Kujt ia ka hequr vizën Amerika?

0
155

Nga Nebil Çika

 

animaatjes-amerika-94568Është e pa besueshme frika që ka ngjallur tek opozita deklarata e Berishës se “në mandatin tjetër do të punojmë për të plotësuar kushtet e heqjes së vizave me SHBA” . Kaq është dashur që politika e majtë dhe media e saj të angazhohen në nje aksion për të zhvleftësuar deklaratën e Berishës, duke hapur kështu një debat që shkon së pari në dëm të vetë opozitës socialiste, raporti historik e aktual i së cilës me vizat dhe hapjen e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet problematik.

Opozita e paraqiti premtimin e Berishës si një vendim të tij dhe nxitoi të konstatonte se aktualisht një gjë e tille është e pa mundur. Sigurisht, me kushtet aktuale të Shqipërisë heja e vizave me SHBA është e pa mundur, përndryshe përse i duhej Berishës angazhimi për të punuar për të përmbushur kushtet për një gjë të tillë. Debati shkoi edhe me tej, politikanë kryesor të së majtës deklaruan që “Amerika i ka vënë vizën Berishës”. PS hapi kështu një tjetër temë djegëse për të, duke deklaruar gjëra që, edhe sikur të ishin të vërteta, as përfaqësuesit politikë e diplomatikë amerikanë nuk do të kishin patur guxim t’i kishin thënë në këtë formë.  Le t’i sqarojmë me radhë, argumentat pse debati për heqjen e vizave amerikane shkon politikisht dhe elektoralisht kundër opozitës ish-komuniste të Edi Ramës?

Nuk është hera e parë që opozita ish-komuniste reagon ndaj përpjekjeve euroatlantike të Shqipërisë, ku liberalizimi i vizave me BE përbën arritjen më të madhe. Sigurisht, heja e vizave me BE është një arritje madhore e Berishës dhe një kartë e fortë elektorale e tij. Të gjithë besoj se e kujtojnë faktin që njëjtin reagim si me vizat amerikane kanë manifestuar edhe për vizat evropiane drejtuesit e opozitës disa vite më parë. Por jo vetëm kaq. Procesi i heqjes së vizave, ose më mirë të themi i plotësimit të kushteve për heqjen e tyre, u tentua të pengohej me çdo mjet nga opozita e majtë gjë që nisi të ndodhë edhe me vizat amerikane, sapo dikush artikuloi mundësinë e heqjes së tyre. Edhe ambasada e SHBA-ve, e provokuar nga media, tha se Shqiperia nuk plotësonte kushtet, por jo që një inisitaivë e tillë si kjo e premtuar nga z. Berisha nuk është e realizueshme. Fobia ndaj lëvizjes së lirë është një atavizëm politik e gjenetik i të majtës ish-komuniste shqiptare. Që nga vendosja e izolimit në vitin 1945 nuk ka asnjë akt politik apo juridik të firmosuar nga ish-komunistët që lidhet me hapjen apo integrimin euroatlantik të Shqipërisë. Nga aderimi në KiE , asocim–stabilizimi, anëtarësimi në NATO e deri teka heqja e vizave me BE-në janë një sërë aktesh e marrëveshjesh të firmosura nga PD. PS-ja në këtë histori mbahet mend për izolimin politik 50 vjeçar, sidomos për vrasjen në kufi të shqiptareve që dëshironin të shkonin në Evrope e SHBA. Miinistri i fundit i Brendshëm komunist është sot një nga drejtuesit kryesorë të PS. Si përfaqësuese direkt e PPSH, që izoloi me tela me gjemba popullin shqiptar, opozita ish-komuniste e ka të vështirë ta pranojë, por edhe ta besojë idenë që shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në SHBA. Sigurisht, pas heqjes me BE i ndruhen faktit që shqiptarët e besojnë që Berisha mund ta bëjë një gjë te tille dhe nxitojnë ta anatemojnë, gjë qe tregon panikun nga një zhvillim i tillë. Sigurisht që SHBA i mirëpret ide e nisma që synojnë plotësimin e kushteve dhe standardeve që detyron heja e vizave me këtë vend, gjë që do ta rriste në radhë të parë nivelin e funksionimit të shtetit dhe shoqërisë sonë. Me pak fjale, pavarësisht përpjekjes për të tërhequr në këtë debat ambasadën e SHBA–ve në Tiranë, e vetmja kundërshtare reale e serioze e idesë për heqjen e vizave me SHBA-të deri tani duket opozita e majtë e Ramës dhe Metës.

 

Kujt ja ka hequr vizën Amerika ?!

 

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në reagimin e drejtuesve të opozitës, ndaj premtimit për heqjen e vizave amerikane nga z. Berisha ishte reagimi i D. Bushatit, i përsëritur edhe nga Meta apo drejtues të tjerë, se “Amerika i ka hequr vizë Berishës”. Në fakt opinioni publik shqiptar e di që eshtë krejt e kundërta. Në dijeninë time, por edhe të shumë shqiptarëve të tjerë, ka dy persona politikë që Amerika u ka hequr vizë zyrtarisht, që të dy pjesë parësore e ekipit elektoral i opozitës së z. Rama. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të PS dhe i pari në listat elektorale të qarkut të Fierit, është politikani i vetëm i deklaruar nongrata nga qeveria e SHBA-ve . E thënë ndryshe ai nuk merr dot vizë për në SHBA; ai ka nje raport diplomatik me këtë shtet të ngjashëm me zyrtarët e Kubës apo Koresë së Veriut. Edhe sikur Berisha të mund t’i heq vizat me SHBA në mandatin tjetër, z. Ruci sërish nuk përfiton. Personi tjetër politik që Amerika i ka “hequr vizë” është Koço Kokdhima. Ju kujtohet në vitin 2011 një deklaratë e ambasadorit aktual amerikan në Shqipëri Arvizu që ngriu marrëdhëniet me gazetën Shekulli, botues i të cilës është Koço Kokëdhima. Kisha dëgjuar që Amerika të ngrinte marrëdhëniet me një shtet tjetër, por me një gazetë ishte hera e parë që dëgjoja e ndoshta përbën rast unik në historinë e diplomacisë. Nuk e di tani raportin e Arvizusë me Koçon, por ngrirja e 2011 mund të konsiderohet pa dyshim një heje vize serioze. Pra, siç shihet, dy personat që SHBA u ka hequr vizat janë politikane kryesorë të opozitës dhe njerëz të afërt të Edi Ramës. Kjo pozitë e numrit dy të PS, Ruçit, dhe politikanit tjetër VIP të saj, Kokdhima, në raportet me SHBA mund shihet edhe si arsye përse Rama e kundërshton madje tallet me idenë e hejes së vizave me SHBA. Por shqiptarët e tjerë, që nuk kanë probleme të tilla me SHBA dhe e duan heqjen e vizave me të, i bën të besoje tek nisma e Berishes dhe ta ndihmojnë me votë për ta realizuar atë. Pikërisht ky raport i shqiptarëve me Berishën dhe hapjes së mëtejshme euroatlantike të vendit i tremben të majtët e z. Rama që reaguam pothuaj të llahtarisur nga premtimi i z. Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency