Mungesa e tre anëtarëve të PS-së në KQZ Kryeministri: Rama të zgjidhë vetë situatën, gati të votojmë anëtarët

0
153

Ina Jano

berisha ne vlore me gazetaret

Berisha, Metës: Çdo gjë mund të jesh, vetëm opozitë jo

Video e Ramës në Vlorë, kreu i PD-së: Kujtimet e vegjëlisë, djallëzi

“Dua t’u them se për dy gjëra, pa qenë qind përqind i sigurt nuk shprehem kurrë, në përqindje dhe numra. Gjithë jetën mund të më pyesni sa do marrësh. Do fitoj.”

Integrimi në dorë të Metës dhe Ramës?Kryeministri: Njësoj si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë

 

Mungesa e tre anëtarëve të opozitës në KQZ ka qenë një nga çështjet që Kryeministri Berisha i ka dhënë përparësi, në këtë fushatë elektorale. Ashtu siç ka deklaruar edhe disa ditë më parë, lideri demokrat ka shprehur të gjithë gatishmërinë e tij dhe të mazhorancës që të mbledhë Parlamentin, për të votuar tre emrat që Rama duhet të propozojë për të plotësuar vakancën në këtë institucion. Ditën e djeshme zoti Berisha tha se për këtë situatë fajtori i vetëm është Rama dhe ai duhet që ta zgjidhë. “Ai është në autobus. Pavarësisht se ecën në rrugë është në autobus. I them t’i lërë sharjet, të lësh dëshpërimin; se është i dëshpëruar shumë. Pse hyrë në garë atëherë?! T’i e kishe në arkivin tënd humbjet më të mëdha. Bën pazar me Jani Janin, e terrorizoi, qytetarin nga minoriteti. Tani thotë të rikompozojmë KQZ, po kush i hoqi anëtarët e KQZ? Vetë i hoqe, vetë re në gropë, çohu dil ose mos dil”, – përfundoi numri një i qeverisë.

Ndërsa në një tjetër aktivitet, në bashkëbisedim me gazetarët në qytetin e Vlorës, kreu i qeverisë Berisha u shpreh entuziast dhe i bindur për fitoren e të djathtës në këto zgjedhje. Nga qyteti bregdetar, Kryeministri deklaroi se koalicioni mes PS-së dhe LSI-së është një i pamoralshëm, ndërsa në këtë drejtim tha se tashmë kreu i LSI-së, nuk mund të flasë njëlloj si të jetë në opozitë, pasi ka qenë 4 vite në qeveri. Në këtë prizëm, shefi i mazhorancës tha se të gjithë bëjnë gabime, por më i madhi që mund të bëjë një politikan është që të mos dëgjojë zërin e qytetarëve të vet. “Ne politikanët gabojmë si gjithë të tjerët, por gabimi më i madh i yni është në qoftë se ne nënvleftësojmë gjykimin  e tyre që na ndjekin. Kjo është e pafalshme. Çfarë platforme nisi zoti Rama? Të bashkohen të gjithë ata(që s’dua tua zë emrin) për të përmbysur Sali Berishën. Kosh anti vlerash do ta bësh ti zotëri opozitën? Opozita është pushteti moral i një kombi. Ai thirri të bashkohemi dhe ju e patë reagimin, një forcë politike që 4 vjet qeverisi, gdhihet një ditë prej ditësh dhe thotë unë jam opozitë. Unë nuk kam asgjë, po ku është morali. Ti çdo gjë mund të jesh, por vetëm opozitë nuk mund të jesh. Në këtë mes ti shkel çdo lloj rregulli elementar në politike. Por qytetari i thjeshte i di të gjitha këto. Përse politikani bëhet utilitarist dhe thotë ç’më duhet mua se çfarë vendos unë, qytetari nuk e pranon këtë gjë. Ti që deri dje ishe në opozitë, dy muaj zgjodhe ditën për të shkuar në opozitë”, – shtoi kreu i ekzekutivit.

Për Ramën

Duket se video e prezantimit të Ramës, si deputet në Vlorë nuk i ka lënë mbresa të mira, shefit të qeverisë, i cili ndër të tjera ka deklaruar se ato janë kujtime me djallëzi. “Vlonjatët nuk kanë nevojë për kujtimet e fëmijërisë së Ramës, por për turizëm, vende pune, integrim, të mëtejshëm, për një Vlorë në lartësinë e potencialeve të saj. Ata panë filmin kujtimet e vegjëlisë dhe ai i cunguar, pasi disa aspekte, pasi po hyrë në disa histori familjarëve, Vlora i di historitë e dajove të tij. Për të kuptuar Ramën duhet të lexoni Frojdin, sepse është botërisht i njohur problemi i kompleksit të tij. Çdo detaj i kandidatit kudo del. I lidhur patologjikisht me nënën. Djallzia qëndron se ndonjë parti po i nxjerr foton lakuriq plazheve. E bëri historinë e veshin, symbol të fushatës. Rama u ofroi një pjesë të jetës të pamohueshme. Nuk kam bërë kurrë analizë psikologjike për kundërshtarët. Por tani po, sepse ofendoi vlonjatet. Si qenkan të izoluar kur lëvizin lirshëm në Europë. Që për të shkuar në Sarandë shkojnë në një rrugë të bukur, për 15 min shkojnë në Fier. Izolimi del nga mëndja e sëmurë. Ky vjen e këtu e thotë votën kundër izolimit”, – deklaroi Berisha.

Rezultati

Gazetarët e Vlorës, shfrytëzuan rastin të pyesin Kryeministrin për rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa përgjigjja e zotit Berisha ishte kjo: ”Dua t’u them se për dy gjëra, pa qenë qind për qind i sigurt nuk shprehem kurrë, në përqindje dhe numra. Gjithë jetën mund të më pyesni sa do marrësh. Do fitoj”. Shefi i të djathtëve u shpreh i kënaqur për programin politik për zgjedhjet e 23 qershorit, por nuk mund të thotë se sa mandate mund të marrë në Vlorë. “Numrin e mandateve që merr një forcë e përcaktojnë qytetarët. Për këtë qytet që në shekuj ka qenë një kryeurë e kombit me perëndimin, them se asnjë gjë nuk është më jetike se integrimi në Europë. Pavarësisht për kë ka votuar Vlora, çdo vlonjat që u beson të vërtetave e di se PD është ajo që këto 20 vite ka firmosur cdo akt madhor të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Europë. Tu besosh këtyre ëndrrën e integrimit është njësoj si të shkosh në shkretëtirë dhe të kërkosh eskimezë, atje nuk ka. Ndaj i them qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e duhur”, – shtoi  Kryeministri.

 

 

Historia e dajos së Ramës

Dy burra që po punonin dhe papritmas u kalon një gjë e gjallë. Çfarë ishte? – i thotë daja, dajkos. Lepur – i thotë ai. Jo, – i përgjigjet daja tjetër, nuk ishte lepur, por mace. Ishte, nuk ishte, këta dy burra nuk folën më, njëri me tjetrin, 26 vjet. Kjo është historia e dajave të tij, të cilët edhe kur pas 26 vjetësh, vendosën të shkojnë në një dasmë, e filluan aty ku e kishin lënë, për të mos folur kurrë më, njëri me tjetrin.

 

 

Rruga

Përfundon rikonstruksioni i Fier-Levan, investim 119 milionë lekë

Kryeministri Berisha inauguroi në rikonstruksionin e segmentit rrugor Fier-Levan, me gjatësi 8.1 kilometra dhe vlerë 119 milion lekë, një segment i rëndësishëm, dikur tërësisht i dëmtuar, dhe tashmë i rikonstruktuar sipas të gjitha parametrave moderne e bashkëkohore, i cili sjell për banorët e zonave përreth, si dhe për mjetet e tonazhit të rëndë, një lehtësi të madhe në komunikimin dhe lëvizje. “Kjo rrugë, siç e shihni sot, është në parametrat më të mira të historisë së saj”, u shpreh Kryeministri për banorët e Levanit, duke shprehur kënaqësinë që ndodhej mes tyre, në këtë ditë të shënuar për ta. Me premtimin se 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e projekteve më madhore për mbarë vendin, kreu i qeverisë kërkoi që qytetarët vlonjatë ti besojnë sërish Partisë Demokratike, jo për ato që janë realizuar, por për çfarë do të bëhet në të ardhmen në interesin më të mirë të qytetareve vlonjatë dhe të mbarë qytetarëve të Shqipërisë. Ndërkohë që ai nuk la pa akuza edhe kryetarin e PS-së, duke u shprehur për të:”Dje kryetari i PS në shabllonin e mëparshëm ju paraqiti Vlorës dhe vlonjatëve kujtimet e vegjëlisë, ju paraqitmi veten fëmijë në plazh. Qëllimi pse e beri ishte djallëzor, ai nuk kishte qëllim tjetër veçse atë të shkuljes së veshit. Aleancën e 1 prillit e shndërroi në aleancën e shkuljes së veshit. Më thanë se edhe dje (të shtunë) ftoi një qytetar që ti shkulte veshin, por qytetari nuk e bëri këtë, sepse e kuptoi që ishte qëllim politik. Ndaj dhe ne nuk do të merremi me kujtimet  e vegjëlisë, por do të merremi me rrugë, me shkolla, me ujësjellësa, me kanalizime, me rritje rrogash, pensionesh. Ne do të merremi me modernizmin  e këtij vendi, zhvillimin e tij, shtrirjen e teknologjisë së lartë në çdo skaj të tij”. Banorët e Levanit i rezervuan kreut të qeverisë një pritje të ngrohtë dhe miqësore , duke e falënderuar për investimin  e rëndësishëm në zonën e tyre, si dhe duke shprehur besimin se në 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e mëkëmbjes më të madhe ekonomike për ta dhe për të gjithë shqiptarët.

 

Investimet në qarkun e Vlorës

Gjatë këtyre 8 viteve në qarkun e Vlorës, Sarandës e Delvinës  janë investuar mbi 850 milionë $. Në infrastrukturë janë ndërtuar mbi 630 km rrugë kombëtare dhe rurale me vlerë 310 milionë $. Përsa i përket turizmit, në këto vite është arritur të 10-fishohet numri i turistëve, pasi investimet dhe rrugët lidhëse me detin kanë synuar rritjen e produktit turistik. Kështu në fushën e turizmit kulturor janë restauruar 30 objekte  duke investuar 600 mijë $. Ndërsa numri i bizneseve është dyfishuar në 12540 nga 6500 në vitin 2005. Në bujqësi janë investuar  dhe subvencionuar 21 milionë $, nga të cilat kanë përfituar kanë përfituar 3500 fermerë. Janë subvencionuar 1300 ha me ullinj, agrume e dru frutorë sera si dhe kanë, 76 mijë krerë dele, 4400 lopë, 8900 koshere bletë dhe 1.2 Ha Kërmill. Gjithashtu janë ndërtuar 120 sisteme ujësjellësa e KUZ si dhe impiante të përpunimit biologjik, dhe po përfundon projekti ujë 24 orë; 56 qendra shëndetësore  e ambulance, janë rikonstruktuar 54 shkolla në të gjitha ciklet e arsimit. Në fushën e hidrokarbureve janë investuar 62  milionë $, nga të cilat 57 milionë euro Petrolifera dhe 5 milion vendburimi i Delvinës. Në sistemin e energjisë elektrike janë investuar 370 milionë $, ndërsa në pyje kullota dhe peshkim janë investuar 1 milionë $, kurse në Portet Vlorë e Sarandë janë investuar 10 milionë $.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency