Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke. Zonat depërtuese ortodokse në “digën” katolike

0
149

Milan Shuflaj

Kisha-e-vjeter-e-Shen-Prokopit-300x218Shqipëria është një krahinë kufitare e veçantë në pikëpamjen kishtare, ashtu siç është e veçantë edhe në pikëpamjen etnike, politike dhe kulturore, përshkrimi i profilit të së cilës bëhet edhe më i veçantë. Ky profil qysh në fillim doli disi kundër me formimin e përgjithshëm të bazës klerikale të një ngritjeje të qëndrueshme politike. Më vonë Shqopërinë filloi ta mbulonte dalëngadalë koja e dyfishtë e bizantine e pushtetit perandorak dhe të atij patriakal, që në shumë pika në mënyrë të ngjashme kishte filluar të mbulonte edhe Italinë e Poshtme. Por kjo kojë filloi të shqyhej pjesërisht prej një force me armë dhe pjesërisht nga emanacione të llojeve të ndryshme të Kuries Romane.

Nën influencës primare të Perëndimit dhe nëpërmjet kontakeve me Romën u formua nga elementi roman një “digë” e gjallë mjaft katolike që shtrihej nga Kuarnero deri në Durrës.

Qelizat jashtezakonisht te gjalla te kesaj “dige”, te ndihmuara edhe nga nje konstelacion i favorshem qene ne gjendje te perpunonin materialin heterogjen kroat apo shqiptar qe gjendej ne brendesi te vendit, dhe qe ne shek. XIV dhe XV munden ta furnizonin te gjithe Dalmacine Jugore vete me klerike shqiptare. Kjo ishte nje “dige” qe nen rrethanat nga me te veshtirat u beri balle sulmeve ortodokse per shekuj te tere, dhe qe pesoi vetem nje carje serbe dhe nje permbytje greke ne Durres qe zgjati per shume kohe, por qe qe e fuqishme ne drejtimin Prizren-Kotorr.

Historia e ipeshkviave te mbjella krejt ngjeshur me njera-tjetren, ndikimi i ipeshkvinjve te dioqezave te vjetra te Shkodres (Skodra), Safdes, Ulqinit (Dulcigno), Drishtit (Drivasto), krijimi dhe talenti per te perballuar veshtiresite dhe roli ndermjetesues it Arqipeshkevise se Antibarit (Tivarit), e cila ishte me teper e ekspozuar, krijimi i Arqipeshkevise ekzotike te Krajes (Krajina), forcat e fshehta perendimore ne Durres qe munden te mbanin vazhdimisht nje arqidiakonat latin ne Oher ne afersi te mitropolitit grek atje, dhe qe ne shek. XIII cuan ne ekzistencen paralele te nje arqipeshkvi katolik dhe te nje kryepeshkopi ortodoks dhe krijimi i nje rripi ipeshkviash ne truallin  brendshem shqiptar duke filluar nga Baled (Balezo), neper Sape, Deje, Kunavi, Skampe-Cernik-Vrego deri ne Prizren dhe Oher, qe nepermjet ketij rripi ipeshkviash ne gjysmen e dyte te shek. XIV (pra ne “mbremjen perpara dites” qe do te sillte pushtimin turk) u arrit nje periudhe shkelqyese e katolicizmit, keto pra jane pikat fikse mbi te cilat ne do te perqendrojme veshtrimin tone kryesor, sepse ato pika kane dhene nje ndihmese te rendesishme ne historine mesjetare boterore.

Megjithate lufta njemije vjeçare midis Papatit dhe Bizantit nuk mori kurre forma teper te vrazhda ne truallin shqiptar. Perzierja e forte e popullsise ne qytete, dygjuhesia e durrsakeve,  zhdervjelltesia “prej magoku” e katolikeve romane qytetare qe ishin ne sherbimin e dinasteve ortodokse, politika boterore por antibizantine qe benin mbreterit serbe, me ne fund ndenja shume e forte dhe fisnore  e egoizmit te pameshirshem te fisnikeve shqiptare, pra ndjenje fisnore qe ishte shume me e madhe se ndjenja fetare, nuk e lane kurre zellin fetar ekzistues te pershkallezohej deri ne fanatizem.

Atij fanatizmi fetar qe ndoshta gjendet  tek shqiptari i sotem per shkak te mesimeve te vjetra kuranore dhe te propagandes  moderne katolike, nuk i gjendet asnje gjurme ne Mesjete. Perkundrazi, shpeshhere shqiptarit katolik i nevojitej nje injektim papnor i drejtperdrejte, me qellim qe te shkundej per tu zgjuar nga pafuqia, e cila madje nganjehere arrinte deri ne apati kundrejt Ortodoksizmit, rendesen e te cilit shqiptaret nuk e kuptuan kurre si duhet dhe kontradiksionet e te cilit ata nuk i ndjene kurre thellesisht.

Vetëm rreziku turk që prekte thellësisht jetën e fisnikut shqiptar i bëri shqiptarët të jenë përkohësisht një mur mbrojtës i ndërgjegjshëm i Katolicizmit përballë Islamit, dhe i bëri ata që për një kohë shumë të gjatë të harrojnë çdo kontradiktë që kishin me vëllezërit e tyre ortodoksë të armës. Vetë Skënderbeu kishte qenë për disa kohë muhamedan dhe pas vdekjes së tij shumë pjesëtarë të fisnikërisë u kthyen në Islam. Edhe në popull besimi i Muhamedit u përhap shumë shpejt dhe më lehtë se në Bullgari, Serbi apo në Greqi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency