republikës federale rreh zemra e SPD-së dhe ravijëzohet vizioni i saj për botën.

 

Ja pra, me pak fjalë, dy Gjermanitë përballë njëra-tjetrës pa u urryer në “Wembley”. Dy Gjermanitë me skuadra të ndryshme, por jo shumë. Është më popullore Borusia e Dortmundit, skuadra e vetme e Bundesligëd e kuotuar në bursë, natyrisht më shik dhe snob Bajerni, por është edhe 11-shi më multietnik në Evropë.

Në ceremoni e pranishme edhe kancelarja gjermane në këtë sfidë të mrekullueshme mes dy Gjermanive!

 

Berisha: Super ndeshje, fitore e merituar e Bayern. Ne do fitojmë. Përpara!

Kryeministri Sali Berisha së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pas Konventës së PD-së, ndoqën dje mes qindra të rinjve të kryeqytetit finalen e Ligës së Kampionëve mes skuadrave gjermane Bayern Mynih dhe Borusia Dortmund. Kryeministri iu bashkua për të parë këtë ndeshje futbolli tifozëve të Klubit bavarez dhe të rinjve të FRPD-së, në hapësirat te Lulishtja e Vëllezërve Frashëri, ku gjithashtu i pranishëm për të parë këtë ndeshje ishte edhe futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Erjon Bogdani. Kreu i qeverisë nuk nguroi të ndante emocionet e ndeshjes edhe në rrjetin social facebook minutë pas minute. Kështu në nisje të takimit, kreu i qeverisë do të shkruante,: “Te dashur miq, po ndjek super ndeshjen!! Unë jam krejt i vetmuar, këtu te gjithë janë me Bayernin. Unë si gjithnjë me fitimtarin. Fitore!! Sb”. Më vonë, pas golit të parë të Bayern Munchen, Berisha do të përshëndeste tifozët bavarezë, duke pohuar,: “Miq, Bayerni me Mandzukic shënoi gol. Tani jemi te gjithë së bashku! Sb”. Ndërsa në përfundim të takimit, pasi Bayern shënoi golin e fitores në minutat e fundit me holandezin Roben, kryeministri do të theksonte në rrjetin social,: “Super ndeshje, super spektakël, super portier. Fitore e merituar e Bayern! Ne do fitojmë! Përpara!! Sb”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency